Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/118
KREU XI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE E TË FUNDIT Neni 42 42.1.Ministria e Kulturës do të nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 42.2 Bibliotekat do të harmonizojnë organizimin dhe veprimtarinë brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 42.3.Bibliotekat e tanishme rajonale riorganizohen si biblioteka ndërkomunale në afat prej gjashtë muajsh. 42.4. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë së vepruari ligjet e mëparshme mbi veprimtarinë bibliotekare. Neni 43 43.1. Ky ligj shpallet në tekstin identik në gjuhën shqipe, serbishte dhe anglishte. 43.2. Ne rast të mospërputhjes, si tekst burimor për nevojat e interpretimit, do të konsiderohet teksti në gjuhën angleze. Neni 44 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi, me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji nr.2003 / 6 04 Prill 2003 Kryetari i Kuvendit të Kosovës , ____________________ Akademik Nexhat Daci
< 117 |
faqe - 118 - |
119 > |