Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/116
KREU IX DISPOZITA TJERA Neni 39 39.1. Çdo person ose subjekt që boton publikacione në Kosovë që i dedikohen shfrytëzimit publik, detyrohet që pesë kopje të çdo botimi t’ia dërgojë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në afat prej 30 ditësh nga dita e botimit; e nëse botuesi nuk është i identifikuar ose është i identifikuar rrejshëm (i panjohur), përkatësisht nuk ka vendqëndrim ose seli në Kosovë, këtë detyrim do ta kryejë shtypshkronja, përkatësisht subjekti që ka bërë riprodhimin. 39.2. Si botim konsiderohen librat si dhe librat me disk gramafoni, me kasete audiovizuale, me harte gjeografike e shtojca të ngjashme (botimet multimediale), broshurat, separatet, revistat, gazetat, riprodhimet artistike, veprat muzikore të shkruara në partitura, hartat gjeografike, atllaset, globuset e të gjitha llojeve, planet urbanistike, pllakatat, katalogjet, programet, kartolinat dhe fotografitë e shtypura, diapozitivat etj. si dhe pjesët e tyre përbërese a shoqëruese të riprodhuara në mënyrë grafike, disqet e gramafonit dhe kompakt disqet, kasetat audio dhe vizuale të regjistruara, disketat kompjuterike të regjistruara dhe veprat tjera që riprodhohen me shtypshkrim ose në një mënyrë tjetër të ngjashme. Neni 40 40.1. Çdo person në Kosovë që posedon material bibliotekar me rëndësi të veçantë për kulturën duhet: 40.1.1. ta informojë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës për evidentimin e materialit; 40.1.2. t’i mundësojë Bibliotekës Kombëtare të Kosoves hulumtime të mëtejshme shkencore dhe, kur është e nevojshme edhe konservimin ose restaurimin e tij sipas marrëveshjes me poseduesin; 40.1.3. t’i ofrojë paraprakisht Bibliotekës Kombëtare të Kosovës blerjen e materialit të tillë, nëse ka për synim tjetërsimin e tij ; 40.2.Personi që posedon material të tillë ka të drejtë të kërkojë nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës shërbim falas për restaurimin ose konservimin e tij.
< 115 |
faqe - 116 - |
117 > |