Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/12
. Kapitulli 3 Bazat e përgjithëshme për kufizimin e Aktiviteteve të Tregëtisë me Jashtë . Neni 9 Implementimi i marrëveshjeve ndërkombëtare . 9.1 Nëse Kosova është e obliguar të implementojë dispozitën e ndonjë marrëveshje ndërkombëtare e cila qartë kërkon vendosjen e një mase restriktive e cila përndryshe do të ishte në kundërshtim me nenin 3, Qeveria mund të lëshojë, sipas autorizimit të këtij neni, një akt normativ i cili do të vendosë një masë të tillë. . 9.2 Çdo masë kufizuese e vendosur kështu, duhet që plotësisht të jetë në përputhje me kërkesat e nenit 4 dhe, deri në atë masën sa është në përputhje me përmbushjen e obligimit përkatës, do t’i nënshtrohet çfarëdo dispozite tjetër të zbatueshme të këtij ligji. . . - / - . . KAPITULLI 4 MALLRAT E IMPORTUARA . Pjesa 1 Rregullat themelore mbi mallrat e importuara . Neni 10 Trajtimi vendor i mallrave të importuara . Përveç nëse në mënyrë të veçantë parashihet ndryshe me këtë ligj apo me një akt normativ të autorizuar nga ky ligj, Kosova do tu jep mallrave që janë importuar tretmanin i cili nuk është më pak i favorshëm se tretmani i dhënë prodhimeve vendore të ngjashme; duke përfshirë, por pa u kufizuar në, tretmanin në lidhje me shkallën dhe shfrytëzimin e të gjitha taksave dhe tarifave tjera të brendëshme, dhe tretmanit që ndikon në shitjen, blerjen, transportimin, përpunimin, shpërndarjen apo shfrytëzimin e mallrave. . Neni 11 Tretmani i kombit më të favorizuar . 11.1.Nëse është në fuqi një marveshje ndërkombëtare e dyanshme apo e shumanshme që ligji ndërkombëtar kërkon nga Kosova ta respektoj dhe marrëveshja e tillë e obligon që Kosovës ti ipet tretmani i kombit më të favorizuar për importimin e mallrave që kanë origjinë mga rajoni apo rajonet e jashtme, atëherë përveç kur në mënyrë të vacant parashihet ndryshe me këtë ligj ose aktin normativ të nxjerrë në bazë të këtij ligji, Kosovës do ti ipet tretmani i kombit më të të favorizuar për importimin e mallrave të tilla. . 11.2 Kur importimi mallit lejohet në bazë të tretmanit të kombit më të favorizuar sipas nenit 11.1, Kosova do ti jep importit të mallit të tillë tretmanin i cili është i barabartë me tretmanin më të favorizuar të cilin Kosova ja jep çdo lloji të ngjashëm të mallit me origjinë nga çdo rajon i jashtëm. Për më tepër çdo përparësi, privilegj ose imunitet i dhënë nga Kosova, çdo malli që është imortuar, do ti jepet drejtëpërdrejtë dhe në kushte të njejta çdo malli të ngjashëm që ka të drejtë në tretmanin e kombit më të favorizuar sipas nenit 11. . 11.3.Gjatë caktimit të shkallës së veçantë të tretmanit të kombit më të favorizuar, të kërkuar sipas nenit 11.1 dhe 11.2, nuk do të merret parasysh asnjë favorizim i dhënë ndaj importimit të mallrave prej rajoneve të caktuara të jashtme nëse tretmani i favorizuar, i privilegjuar ose tjetër më i favorshëm kërkohet me ndonjë dispozitë obliguese të një marrëveshje të shumanshme apo dyanshme të zonës së lirë doganore ose unionit doganor, ose me një marrëveshje të shumanshme ose të dyanshme të përkohshme që ka për qëllim mbështetjen dhe formimin e zonës së lirë tregëtare ose unionit doganor, të cilin ligji ndërkombëtar kërkon që Kosova ta respektoj. . 11.4 Asgjë në nenin 11.1 apo 11.2 nuk do të interpretohet si ndalim ose dhënie e tretmanit të kombit më të favorizuar për importin e mallrave që kanë origjinë nga rajonet e jashtme të cilat nuk përfshihen në ndonjë marrëveshje të shumanshme apo të dyanshme.
< 11 |
faqe - 12 - |
13 > |