Pasuria dhe shoqëria janë begati apo sprovë?


Faqe 15
faqe
- 16 -

Faqe 17
Njerëzit besojnë se e mira qëndron tek pasuria, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ndodh që pasuria të bëhet sprovë për ty, në vend që ajo të ishte mirësi për ty. Ndërsa, ti mendon në vetvete, se je në rregull me Zotin tënd (pra se gëzon kënaqësinë e Tij), për shkak të pasurisë, shoqërisë ose pushtetit që ke. Por gabohesh, sepse mund të ndodhë që të gjitha këto që ti i posedon, nuk konsiderohen si të pëlqyera tek i Lartëmadhëruari.

All-llahu xh.sh.e ka përshkruar mjaft saktë, këtë ndjenjë njerëzore, në Librin e Tij të madhëruar. Ai na ka dhënë shembuj të shumtë, se pasuria mund të bëhet shkak i mosbesimit, i diktaturës dhe i ngasjes për mëkate nga ana e njerëzve. Shembuj të tillë ka shumë, por ne do të përkujtojmë vetëm disa prej tyre.

Lexoni thënien e All-llahut xh.sh., kur thotë:

" الم تر الي الذين حاج ابراهيم في ربه أن ءاتاه الله الملك اذ قال ابراهيم ربي الذي يحي و يميت قال أنا أحي و أميت قال ابراهيم فان الله يأتي بالشمس من المشرق فأتي بها من المغرب فبهت الذي كفر و الله لا يهدي القوم الظالمين"
“A nuk i pe, ata, që u fjalosën me Ibrahimin për Zotin e tij? Atij, që All-llahu i kishte dhënë pushtet[1]? Atëherë, kur Ibrahimi i tha: “Zoti im është Ai, i Cili jep jetë dhe merr jetë (ngjall dhe vdes)”, ai iu përgjegj (me arrogancë): “(edhe) unë ngjall dhe vdes! (jap dhe marr jetë)”. Ibrahimi i tha: Vërtet, All-llahu ka bërë që dielli të dalë në lindje, bëje ti që ai (dielli të lindë) nga perëndimi! Ai, mosbesimtari u shtang! All-llahu, pra, nuk udhëzon (në rrugë të drejtë) popullin mizor.” [2]

Ne nuk na intereson se kush ishte ai person konkretisht, sepse Kur’ani nuk meret me personalitetin dhe historikun e tij, por Ai na tregon cilësitë e imanit të tij. Tregimet e Kur’ani Kerimit janë të vlefshme për secilën gjeneratë, sepse ngjarjet përsëriten nëpër gjenerata. Ato shtegtojnë nga një vend, në një vend tjetër. Tregimet e Kur’anit janë të përgjithësuara, ato nuk merren me vetë ngjarjen, për të nxjerrë heronj prej tyre. Në Kur’an, është bërë përjashtim vetëm në rastin e tregimit të Merjemes, bijës së Imranit, nënës së Isaut (All-llahu qoftë i kënaqur me ta). Ky është tregimi i vetëm, që është veçuar nga All-llahu në Kur’an, sepse kjo ngjarje nuk do të përsëritet më kurrën e kurrës.

Ibrahimi a.s. i shkoi këtij njeriu për t’a udhëzuar, dhe i ofroi atij programin e All-llahut xh.sh., por ai iu kundërvu argumentave të tij. Këtij personi, All-llahu xh.sh., i kishte dhënë mbretëri. Duke qenë se ishte mbret, ai kishte elitën e tij, pushtet të madh dhe pasuri të tepërta. Ai duhej të ishte falenderues ndaj All-llahut xh.sh., për gjitha ato mirësi dhe begati që Ai i kishte dhënë, dhe duhej t’a pranonte se të gjitha ato, ishin dhuratë prej All-llahut, por përkundrazi, ai u paraqit arrogant, mosmirënjohës dhe, qysh në fillim, filloi të polemizojë me Ibrahimin a.s. Kuptohet se agrumentet e tij ishin argumente të një pabesimtari. Mbretëria e tij kishte orientim laik, pasi dukej qartë se u mungonte orientimi i bazave të imanit. Si duket kjo (mbretëri), e kishte shtyrë atë t’a mohonte All-llahun, (larg nesh qoftë ky mosbesim). Ai nuk e njihte, ose më mirë nuk e pranonte, ekzistencën e All-llahut të Lartëmadhëruar.

Kur, Ibrahimi a.s., ia përkujtoi atij se All-llahu xh.sh. është i Vetmi, i Cili jep jetë dhe merr jetë, ai nuk u dakordua me të. Ai shfaqi arrogancën e vet, menjëherë për ato që dëgjoi. Mendjemadhësia e tij nuk e lejoi të “mposhtej” dhe tha: “(edhe) Unë jap dhe marr jetë.” Si është e mundur që njeriu të marrë dhe të japë jetë? Mbreti pabesimtar tha: ma sillni këtë njeri para meje, duke bërë me gisht, për njërin prej tyre që ishte prezent tek mbreti, midis njerëzve që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Pastaj tha: vriteni. Në momentin kur ata filluan ekzekutimin tha: ndaluni, ia kam falur. Me këtë shembull, ai deshi t’i tregojë Ibrahimit a.s., se ai jep dhe merr jetë. Ai mendonte se urdhëri tij për vrasje do të ekzekutohej dhe kështu ai person do të konsiderohej i vdekur. Kur, pas këtij urdhëri, ai ia fali jetën, ai deshi t’u linte të tjerëve përshtypjen të mendojnë se ishte ai, që i dha jetë.

Historia na tregon se këtij mbreti, prej atij momenti, nuk i është shtuar as begatia, as pasuria, as imani e as falenderimi për All-llahun, por përkundrazi, ai u bë edhe më arrogant, dhe edhe shumë pabesimtar.

Atëherë, Ibrahimi a.s., e sfidoi atë me një gjë, që ishte mbi mundësitë e qenies njerëzore. Ai mori diellin si shembull dhe i tha atij: Zoti im bën që dielli të dalë nga lindja, bëje ti atë të dalë nga perëndimi. Kur i dëgjoi këto fjalë, ai mori goditje të rëndë dhe u shtang. Nuk kishte se si t’i përgjigjej, sepse nuk e priste që një djalosh, do t’a sfidonte atë, me krijesat e universit të All-llahut.

Me këtë shembull, i Lartësuari, i përkujton secilit njeri, se pasuria, pushteti etj, nuk duhet të bëhen kurrë shkak i mosnjohjes dhe shkak që ata të paraqiten arrogantë dhe dhunues në popull. Këta, që kanë arritur pasuri, të mos harrojnë mirësitë e All-llahut xh.sh., të mos harrojnë se pasuria e tyre është prej riskut të All-llahut, dhe nuk u ngelet pas vetes asgjë. Le të mos shprehin arrogancë në të tilla raste, dhe le të mos e teprojnë me sjelljet e tyre, e të shndërrohen në diktatorë që i tejkalojnë të gjitha kufijtë. Nëse arrijnë në këtë gjendje, le t’a dinë se e tërë kjo, është si rezultat i punëve të padrejta. Për këtë arsye, i Lartëmadhëruari, thotë:

" كلا ان الأنسان ليطغي ان رءاه استغني"
“Jo! Njeriu, vërtet, kërkon t’i kalojë të gjitha kufijtë, kur ai e ndien veten të pavarur.” [3]

Pasuria ndikon që njeriu, shpeshherë, t’i kalojë kufijtë njerëzorë, sepse atij i duket se pasuria është mbi të gjitha, dhe mund të bëjë çfarë të dojë me forcën e saj. E pse jo, kur ai posedon mbretëri të madhe, pasuri të shumta dhe kështu ka mundësi t’a “realizojë atë, që ai dëshiron”. Atij, shpeshherë, i duket se është ngritur shumë lart, aq saqë mendon se ka më shumë pasuri, se edhe vetë Zoti. Prandaj, mendon se nuk duhet të kërkojë ndihmë prej Tij, e as nuk duhet të marrë pëlqimin e Tij, prandaj sillet me arrogancë dhe terrorizon masën.

Ndoshta, tregimi i Karunit, e qartëson edhe më shumë këtë lloj karakteri. Karuni ishte sprovuar nga All-llahu xh.sh. (me dhënien e begative të mëdha nga ana e Tij). Atij i ishte dhënë mundësia të grumbullonte pasuri aq shumë, saqë askush në botë nuk ka pasur më shumë se ai. Por shtrohet pyetja, vallë a ia shtoi lutjet dhe besimin atij, kjo pasuri!? Apo e bëri atë të bëhet akoma më mosmirënjohës, me egoizmin e tij, pasi ai meritën për arritjen e pasurisë ia atribuoi vetes së vet. Ai thoshte se, këtë pasuri, e kish fituar në sajë të shkathtësisë së vet, dhe me forcat e tij vetjake. Ai nuk pranoi se, e gjithë kjo, ishte prej mirësive të All-llahut!

Kur’ani Kerim, na e tregon kështu tregimin e Karunit:

" ان قارون كان من قوم موسي فبغي عليهم وءاتيناه من الكنوز ما ان مفاتيحه لتنوأ بالعصبة أولي القوة اذ قال له قومه لا تفرح ان الله لا يحب الفرحين "
“Karuni[4] ishte prej popullit të Musait, ishte oguri i zi për ta (çifutët), ndërsa Ne i kishim dhënë aq shumë thesare, saqë disa të fuqishëm (individë) me shumë mundime arrinin t’ia bartnin çelësat (e depove) të tij; (megjithatë) populli i tij i thoshte: Mos u kreno, sepse All-llahu nuk i do ata që krenohen.” [5]

All-llahu xh.sh. i kishte dhënë Karunit thesare dhe pasuri të shumta. Askujt prej robërve të Tij, më parë, nuk i kishte dhënë sa i kishte dhënë këtij personi. Por, fatkeqësisht, kjo pasuri nuk i ndihmoi atij të jetë rob falenderues ndaj Zotit, por përkundrazi, ai merrej me përgojime, përbuzje dhe sillte ngatërresa mes njerëzve në tokë. Kur atij ia përkujtuan programin dhe begatitë e All-llahut xh.sh., ai u përgjigj:

" قال انما أوتيته علي علم عندي "
“Ai (Karuni) thoshte: por këto (thesare) që unë i posedoj, janë (rezultat) vetëm i dijes sime.” [6]

Karuni ia atribuoi meritat vetvetes për pasjen e kësaj pasurie, pra sipas tij, ajo ishte rezultat i aftësive të tij. Kështu mendonte ai. Ai harroi mirësitë e All-llahut dhe mendoi se tani, ai është më i pasur, madje, se edhe vetë Zoti. Por si e dënoi i Lartëmadhëruari, meqënëse ai e kishte tepruar në mosmirënjohjen e mirësisë së All-llahut xh.sh.?

Le t’a shohim Kur’anin, se si e dënoi Zoti atë:

" فخسفنا به وبداره الأرض فما كان له من فئة ينصرونه من دون الله وما كان من المنتصرين"
“Dhe Ne bëmë, t’a përpinte toka me gjithçka kishte, në pallatin e tij. (Kështu) Askush prej ithtarëve të tij nuk arriti t’a ndihmojë, pa (urdhërin e) All-llahun, e ai, as që ka mundur të mbrohet (prej dënimit të All-llahut).” [7]

Në të shumtën e rasteve, pasuria është sprovë për poseduesin e saj. Sepse në momentet kritike të imanit, ai mendon se është më i pasur dhe më i fuqishëm se vetë All-llahu xh.sh. dhe nuk mendon shumë për ato që flet, aq sa kalon deri në mohim. Ai ia atribuon të mirat vetvetes. Por, ai dikur do të vdesë dhe do t’a lërë të tërë pasurinë e vet. Kështu, ai do t’i paraqitet All-llahut, i vetëm, pa pasuri, pa forcë dhe pa pushtet, dhe Ai do t’a dënojë me dënimin më të rëndë.

Pasuria, në këtë rast pasuria, konsiderohet begati apo sprovë?

Kur njeriut i mungon ndonjëherë risku, ai mendon se duhet të jetë më afër All-llahut (me lutje dhe vepra të mira). Por, kur atë (njeriun), e sprovon me pasuri, ai e shkatërron jetën e vet dhe të familjes së vet, sespe mund të ndodhë që, as ai vetë, të mos t’a gëzoje atë pasuri, pasi mund t’ia humbin fëmijët në drogë, në bixhoz (kumar), etj.

All-llahu mund t’a sprovojë njeriun me ndonjë sëmundje, që nuk i gjendet shërimi. Ai detyrohet të shpenzojë qindra mijëra dollarë për t’u shëruar, por pa sukses. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë aso dhimbjesh, sa që të vuajë tërë jetën prej tyre. Ndodh që t’i ndalohet ngrënia e ushqimeve të caktuara. Edhe pse ai ka para vetes çdo gjë, atij i është ndaluar ushqimi dhe pija, edhe pse ia ka ënda shumë për t’i ngrënë ato. Shikon mishin dhe nuk mund t’a kafshojë, edhe pse dikur i shijonte mishi shumë. Nëse, nga nefsi, do t’a hante ndonjë copë, kjo do t’i shkaktonte dhembje të padurueshme. A mos vallë, është e mirë kjo?

Kur’ani Kerim na jep këta shembuj dhe shumë shembuj të tjerë, shumicën e të cilëve do t’i shpjegojmë hollësisht, derisa të bindemi se pasuria nuk është e mira absolute e kësaj bote, siç paramendojnë disa njerëz. Kemi njerëz, të cilët e mallkojë ditën që filluan të pasurohen, pasi ajo (pasuria) iu është bërë shkaktare e shkatërrimit të jetës dhe e qetësisë që kanë pasur. Ata jo vetëm që i sollën probleme, vuajtje e mërzi vetes, por edhe fëmijëve të tyre.

Nëse nuk keni qenë mirënjohës ndaj All-llahut xh.sh., për pasurinë që ua dhuroi, ajo s’do të jetë veçse dënim në këtë botë. Të jeni të sigurtë se All-llahu nuk shikon (vlerëson) pasurinë, por iu kap dhe iu shpie në xhehennem (për shkak të veprave tuaja të këqija), – kërkojmë mbrojtje nga All-llahu që të na ruajë prej atij vendi.

  1. Fjala është për Nemrudin, mbretin e popullit të Ibrahimit (shën. i përkth.)
  2. Kur’an, 2 / 258
  3. Kur’an, 96 / 6-7
  4. Karuni, pasi arriti të grumbullojë pasuri shumë të madhe, Faraoni e bëri ministër të financave.
  5. Kur’an, 28 / 76
  6. Kur’an, 28 / 78
  7. Kur’an, 28 / 81

Faqe 15
faqe
- 16 -

Faqe 17