Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/106
UNITED NATIONS UNMIK NATIONS UNIES United Nations Interim Mission d’Administration Administration Mission in Intérimaire des Nations Unies Kosovo au Kosovo UNMIK/RREG/2003/9 15 prill 2003 ____________________________________________________________________________________________________ RREGULLORE NR. 2003/19 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI BIBLIOTEKAT Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Në përputhje me nenet 8.1. (c), 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9), Duke marrë parasysh njoftimet zyrtare të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 11 prill 2003 lidhur me Ligjin mbi bibliotekat i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 4 prill 2003, Me anë të të kësaj shpall Ligjin mbi bibliotekat që i është bashkëngjitur kësaj Rregulloreje (Ligji nr. 2003/6), i cili hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij. a) Termi “kombëtare” kudo që paraqitet në Ligj fshihet dhe të gjitha emërtimet që përmbajnë këtë term formulohen duke përdorur termin “Kosova” dhe b) Tekstet e gjuhës shqipe dhe serbe duhet të jenë njësoj autentike, ndërsa neni 43.2 fshihet. Këto ndryshime duhet të pasqyrohen në tekstin përfundimtar të ligjit. Nënshkruar sot, më 23 qershor 2003. Michael Steiner, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm
< 105 |
faqe - 106 - |
107 > |