Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/48
KAPITULLI VII: MBIKQYRJA PROFESIONALE DHE INSPEKTIVE Neni 42 Mbikqyrja profesionale Mbikqyrjen në zbatimin e dispozitave të këtij Ligji dhe të akteve tjera të nxjerrura në bazë të ligjit, e bënë Ministria. Neni 43 MBIKQYRJA INSPEKTIVE 1. Inspektoriati mjedisor do të jetë instucioni i themeluar brënda Ministrisë. Inspektorati mjedisor do të jetë përgjegjës për përmbushjen e detyrave specifikish të deleguara për Inspektoriatin mjedisor me këtë ligj apo akte plotësuese normative të nxjera në mënyrë valide me këtë ligj. 2. Kryeinspektori dhe inspektorët përgjegjës për mjedis, emërohen nga Ministria dhe janë të pavarur në kryerjen e përgjegjësive të përcaktuara me ligj. 3. Inspektorët legjitimohen përmes kartës së identifikimit, formën dhe përmbajtjen e së cilës me akt të veçantë, e cakton Ministri përgjegjës për mjedis. Neni 44 Autorizimet e Inspektorit të Mjedisit Qeveria do të nxjerr akte plotësuese normative që themelojnë, deri në masë të arsyeshme dhe specifike, kompetencat, detyrat dhe përgjegjsitë të inspektorëve mjedisor. Gjatë nxjerrjës së akteve normative të tilla plotësuese Qeveria do të përfshijë siguri të nevojshme për të garantuar së inspektorët mjedisor nuk mund ta abuzojnë autoritetitn e tyre apo të ndërmarrin akcione që tejkalojnë atë të nevojshmet pët të përmbushur detyrat e tyre. Neni 45 Obligimet e inspektorëve për bashkëveprim Në rastet kur inspektori i mjedisit në kryerjen e mbikqyrjes inspektive vlerëson se përveç shkeljes së dispozitave të këtij ligji janë shkelur edhe dispozitat e ligjeve tjera me rendësi për mbrojtjen e mjedisit është i obliguar që, krahas marrjes së masave për të cila t është i autorizuar,të njohton edhe organin tjetër kompetent në mënyrë që bashkarishtë të kryejnë mbikqyrjen dhe të ndërmarrin masat e parapara me ligj. Neni 46 Autorizimet e inspektorit komunal për mjedis Në ushtrimin e përgjegjësive të mbikqyrjes inspektive në zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit, inspektori komunal për mjedis, është përgjegjës për mbikëqyrjen e çrregullimeve mjedisore të karakterit lokal, ndikimi i të cilave nuk kalon kufijtë e komunave dhe të cilat mund të zgjidhen, kontrollohen dhe parandalohen nga vetë komunat. Neni 47 Procedurat e Ankesës 1. Në proçeduren e ushtrimit të mbikëqyrjës inspektive, në rastet e marrjës së masave për urdhëresa dhe ndalesa, inspektori i mjedisit, nxjerr vendim. 2. Kundër vendimit të inspektorit komunal për mjedis, ankesa i drejtohet organit kompetent komunal. 3. Në ankesën kundër vendimit të organit kompetent komunal respektivisht Inspektorit mjedisor në nivel të Kosovës, vendos Ministria. 4. Për zbatimin e dispozitave të këtij ligji do të aplikohen rregullat e procedures së përgjithëshme administrative.
< 47 |
faqe - 48 - |
49 > |