Pasuria është punësim në jetë


Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16
Dashuria për pasurinë e motivon pronarin që të grumbullojë sa më shumë thesare. Ky “hob” bën që shumë persona t’a humbin punën në jetë. Për të fituar pasurinë, njeriu duhet të punësohet. Ky punësim mundëson qarkullimin e jetës. Nëse njeriu ndalohet që të punësohet, ky qarkullim do të shthuret, sepse ndalen apo mbyllen dyert e riskut për njerëzit. Njeriu, për secilën pasuri që e jep (e investon), hap dyert e riskut (për të tjerët) në shoqëri, qoftë ky veprim i dëshiruar, apo i padëshiruar, qoftë me qëllim, apo pa qëllim. Nëse dikush dëshiron të ndërtojë p.sh. një ndërtesë, atij, ndoshta, nuk i shkon ndërmend se sa e ndihmon shoqërinë (pasi aty punësohen shumë njerëz), por dëshira e tij është që ai, të jetë pronari i ndërtesës, dhe dëshiron të investojë, pasi ai, në këtë botë, e ka siguruar veten prej së keqes, që vjen prej varfërisë.

Ai, vërtet, i hap dyert e riskut, sepse do t’a paguajë arkitektin për t’ia skicuar projektplanin, do të paguajë pronarët e tokave, në të cilat do të ngrejë godinën, do t’i paguajë dhe ata që do të gërmojnë tokën për hapjen e themeleve të godinës, gjithashtu, do të paguajë edhe të gjithë ata, që do të merren me mjeshtërinë e ndërtimtarisë, kush me hekur, e kush me beton. Më pas, vijnë edhe muratorët, e kështu me radhë kryerësit e të gjitha punimeve të vrazhgëta të ndërtimtarisë. Kemi pastaj, mjeshtërit e tjerë, që merren me shtrimin e pllakave, parketit, banjove, interierin, e kështu me radhë... Këtu janë të angazhuar edhe të gjithë ata, që merren me sigurimin e lëndës së parë, sikurse janë fabrikat e çimentos, tullave, hekurit, xhamave, aluminit etj...

Me këtë veprim, vërtet, hapen dyert e riskut për mijëra punëtorë, për qindra mjeshtër dhe për dhjetra fabrika, kështu jeta qarkullon dhe shoqëria gjallëron. E tërë shoqëria fiton, edhe pse ti ndërtove një ndërtesë ose kompleks ndërtesash, pa të shkuar fare ndërmend se, realisht, me ty, ka fituar dhe është gjallëruar e gjithë shoqëria. Përderisa ti investove, të tjerët patën qarkullim, patën gëzim dhe gjithashtu e shijuan jetën. Sikur ti të mos e realizoje këtë projekt, pasuria do të qëndronte e grumbulluar tek ti, ndërsa shoqëria do të vazhdonte të vuante dhe të përkeqësohej.

Nëse i ndalon paratë prej qarkullimit të tyre, duhet t’a dish se ke bërë një mëkat të madh, ndaj së drejtës së shoqërisë dhe të mbarë njerëzimit (për të pëftuar të mira dhe dobi prej tyre). All-llahu xh.sh. nuk do që shoqëria islame të jetë e varfër, e vyshkur dhe me risk të ngushtuar. Nëse, vërtet, je i dashuruar pas pasurisë, i Dashuri yt xh.sh., dëshiron gjithmonë të jetë me ata, të cilët e duan Atë! Pasi, nëse ti, do t’i spostosh në një vend, që ato (paratë) t’a ndiejnë veten si të burgosura, që ato të mos mundin t’a kryejnë detyrën e vet, atëherë çfarë do të ndodhë (si do të vejë halli) me ty në Ditën e Gjykimit?

All-llahu i Lartëmadhëruar, për këta grumbullues të thesareve, thotë:

" والذين يكنزون الذهب و الفضة ولا ينفقونها في سبيل الله فبشرهم بعذاب أليم. يوم يحمي عليها في نارجهنم فتكوي بهاجباههم و جنوبهم و ظهورهم هذا ما كنزتم لأنفسكم فذوقوا ما كنتم تكنزون"
“...gjithashtu, ata, të cilët e grumbullojnë floririn dhe argjendin dhe nuk e shpenzojnë në rrugë të All-llahut, përgëzoji me një dënim të dhembshëm. Atë ditë, kur ajo (pasuri e deponuar- në thesar) do të skuqet në zjarrin e xhehennemit, pastaj me të, do t’iu lyhet balli, krahët dhe shpina. Ky ishte (shpërblimi) për atë, që kishit grumbulluar për vetet tuaja, shijojeni pra, atë që keni grumbulluar.” [1]

Dashuria për pasuri, e bën njeriun që t’a gjejë atë, në çdo mënyrë. Kjo nuk e ndalon atë (njeriun) as nga hallalli, e as nga harami, as nga e mira, e as nga e shëmtuara. Njeriu e grumbullon pasurinë prej çdo këndi, që i mundësohet, pa marrë parasysh prejardhjen e saj. Atij kjo nuk i intereson, ajo që është me rëndësi tek ai, është që pasuria të shtohet sa më shumë, edhe pse ajo që ai vepron, e ndalon dashurinë e All-llahut ndaj tij. Madje, njeriu formon edhe klanin e vet për t’ia shtuar shoqërisë vuajtjet edhe më tepër (për shkak të padrejtësive që bën). Por dijeni se, kur çdo gjë e bëni në emër të pasurisë, atëherë All-llahu do t’ua marrë atë pasuri, dhe do t’a largojë begatinë nga ju.

Referencat
  1. Kur’an, 9 / 34-35

Faqe 14
faqe
- 15 -

Faqe 16