E mira dhe e keqja/7
Bota e kryen detyrën e vet, e nënshtruar | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Të gjitha këto (çka përmendëm më sipër) nuk janë duke ndodhur. Por çdo gjë, çdo veprim i është nënshtruar All-llahut të Lartëmadhëruar. Të gjitha këto, e kryejnë detyrën e tyre, pa e ndier dhe pa kuptuar. Ato e kryejnë detyrën e tyre plotësisht, duke qenë se nuk e kanë lirinë e zgjedhjes. Por, shfrenimi dhe e keqja, në tokë, erdhi prej atij që e ka lirinë e zgjedhjes, pra, prej njeriut. Fatkeqësisht, ndërhyrja njerëzore, zakonisht po paraqitet në shfrenim, e jo në përmirësim!
Nëse i referohemi fillimit të jetës, shohim se All-llahu i Lartësuar e drejtoi perceptimin tonë drejt programit të jetës të kësaj gjithësie. Ky program, u shfaq që prej momentit të ardhjes së Ademit në planetin Tokë. Nga ai, u kërkua që t’ua përcjellë pasardhësve të tij këtë program, duke ju thënë se ai, i cili do t’i përmbahet këtij drejtimi, do të jetë i lumtur dhe do të jetë i mbrojtur nga vështirësitë. Kështu, All-llahu xh.sh., në Kur’anin Kerim, thotë:
Pra, siç e shohim, që prej fillimit të paraqitjes së njeriut në tokë, ne jemi të informuar nga All-llahu i Lartësuar, se mjerimet dhe të këqiat do të vijnë nëse largohemi nga programi i All-llahut xh.sh.. Pra, nëse ky program do të praktikohej ashtu siç kërkohej, e keqja nuk do të jetë prezent në univers. Pra, po e shohim se All-llahu xh.sh. na ka treguar rrugën e vërtetë, që prej fillimit të jetës sonë. Ademi a.s. kur zbriti në tokë, kishte me vete programin, të cilin ua përcolli fëmijëve të tij, me qëllim që edhe ata t’ua përcillnin pasardhësve të tyre. Këtu, tani, kemi të bëjmë edhe me vullnetin e njeriut, i cili mbolli farën e së keqes në tokë. Kjo (e keqe) filloi me fëmijët e Ademit. Kur’ani na tregon konfliktin midis Habilit dhe Kabilit. Ishte krimi (vrasja) i parë, që ndodhi në planet, midis bijve të Ademit. Sikur Kabili t’a dëgjonte dhe t’a kuptonte thënien e All-llahut të Lartëmadhëruar:
nuk do të ndodhte kjo e keqe. Por ajo që ndodhi, ishte se njëri prej tyre, në këtë rast Kabili, e theu programin e All-llahut, dhe e vrau një njeri, ndërkohë që All-llahu e kishte ndaluar vrasjen e njerëzve, përveçse me të drejtë (ata që e meritojnë vdekjen, sipas Ligjit Islam). Tregimi është si vijon më poshtë: All-llahu i Lartësuar kishte caktuar që Hava të lindte, në çdo shtatzënësi, nga një djalë dhe nga një femër. Mbase, me qëllim të shtimit të qenies njerëzore, në planetin tokë. Ishte caktuar, gjithashtu, që mashkulli i lindur i shtatzënësisë së parë, do të martohej me femrën e lindur në shtatzënësinë e dytë. Ndërsa, mashkulli i shtatzënësisë së dytë, do të martohej me femrën e shtatzënësisë së parë. Kabilit nuk i pëlqeu ky përcaktim, dhe protestoi. Motra e tij, që kishte lindur me të, ishte shumë më e bukur se motra, e cila kishte lindur me Habilin. Për këtë arsye, u mundua që t’a ndryshojë këtë përcaktim. Ai propozoi që të martohej me motrën e tij, me të cilën kishte lindur. Ata iu drejtuan babait të tyre, Ademit a.s. Nga ai kërkuan, që ai të gjykojë drejtë. Ademi për t’a stabilizuar situatën, iu drejtuar All-llahut: Kur’ani Kerim, na transmeton se si ka ndodhur ngjarja:
Ky tregim, na përkujton se All-llahu xh.sh,. kur e ka zbritur Ademin në planetin tokë, ia ka dhënë atij edhe programin. All-llahu, pra, nuk e ka lënë njeriun pa udhëzues, për asnjë moment, që prej fillimit të jetës së tij. E ka udhëzuar, dhe i ka treguar se cila është rruga e jetës së lumtur, pra cila rrugë e afron atë tek Ai, dhe cila e largon nga Ai. Kemi disa njerëz që thonë se Ademi ka zbritur në tokë pa program, dhe se ai dhe pasardhësit e tij janë lënë pa udhëzues, derisa nuk erdhi Idrisi a.s., e më pas edhe Nuhu a.s. Këta individë, mbështeten në tregimet e pejgamberëve, duke filluar prej Nuhut a.s. Këta mendojnë se para tij (Nuhut) nuk kishte pejgamber. Atyre ju themi se, kjo nuk është e saktë. Unë mendoj se këtyre do t’iu mjaftonte argumenti i All-llahut dhe drejtësia e Tij, i Cili, në Kur’anin Kerim, thotë:
Pra, ishte e domosdoshme, që njeriu të informohej mbi programin e All-llahut. Për të pasur drejtësi, njeriu duhej të informohej, përndryshe nuk do të kishte kuptim shpërblimi, apo ndëshkimi për mëkatarët. Sikur, të mos të kishin program, si do të gjykoheshin Kabili dhe Habili tek All-llahu i Lartëmadhëruar? Ata kishin informacionin dhe diturinë e duhur bindëse, se All-llahu xh.sh., detyrimisht ekziston. Sikur të mos ishte informuar Ademi dhe bijtë e tij, për programin e All-llahut, ne nuk do të dinim asgjë për të. | ||||
|