Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/30
. Kapitulli 11 Pajisjet e telekomunikacionit . Nëni 58 Radio pajisjet dhe terminalet (1) Radio paisjet dhe terminalet që janë në përputhje me kushtet e këtij ligji munden që lirisht të nxirren në treg, të transferohen dhe të përdoren në Kosovë, me kusht që instalimi dhe mirëmbajtja e tyre të bëhet në mënyrë të duhur. (2) Ofruesit e shërbimeve do të lejojnë ndërlidhjen e pajisjeve radio apo terminale me lidhje adekuatë që janë në përputhshmëri me dispozitat e këtij ligji. (3) Të gjithëa radio pajisjet dhe ato terminale të prodhuara në përputhshmëri me standardet aplikative të lëshuara nga Instituti Evropian për Vendosjen e Standardeve, do të konsiderohen si të aplikueshme në Kosovë. (4) Paragrafi (1) i këtij nëni është i aplikueshëm në masë të barabartë për paisjet mjekësore dhe mjetet e motorizuara që kanë radio paisje apo terminale që u janë instaluar si pjesë përbërëse apo pjesë shtesë. (5) Dispozitat e këtij kapitulli nuk do të vlejnë për: (a) pranuesit e disejnuar ekskluzivisht për pranimin e kanaleve transmetuese të radios apo televizionit; (b) instalimet e kabllove dhe telave për pranimin e kanaleve transmetuese; (c) paisjet për radio dhe terminale që janë ta mbuluara me ligje specifike apo rregullore të UNMIK-ut; (d) paisjet për radio dhe terminale që përdoren ekskluzivisht për ofrimin e sigurisë dhe emergjencës civile, mbrojtjen si dhe mbrojtjen nga fatëkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë tjera në Kosovë; (e) radio paisjet e vetë-prodhuara nga pjesë të ndryshme, përveç nëse një paisje e tillë shitet në treg; ART-i do të krijojë dhe publikojë me shkrim procedurat të cilat qeverisin përdorimin e pajisjeve të tilla të specializuara. . Nëni 59 Kërkesat themelore për radio pajisjet apo terminalet (1) Të gjithëa radio pajisjet apo terminalet e prodhuara apo të përdorura në Kosovë: (a) nuk do të dëmtojën ambientin apo përdoruesin; (b) nuk do të ndikojnë nëgativisht në shëndetin apo sigurinë; dhe (c) do të përdorin me efektshmëri brezin frekuencor për radio komunikime tokësore, ajrore dhe orbitale dhe do të evitojnë ndërhyrjet e dëmshme, duke përfshirë EMC. (2) ART-i mund të ndalojë apo të kufizojë tregëtimin, shitjen apo përdorimin e një pjese të veçantë të radio-pajisjeve nëse rrezikon: (a) veprimin e shërbimeve radio-drejtuese (b) shërbimet që kanë për qëllim ofrimin e sigurisë të Kosovës apo mbrojtjes së Kosovës; shërbimet që kanë për qëllim mbrotjen nga fatkeqësitë natyrore apo emergjenca tjera (c) dëmtim serioz, ndërhyrje të vazhdueshme apo pengesa të shërbimeve radio-komunikuese (3) ART-i mund të publikojë një listë të standardeve të pranueshme të radio pajisjeve dhe terminaleve në faqenë tij zyrtare në internët. . Nëni 60 Tregëtimi dhe shfrytëzimi i paisjeve për radio dhe terminale (1) Radio paisjet dhe terminalet që nuk përmbushin kushtet e këtij ligji dhe rregulloreve dhe/apo udhëzimeve të lëshuara në pajtim më këtë ligj nuk do të tregëtohen, të shiten apo të shfrytëzohen në teritorin e Kosovës. (2) Inspektorët të emëruar në mënyrë specifike nga ART-i për atë qëllim mund të ndalojnë tregëtimin, shitjen apo shfrytëzimin e paisjeve të cekura në paragrafin një (1) të këtij nëni apo mund të adoptojnë masa të tjera të miratuara në mënyrë specifike nga ART-i, që kanë për qëllim ndalimin e tregëtimit, shitjes apo shfrytëzimit të tyre në territorin e Kosovës. (3) Nëse paisja për radio dhe terminale që është e etiketuar qartazi apo për të cilën deklarohet se është në pajtim me kërkesat e këtij ligji i shkakton dëme të konsiderueshme rrjetës, emiton radio ndërhyrje të dëmshme apo shkakton dëme të tjera në veprimin e rrjetës, ofruesi i shërbimeve mund t’a përjashtojë atë apo ta nxjerrë prej përdorimit. Ofruesi i shërbimeve do t’ë njoftojë shfrytëzuesin dhe ART-in për një përjashtim të tillë të pajisjes pa vonësë, dhe ART mund të konfirmojë apo ndalojë një përjashtim të tillë. (4) ART do të përshkruajë procedurat për verifikimin dhe shënjimin/etiketimin e paisjeve të radio dhe terminaleve në pajtim me paragrafet e këtij neni dhe gjithëashtu duhet t’i bëjë informatat e tilla publike. . Nëni 61 Kërkesat për paisjet elektronike (1) Të gjithëa paisjet elektrike të telekomunikacionit që shfrytëzohen, tregëtohen apo prodhohen në Kosovë duhet të përputhen më kushtet në vijim: (a) mos t’ë dëmtojnë ambientin apo shfrytëzuesin; (b) mos të ndërhyjnë me shëndetin dhe sigurinë publike; (c) ndërhyrjet elektromagnëtike të cilat ato shkaktojnë të mos e tejkalojnë nivelin i cili i lejon paisjet e radios dhe telekomunikacionit si dhe mjetet e tjera elektrike të veprojnë në mënyrën në të cilën ato janë disejnuar për të vepruar; (d) të kenë një nivel adekuat të rezistencës ndaj ndërhyrjeve elektromagnëtike që u lejon atyre të veprojnë në mënyrën në të cilën janë disejnuar. (2) Kushtet e këtij nëni nuk do të vlejnë për: (a) Enërgjinë elektrike apo rrjetat për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e saj; (b) sinjalet nga radio transmetuesit; apo (c) radio paisjet e vetë-punuara nga pjesët të ndryshme, përveç nëse ato tregëtohen; ART-i do të krijojë dhe publikojë me shkrim procedurat të cilat qeverisin përdorimin e pajisjeve të tilla të specializuara. . Nëni 62 Tregëtimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve elektrike (1) Pajisjet të prodhuara në Kosovë apo të importuara për përdorim në Kosovë duhet t’i përmbushin kërkesat e këtij ligji. Përmbushja e këtij obligimi do të provohet me anë të dokumeteve, etiketimit dhe simboleve të specifikuara nga ART-i. (2) Kur, si rrezultat i ndërhyrjeve elektromagnëtike, paisjet elektrike apo pjesët e tyre nuk përmbushin më kërkesat e këtij nëni, pronarët e tyre me shpenzimet e tyre, duhet t’i rregullojnë mjetet elektrike dhe t’i kthejnë ato pajisje në gjendjen në të cilën ato i përmbushin plotësisht kërkesat e këtij ligji, nëse një gjë e tillë nuk arrin të bëhet, atëherë ata duhet t’i heqin ato pajisje nga përdorimi në territorin e Kosovës. (3) Inspektorët e emëruar nga ART-i do të ndalojnë tregëtimin, shitjen apo shfrytëzimin e çfarëdo mjeti elektrik i cili nuk i përmbush kërkesat e këtij ligji. (4) Mjetet elektrike të cilat janë disejnuar për qëllime arsimore apo provuese mund të tejkalojnë nivelin e lejueshëm të prodhimit të ndërhyjeve elektromagnëtike, me kusht që ato janë të jenë të disejnuara për studimin e fenomenëve elektromagntike dhe gjithëashtu me kusht që të jenë ndërmarrë masa të arsyeshme me qëllim të sigurimit që këto mjete të mos ndërhyjnë me mjetet e tjera elektrike në afërsi. (5) Për paisjet e komplikuara elektrike të cilat nuk i përmbushin kërkesat që janë të lidhura me kompatibilitetin elektromagnëtik, ART-i mund të lëshojë një liçensë për punë/veprim e cila është me fushëveprim, kohë dhe hapësirë të kufizuar, me kusht që të jenë ndërrmarë masa të arsyeshme për të siguruar që këto mjete mos të ndërhyjnë me mjetet e tjera elektrikë në afërsi. (6) ART duhet të përshkruajë procedurat për verifikimin dhe etiketimin e paisjeve elektrike në pajtim me kushtet e këtij nëni dhe duhet t’i bëjnë këto informata publike.
< 29 |
faqe - 30 - |
31 > |