PËRZGJEDHJA
   Neni 9.
   9.1. Krijuesit dhe poseduesit e lëndës publike regjistrore rregullisht, pas kalimit të afatit të caktuar të
   llojit të lëndës, duhet të përzgjedhin nga ajo lëndën arkivore, sipas listës me afate të ruajtjes, në bazë
   të komisionit dhe me lejen e arkivit kompetent.
   9.2. Procedura e përzgjedhjes të lëndës arkivore, si dhe dispozitat për masat, mënyrën e vleresimit,
   të përpilimit të regjistrit me afate të ruajtjes, zbatimin e rregullt të përzgjedhjes, përcaktohen me
   rregullore të cilën e miraton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me propozimin e Drejtorisë së
   Arkivave të Kosovës.
   9.3. Krijuesit dhe poseduesit janë të obliguar, që pas përzgjedhjes të asgjësojnë materialin e
   pavlefshëm regjistror të cilit i ka kaluar afati i ruajtjes. Gjatë asgjësimit duhet të merren masat
   përkatëse të mbrojtjes së sekretit të shënimeve, të cilat do të mund të cënonin interesat publike ose të
   qytetarëve.
   9.4. Materiali regjistror i mikrofilmuar, i digjitalizuar ose në ndonjë formë tjetër i reprodukuar, nuk
   mund të asgjësohet përderisa nga ai nuk përzgjedhet lënda arkivore.
 
 

< 124
faqe
- 125 -

126 >