Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/29
. Kapitulli 10 Rrjetat dhe shërbimet e telekomunikacionit . Nëni 52 Rrjetat e telekomunikacionit (1) Rrjetat publike të telekomunikacionit do të krijohen për të ofruar shërbime të telekomunikacionit për të gjithë përdoruesit në baza jo-diskriminuese përgjatë gjithë Kosovës. (2) Të gjithëa rrjetat publike të telekomunikacionit do të ndërlidhen më njëra tjetrën dhe më rrjetat tjera ndërkombëtare sipas standardeve ndërkombëtare. (2) Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetave të pavarura publike të telekomunikacionit do të bëhet nga ofruesit e liçensuar të shërbimeve. . Nëni 53 Lidhjet (interfejsët) (1) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të konsiderueshme në treg duhet të ofrojnë lidhje sipas standardeve të përcaktuara nga ART-i. (2) Nëse një shfrytëzues apo ofrues i shërbimeve kërkon një lidhje të veçantë apo qasje të veçantë nga ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit që kanë fuqi të konsiderueshme në treg, atëherë ai ofrues duhet të përmbushë atë kërkesë nëse ajo është e arsyeshme dhe nëse nuk çon drejt diskriminimit ndërmjet shfrytëzuesve. Sipas këtij nëni, çfarëdo rrefuzimi nga ofruesit të shërbimeve duhet të dorëzohet jo më vonë se 30 ditë pasi që është bërë kërkesa dhe me të duhet të jenë të bashkangjitura edhe arsyet për një refuzim të tillë për lidhje të veçantë. (3) Ofruesit e shërbimeve me fuqi të konsiderueshme në treg të cilët ofrojnë qasje të veçantë apo lidhje të veçantë duhet t’a bëjnë atë mbi baza të bazuara në çmim. ART-i mund t’i marr nën shqyrtim tarifat dhe të përcaktojë formulën financiare për sasinë e çmimit apo të imponojë kufizime në tarifa. (4) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të konsiderueshme në treg duhet të publikojnë dhe t’i ofrojnë ART-it informata lidhur me llojet e lidhjeve që kanë në dispozicion, lokacionin e tyre si dhe specifikacionët e tyre teknike. (5) ART-i mund të urdhërojë cilindo ofrues të shërbimeve që të ofrojë lidhje standarde, lidhje të veçanta, qasje të veçantë apo të përcaktojë kushtet për një qasje të tillë. (6) ART-i do ti publikojë udhëzimet për ofrimin e lidhjeve sipas këtij nëni. . Nëni 54 Dhënja me qira e lidhjes (1) Ofruesit e shërbimeve që kanë fuqi të konsiderueshme në treg për ofrimin e lidhjeve me qira duhet të sigurojnë kapacitet të mjaftueshëm të lidhjeve që do të përfshijë të gjithëa lidhjet e specifikuara në nënin 53 të këtij ligji, në të gjithëa hapësirat gjeografike në të cilat ata ofrojnë shërbime të dhënjes së lidhjeve me qira. (2) Çfarëdo marrëveshje ndërmjet ofruesve të shërbimeve që ka të bëjë me ofrimin e përbashkët të kapaciteteve apo lidhjeve duhet t’i prezentohet ART-it kur ai e kërkon këtë. . Nëni 55 Shërbimet publike të telefonisë fikse (1) Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike do të ofrojnë qasje në: (a) ndihmë përmes adresarëve apo shërbime të tjera të informatave lidhur me parapaguesit e telefonëve; (b) ndihmë përmes operatorit (sekretearisë) duke përfshirë edhe ndihmë në vendosjen e lidhjeve (lidhjen ndërmjet dy parapaguesve); (c) qasje pa pagesë në numrat e emergjencës, duke përfshirë zjarrëfikësit, policinë, ambulancën si dhe shërbimet tjera që gjinden në rekomandimet e CEPT-it; (2) Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike do t’i furnizojnë parapaguesit e tyre me një deklaratë të shërbimeve të cilat ofrohen nga ata, si dhe të kushteve në bazë të të cilave ofrohen shërbimet e tilla, duke përfshirë në minimum, kohën e lidhjes fillestare, mirëmbajtjen, kompenzimin për pengesa në shërbim, nivelin e shërbimeve si dhe procedurat për ankesa. (3) ART-i mund të urdhërojë ofruesin e shërbimeve që t’i ndryshojë kushtet e tij të përgjithëshme nëse ato nuk janë në pajtim me këtë ligj. (4) Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike duhet të përmbushin kërkesat për lidhje të nënit 53. (5) Ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike duhet të përmbushin të gjithëa synimet e paraqitura nga ART-i për përmirësimin e kualitetit të shërbimit. (6) Kërkesat e këtij nëni nuk do të jenë aplikative edhe për ofruesit e shërbimeve publike radio mobile, të shërbimeve me të dhëna duke përfshië në mes tjerash , porositë e shkurtëra SMS (Short message services), GPRS (Global Packet Radio Service) dhe pejxhimin. . Nëni 56 Qasja e hapur në rrjeta të ndryshme (1) Të gjithë ofruesit e shërbimeve do të ndihmojnë dhe përmirësojnë komunikimet ndërmjet shfrytëzuesve të rrjetave të ndryshme publike të telekomunikacionit. (2) Ofruesit e shërbimeve do të ofrojnë ndërlidhje të përbashkta të rrjetës të bazuara në kërkesat e parashtruara në këtë ligj. (3) Informatat konfidenciale të marrura nga ofruesit e shërbimeve përmes procesit të definimit të standardeve të ndërlidhjeve të rrjetave dhe lidhjeve duhet të mbrohen. (4) Me kërkesën e ofruesit të shërbimeve, ART-i mund të ofrojë lirim të pjesërishëm apo të plotë nga obligimi për ndërlidhje të rrjetës në bazë të rrethanave, të mangësive hapësinore, teknike apo afariste, si dhe burimeve të kufizuara. Informatat mbi çfarëdo përjashtimi të pjesërishëm apo të plotë që sigurohen sipas këtij nëni do t’u sigurohen pa pagesë çfarëdo personi që ART-i mendon se ka interes legjitim. (5) Gjatë marrjes së vendimit nëse duhet të zbusë obligimin për t’u ndërlidhur me ofruesit e huaj të shërbimeve, ART-i duhet të marrë parasysh kushtet e dekreteve ligjore ndërkombëtare të cilat janë aplikative në Kosovë, reciprocitetin dhe çfarëdo efekti nëgativ në konkurencë që mund të shfaqet nga një vendim i tillë. (6) Ofruesit e shërbimeve do të diskutojnë kushtet përfundimtare dhe kushtet teknike të ndërlidhjeve të rrjetave të cilat do të finalizohen me një kontratë me shkrim. Kjo kontratë duhet të pasqyrojë të gjithëa kërkesat e parashtruara në këtë ligj. Në bazë të kërkesës me shkrim nga ART-i, ofruesi i shërbimeve do të furnizojë atë me kontratat e kërkuara për ndërlidhje të rrjetave. Kontratat për ndërlidhje të pranuara nga ART-i do të bëhen publike, përveç informatave specifike që sipas të dyja palëve janë konfidenciale. (7) Në rast se ofruesit e shërbimeve dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje mbi ndërlidhjen, ART-i duhet që jo më vonë se 6 javë pas kërkesës së cilësdo nga palët, të vendosë procedurat, afatët e fundit dhe kushtet, duke përfshirë edhe kapacitetin, në pajtim me të cilat ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë ndërlidhje. Ofruesit e shërbimeve duhet të përmbushin kushtet e urdhërave me shkrim nga ART-i brenda 30 ditësh. (8) Ofruesit e shërbimeve mund të ndryshojnë ndërmjet veti sa ka të bëjë me çmimet, kushtet dhe afatët e fundit që janë të aplikueshme për katëgoritë e ndryshme të shfrytëzuesve, me kusht që ndryshimet e tilla të jenë proporcionale me llojin e ndërlidhjes së rrjetave. Ofruesi i shërbimeve nuk do të ketë të drejtë që të përdorë lloje të ndryshme të shfrytëzuesve në një menyrë e cila do të mund të kufizonte në masë të paarësyeshme konkurencën. . Nëni 57 Qasja e hapur në rrjeta dhe shërbime (1) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të konsiderueshme në treg, duhet të ofrojnë shërbime dhe qasje në rrjetat e tyre në bazë të kushteve të publikuara, të bazuara në çmim, transparente dhe objektive të cilat mbulojnë të gjithëa aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurimin e qasjes, duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në, informatat e nëvojshme për sigurimin e qasjes, kushtet e ndërlidhjes dhe orarin sigurimit të një qasjeje të tillë. (2) Kushtet e specifikuara në paragrafin (1) të këtij nëni duhet të jenë të ngjashme për shërbimet e ngjajshme në rrethana të ngjashme, dhe duhet të jenë të njëjta me kushtet që ofruesi i shërbimeve i ofron vetës apo ndonjë filiale të sajë apo kompanive ndihmëse për shërbime të njëjta. (3) Në rast se ofruesi i shërbimeve rrefuzon apo i ndalon konsumatorit qasje në rrjet apo shërbime, ofruesi i shërbimeve duhet të informojë ART-in mbi arsyetimet e tija teknike për atë refuzim jo më vonë se 10 ditë pasi që kjo të ketë ndodhur.
< 28 |
faqe - 29 - |
30 > |