DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
   Neni 1.
   1.1 Me Ligjin për lëndën arkivore dhe për arkivat (në vijim: Ligji) përcaktohet dhe rregullohet:
   1.1.1. Statusi juridik i arkivave (në vijim: arkivat);
   1.1.2. Llojet e arkivave ;
   1.1.3. Veprimtaria e arkivave;
   1.1.4. Themelimi, organizimi, financimi dhe funksionimi i arkivave;
   1.1.5. Lënda arkivore dhe materiali regjistror;
   1.1.6. Krijimi, ruajtja, mbrojtja dhe shfrytëzimi i lëndës arkivore;
   1.1.7. Perzgjedhja e lëndës arkivore
   1.1.8. Dorëzimi dhe pranimi i lëndës arkivore;
   1.1.9. Rrjeti arkivor dhe shërbimi arkivor;
   1.1.10. Qeverisja me arkivin;
   1.1.11. Mbikëqyrja e arkivit;
   1.1.12. Kuadri profesional, teknik dhe ndihmës i arkivave;
   1.1.13. Çështje të tjera arkivore të përcaktuara me Ligj si dhe me akte
   juridike të përgjithshme të mbështetura në të.
   Neni 2.
   2.1. Arkivi publik është person juridik.
   2.2. Arkivat janë institucione të cilat evidencojnë, pranojnë, ruajnë, konservojnë rregullojnë,
   përpunojnë dhe mund të publikojnë lëndën arkivore dhe mundësojnë shfrytëzimin e saj për
   hulumtime shkencore dhe punë profesionale si dhe për nevoja të tjera të cilat janë në interes për
   organet, organizatat, institucionet, personat civil-juridik dhe qytetarët.
   2.3. Arkivi ushtron veprimtari publike me rëndësi të veçantë.
   2.4. Arkivi ushtron veprimtarinë e vet në pajtim me ligjin dhe aktet tjera të mbështetura në të, si dhe
   standardet arkivore ndërkombëtare.
   2.5. Shërbimi arkivor i Kosovës është unik, integral, i pandashëm dhe ushtrohet në bazë të
   standardeve ndërkombëtare dhe zbatohet në tërë Kosovën.
 
 

< 121
faqe
- 122 -

123 >