KAPITULLI VIII:
   DISPOZITAT NDËSHKIMORE

   Neni 48
                                      Kundravajtjet
       Të gjitha aktet plotësuese normative të nxjerra nga Qeveria në pajtim me këtë ligj do
   të përmbajnë dispozita që specifikojnë gjobat që mund të imponohen për kundravajtje. Cdo
   dispozitë mbi një gjobë të tillë të akteve plotësuese normative do të sigurojë që një gjobë e
   tillë është proporcionale gjer në masën dhe llojin e kundravajtjes relevante dhe deri në masën
   e dëmit të shkaktuar interesit nga një kundravajtje e tillë.
 
 
 
  
   KAPITULLI IX:
   DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

   Neni 49
                          AKTET E QEVERISË DHE AKTET MINISTRORE

   1.    Qeveria nxjerr aktet e parpara me këtë ligj në afatin prej 12 muajsh nga dita e hyrjes
   në fuqi të këtij ligji.

   2.    Ministritë nxjerrin udhëzime të cilat janë të parapara me këtë lgij në afatin
   prej 18 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

   3.    Komunat dhe subjektet përkatëse i harmonizojnë aktet dhe aktivitetet e tyre me
   dispozitat e këtij ligji në afatin prej 24 muajve nga dita e hyrjes në fuqi .

   4.    Deri në nxjerrjen e akteve të parapara me paragrafët 1. 2. dhe 3. të këtij neni,
   aplikohen dispozitat e ligjit në fuqi.

   Neni 50
                                  E drejta në zbatim
   1 Ky Ligj zëvendëson çdo dispozitë të së drejtës së aplikueshme që bie në kundërshtim
   me të.

   Neni 51
                                    Hyrja në fuqi

       Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i kosovës, nënshkrimit nga Kryetari i
   Kuvendit dhe shpalljës nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithëshem.


   16 Janar 2003


                                                                     Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
                                                                         ______________________
                                                                          Akademik Nexhat Daci
 
 

< 48
faqe
- 49 -

50 >