.
                                       Kapitulli 4	   
     	                                    PTK	   
.
                                         Neni 18	   
     	PTK është operator publik i shërbimeve potale dhe telekomunikuese në	   
     	Kosovë siç është definuar me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/12.	   
.
                                         Neni 19	   
     	MTPT, nëpërmes Bordit Mbikqyrës do të mbikqyrë punën e PTK-së.	 
.
                                          - / -
.
                                        Kapitulli 5	   
     	                           Autorizimet dhe Liçencat	   
.
                                         Nëni 20	   
     	                            Autoriteti i ART-it	   
     	(1) Përveç nëse është përcaktuar saktësishtë ndryshe në këtë ligj, ART-i do të ketë	   
     	pushtetin e vetëm për të lëshuar autorizime dhe liçensa për ofrimin e shërbimeve të	   
     	telekomunikacionit në Kosovë.	   
     	(2) ART-i do t’i ushtrojë të gjithëa aktivitetet dhe veprimtaritë në mënyrë	   
     	transparente dhe jo-diskriminuese.	   
.
                                         Nëni 21	   
     	                                Autorizimet	   
     	(1) Asnjë person nuk mund t’I ofroj publikut shërbime të telekomunikacionit në	   
     	Kosovë pa siguruar autorizimin e ART-it për ofrimin e shërbimeve të tilla.	   
     	(2) Ofruesit e shërbimeve që krijojnë shërbime të telekomunikacionit për nëvojat	   
     	e tyre ekskluzive nuk kanë nëvojë për autorizim, mirëpo mund të kërkohet nga ta që të	   
     	marrin një liçensë, në rast se ata dëshirojnë të shfrytëzojnë resurse të kufizuara.	   
     	(3) ART-i do të parashkruaj procedura të sakta jo-diskriminuese dhe me shkrim	   
     	për zbatimin, procesimin dhe lëshimin e autorizimeve.	   
     	(4) Si pjesë e procesit të autorizimit, ART-i është i autorizuar që të kërkojë	   
     	informata të tilla nga aplikanti, informata këto që me arësye kërkohen për të verifikuar	   
     	të dhënat e dokumentuara dhe përputhshmrinë e aplikantit me dispozitat e këtij ligji.	   
     	(5) Autorizimet do të lëshohen në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji që	   
     	gjinden në kushtet e përgjithëshme, të cilat do të përfshijnë, në minmum,	   
     	pajtueshmërinë e aplikatit për t’u/të:	   
     	a) ofruar shërbime publikut në baza trasnparente dhe jo-diskriminuese;	   
     	b) ofruar shfryrtëzuesve një kontratë standarde dhe jo-diskriminuese me shkrim,	   
     	që sipas kërkesës, duhet t’i tregohet ART-it;	   
     	c) zbatuar sisteme të cilat do të sigurojnë që të gjithë parapaguesit të marrin	   
     	fatura të sakta dhe të detaizuara;	   
     	d) ofruar të gjithë shfrytëzuesve një procedurë për zgjidhjen e konflikteve; dhe	   
     	e) publikojë dhe sigurojë një njoftim të duhur publik për ndryshime në kushtet e	   
     	qasjes, duke përfshirë tarifat, kualitetin dhe dispozicionin e shërbimit.	   
     	(6) ART-i mund të vendosë kushte plotësuese për autorizime, duke u bazuar në	   
     	katëgorinë e shërbimeve, të cilat mund të përfshijnë, mirëpo duke mos u kufizuar	   
     	vetëm në vijueset:	   
     	(a) informatat e konsumatorëve, të nëvojshme për dhënjen e një adresari të	   
     	përgjithëshëm të informatave;	   
     	(b) ofrimi i shërbimeve emergjente;	   
     	(c) aranzhmanët speciale për personat e hendikepuar;	   
     	(d) kushtet e nëvojshme për ndërlidhje të rrjetave;	   
     	(e) kushtet të cilat pasqyrojnë standardet e moralit publik të cilat mbrojnë	   
     	sigurinë publike dhe,	   
     	(f) ofruesit e shërbimeve duhet të zhvillojnë një plan për ofrimin e	   
     	vazhdueshëm të shërbimeve themelore të telekomunikacionit publikut	   
     	edhe në rast të ndonjë greve apo aksioni punues, të cilën, nëse aprovohet	   
     	nga ART, ata do të implementojnë pas njoftimit me shkrim nga Ministria.	   
     	(7) ART-i do të caktojë llojet apo katëgoritë aplikative të shërbimeve të cilat kanë	   
     	nëvojë për Autorizime, të cilat mund të përfshijnë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm	   
     	në:	   
     	(a) shërbimet me të dhëna, duke përfshirë shërbimet e të dhënave me	   
     	paketa fikse apo shërbime të të dhënave nëpërmjet komutimve që i	   
     	ofrohen publikut;	   
     	(b) shërbimet e transmetimit me vlerë të shtuar, duke përfshirë	   
     	multimediat, internëtin dhe postën elektronike;	   
     	(c) shërbimet e transmetimit me zë në vlerë të shtuar, siç janë ato ruaj-dhedërgo	   
     	si dhe shërbimet e postës së zërit, shërbimet e audiotekstit dhe	   
     	teletekstit, video-konferencave, ri-dërgimi i porosive, videofonët;	   
     	(d) shërbimet me tarifë të lartë, siç janë shpenzimet e përbashkëta/ndara, të	   
     	ardhurat e përbashkëta/ndara apo telefoni pa pagesë (freephonë) dhe	   
     	kartelat telefonike për thirrje;	   
     	(e) shërbimet personale satelitore për komunikim.	   
.
                                         Nëni 22	   
     	                                 Liçensat	   
     	(1) Asnjë person nuk mund të ofrojë shërbime të telekomunikacionit që përfshijnë	   
     	një burim të kufizuar, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në të drejtën e	   
     	përdorimit të një numri të akordimeve frekuencore, hapësirë në një shtyllë, pirg apo	   
     	kanal, pa siguruar autorizimin e ART-it, për ofrimin e shërbimeve të tilla.	   
     	(2) Numri i liçensave që ART-i mund ti lëshojë është i pakufizuar, përveç	   
     	kufizimeve teknike që kanë të bëjnë me përdorimin efektiv të spektrit të radio	   
     	frekuencave, siç është saktësuar në planin mbi burimet e spektrit frekuencor dhe me	   
     	miratimin e PSSP-së. Në rast të radio frekuencave të kufizuara, sipas vlerësimit të	   
     	ART-it, ART-i do ti zgjedhë të liçensuarit me anë të një tenderi apo ankandi sipas	   
     	këtij ligji.	   
     	(3) ART-i do të parashkruaj procedura të sakta, jo-diskriminuese dhe me shkrim	   
     	mbi procesin e kërkimit, proçesimit dhe lëshimit të liçensave.	   
     	(4) Liçensa do t’i lëshohet një aplikanti që, sipas gjykimit të ART-it posedon	   
     	burime financiare të mjaftueshme si dhe mundësi teknike për të përmbushur kushtet e	   
     	liçensës.	   
     	(5) Nëse ART-i zbulon se me lëshimin e një licence do të ngriten çështje të	   
     	sigurisë së Kosovës apo rendit publik, atëherë ai do t’ja referoj çëshjten Ministrisë për	   
     	ta zgjidhur.	   
     	(6) Si pjesë e proçesit të liçensimit ART-i është i autorizuar të kërkojë informata	   
     	të tilla nga aplikanti, informata këto që në masë të arësyeshme janë të nëvojshme për	   
     	të verifikuar informatat e dokumentuara dhe pajtueshmërinë e aplikantit me dispozitat	   
     	e këtij ligji;	   
     	(7) Liçensat do të jepen në pajtueshmëri me dispoziatat që gjenden në kushtet e	   
     	përgjithëshme të liçensave, të cilat në minimum do të përfshijnë.	   
     	(a) llojin, karakteristikat, hapësirën e mbulimit me shërbim si dhe orarin e	   
     	zgjatjes/zgjerimit të rrjetës;	   
     	(b) orarin e veprimit, kualitetin dhe mundësinë e qasjes në rrjet si dhe kushtet	   
     	e qasjes, veçanërisht për telefonët publikë me pagesë apo ekuivalentët	   
     	e tyre në rast të shërbimeve mobile;	   
     	(c) kushtet e konfidencialitetit dhe nëutralitetit të shërbimeve lidhur me	   
     	informatat e transmetuara;	   
     	(d) standardet dhe specifikimet për rrjeta dhe shërbime, e veçanërisht, ku është	   
     	e mundshme, standardet europianë;	   
     	(e) kushtet e nëvojshme për mbrojtjen e ambientit dhe për piksynimet e	   
     	planifikimit komunal, duke përfshirë, aty ku është e mundshme,	   
     	kushtet që qeverisin shfrytëzimin e sferës (domanit) dhe	   
     	bashkëshfrytëzimin e hapësirës dhe mjeteve;	   
     	(f) kushtet e nëvojshme në interes të mbrojtjes të Kosovës dhe shërbimet	   
     	emergjente si, zjarrfiksit, policia dhe ambulanca;	   
     	(g) kontributi i ofruesit të shërbimeve me hulumtime dhe trajnim në lëminë e	   
     	telekomunikacionit;	   
     	(h) shfrytëzimi i spektrit të radios, tarifat lidhur me një përdorim të tillë si dhe	   
     	shpenzimet e menaxhimit dhe monitorimit të spektrit;	   
     	(i) akordimi i numrave individual apo renditjes së numrave, tarifat lidhur me	   
     	menaxhimin dhe monitorimin e planit të numërimit;	   
     	(j) obligimet e shërbimeve universale me të cilat është i ngarkuar mbajtësi i	   
     	liçensës në pajtim me kapitullin 6 të këtij ligji;	   
     	(k) dhënja e informatave të nëvojshme për themelimin e adresarit të	   
     	parapaguesve sipas këtij ligji;	   
     	(l) të drejtat dhe obligimet e ofruesit të shërbimeve që kanë të bëjnë me	   
     	ndërlidhjen;	   
     	(m) kushtet e nëvojshme për promovimin e konkurencës së drejtë;	   
     	(n) kushtet e nëvojshme për të siguruar trajtimin e barabartë të ofruesve	   
     	ndërkombëtarë të shërbimeve;	   
     	(o) kushtet e nëvojshme për sigurimin e operimit të ndërsjellë të shërbimeve të	   
     	ndryshme;	   
     	(p) obligimet me të cilat është i ngarkuar ofruesi i shërbimeve që të lejojë	   
     	ART-in t’i bëjë të detyrueshme kushtet e përgjithëshme të ofruesit të	   
     	shërbimeve;	   
     	(q) tarifat që paguhen për lëshimin, menaxhimin dhe kontrollimin e liçensave;	   
     	si dhe;	   
     	(r) trajtimi i barabartë dhe dhënja e informatave parapaguesve, veçanërisht	   
     	informatave që kanë të bëjnë me kushtet e kontratës në pajtim me të	   
     	cilat ofrohet shërbimi, dhe e cila i ofron kompenzim parapaguesit në	   
     	rast se ofruesi i shërbimeve nuk përmbush kërkesat mbi kualitetin e	   
     	shërbimeve të saktësuara në paragrafin (b) të këtij nëni.	   
.
                                         Nëni 23	   
     	                Dorëzimi, miratimi dhe publikimi i kushteve të 
                                përgjithëshme dhe çmimeve
.	   
     	(1) Ofruesit actual të shërbimeve dhe ata që kërkojnë të ofrojnë shërbime të	   
     	telekomunikacionit për të cilat nëvojitet liçensa sipas këtij ligji, duhet të pregatisin	   
     	dhe t’i dorëzojnë ART-it një përshkrim të shërbimeve dhe të kushteve të	   
     	përgjithëshme, në të cilat përshkruhen në mënyrë të detajuar çmimet për shërbime të	   
     	tilla.	   
     	(2) Para implementimit të kushteve të përgjithëshme, ofruesit e shërbimeve me	   
     	fuqi të konsiderueshme në treg duhet të dorëzojnë një mostër të kontratës për	   
     	parapaguesit e cila do t’i bashkangjitet kushteve të përgjithëshme dhe duhet të marrin	   
     	miratimin me shkrim për të nga ART-i.	   
     	(3) ART-i duhet të lëshojë një miratim me shkrim për kushtet e përgjithëshme dhe	   
     	çmimet jo më vonë se 7 ditë pas pranimit nga ofruesi i shërbimeve përveç nëse ART-i	   
     	vlerëson që i nëvojiten informata plotësuese dhe/apo kalkulime shtesë, me ç’rast pas	   
     	njoftimit të ofruesit të shërbimeve lidhur me këte, kjo periudhë kohore do të zgjatët	   
     	për jo më shumë se 14 ditë.	   
     	(4) Në rast se ART-i dështon që të nxjerrë pajtimin e tij me shkrim ndaj ofruesit të	   
     	shërbimeve brenda periudhës së specifikuar në paragrafin 3 të këtij nëni, atëherë do të	   
     	supozohet se ART-i ka dhënë pajtimin e vet.	   
     	(5) ART-i mund të urdhërojë një ofrues të shërbimeve që të bëjë ndryshime në	   
     	kushtet e tij të përgjithëshme edhe pasi të jetë dhënë pajtimi i ART-it, në rast se ai	   
     	vlerëson se ndryshimet e tilla janë të nëvojshme që të mbrohen parapaguesit, apo të	   
     	mbrohet konkurenca.	   
.
                                         Nëni 24	   
     	                            Formulimi i çmimeve	   
     	(1) Çmimet e shërbimeve të telekomunikacionit do të bazohen në çmimin e	   
     	ofrimit efikas të shërbimeve të tilla, dhe, për llojin e njëjtë të shërbimit nga ofruesi i	   
     	njëjtë i shërbimeve, ai duhet të jetë identik nëpër tërë Kosovën, apo në tërë hapësirën	   
     	e veprimit të ofruesit të shërbimeve në rast se ofruesi i shërbimeve nuk vepron në tërë	   
     	territorin e Kosovës.	   
     	(2) Çmimet për shërbimet e rrjetës së telefonisë fikse dhe për shërbimet e ofruara	   
     	nga ofruesit e shërbimeve me fuqi të konsiderueshme në treg do të përbëhen nga	   
     	çmimet aktuale të ofrimit të shërbimeve të tilla, duke u bazuar në standardet e	   
     	aplikueshme të kontabilitetit.	   
     	(3) Çmimet për shërbimet e rrjetës së telefonisë fikse dhe për shërbimet e ofruara	   
     	nga ofruesit e shërbimeve me fuqi të konsiderueshme në treg duhet të jenë:	   
     	(a) të klasifikuara në masë të mjaftueshme që t’u lejojnë konsumatorëve	   
     	që mos të paguajnë për shërbimet që nuk i përdorin;	   
     	(b) transparente, jo-diskriminuese dhe të pandryshuara nga aplikimi i	   
     	parapaguesit;	   
     	(c) të jenë në dispozicion për shqyrtim nga publiku;	   
     	(d) të jenë të disajnuara në atë mënyrë që lirimet të jenë të përshtatura që	   
     	të sigurohet që shërbimet apo prodhimet e lidhura të mos ndikojnë në	   
     	mënyrë të dis-favorshme në konkurencë.	   
     	(4) Ofruesit e shërbimeve mund t’i reduktojnë çmimet e furnizimit të aplikimeve	   
     	të përgjithëshme siç është e cekur në këtë nën, në mënyrë që të marrë në konsideratë	   
     	rrethanat e veçanta të personave me paaftësi apo katëgorive të tjera të konsumatorëve.	   
     	(5) Në pajtim më kushtet e këtij nëni, ART-i do të zhvillojë dhe implementojë një	   
     	politikë të detajuar të vendosjes së çmimeve e cila do të jetë në përputhshmëri me	   
     	kërkesat e këtij ligji.	   
.
                                         Nëni 25	   
     	                           Përmbajtja e liçencës	   
     	(1) Një liçensë duhet të përmbajë, por nuk do të kufizohet vetëm në:	   
     	(a) informatat që kanë të bëjnë me llojin e shërbimeve, karakterisitika	   
     	dhe/apo standardet e veprimit të rrjetës, hapsira të cilën ajo mbulon, si	   
     	dhe informatat lidhur me kapacitetet dhe zgjerimin e rrjetës;	   
     	(b) informatat që kanë të bëjnë me të liçensuarin dhe të gjithëa kufizimet tjera aplikative;	   
     	(c) kushtet e liçensës; dhe	   
     	(d) obligimet e të liçensuarit sipas këtij ligji dhe të gjithëa legjislacionëve	   
     	tjera që janë në përputhshmëri me këtë ligj.	   
.
                                         Nëni 26	   
     	     Kushtet, transferi, ndryshimi, përtëritja, anulimi, revokimi dhe skadimi
.	   
     	(1) Çdo liçensë do të lëshohet për një periudhë të caktuar kohore që nuk duhet të	   
     	kalojë 15 vite, dhe që duhet të paguhet në baza vjetore.	   
     	(2) Si kusht për vazhdimin e vlefshmërisë së cilësdo liçense të lëshuar, i liçensuari	   
     	do të raportojë në ART çfarëdo ndryshimi në statusin e tij ligjor, civil apo tatimor, apo	   
     	fillimin e çfarëdo procedure ligjore apo procedure të falimentimit, vullnëtarisht apo	   
     	jo-vullnëtarisht, kundrejt të liçensuarit brenda 30 ditëve	   
     	(3) Asnjë liçensë nuk mund ti transferohet asnjë personi, duke përfshirë edhe	   
     	transferimet në bazë të një procesit të likuidimit të urdhëruar nga gjykata, pa miratimin	   
     	paraprak të ART-it.	   
     	(4) ART mund të ndryshojë një liçensë nëse:	   
     	(a) është udhëzuar nga Ministria në koordinim të ngushtë me PSSP-në si	   
     	çështje e menaxhimit të spektrit të radio frekuencave; apo	   
     	(b) kërkohet sipas dekreteve ndërkombëtare ligjore që janë valide në	   
     	Kosovë.	   
     	(5) Në fund të periudhës për të cilën është lëshuar liçensa, ART-i mundet, por nuk do të jetë i	   
     	obliguar që të ripërtrijë edhe nëse të gjithëa kushtet e parashkruara për marrjen e një liçense janë	   
     	përmbushur.	   
     	(6) ART do të anulojë liçensën nëse kërkohet nga i liçensuari.	   
     	(7) ART duhet të revokojë liçensën nëse:	   
     	(a) i liçensuari dështon që të përmbushë kushtet e liçensës sipas ART-it;	   
     	(b) aplikacioni për liçensë zbulohet se përmban informata të rrejshme, të	   
     	pasakta apo informata të rrejshme që kanë karakter të rëndësishëm;	   
     	(c) i liçensuari dështon të fillojë ofrimin e shërbimeve brenda një viti nga	   
     	lëshimi i saj, përveç nëse nuk është e cekur ndryshe në liçensë;	   
     	(d) tarifa për liçensë nuk është paguar dhe paralajmërimi me shkrim për	   
     	mospagesë është dorëzuar më parë;	   
     	(e) në bazë të udhëzimeve nga Ministria në koordinim të ngushtë me	   
     	PSSP -në si çështje e menaxhimit të spektrit të radio frekuencave	   
     	dhe/apo;	   
     	(f) nëse ART-i përcakton se dështimi i ofruesit të shërbimeve për të kryer	   
     	obligimet e tij sipas liçensës do të shkakëtonte parregullsi të mëdha në	   
     	treg.	   
     	(8) Një liçensë do të skadojë:	   
     	(a) me përfundimin e periudhës kohore për të cilën është lëshuar, nëse nuk	   
     	ripërtrihet, apo;	   
     	(b) nëse i liçensuari pushon së ekzistuari dhe transferimi nuk është bërë;	   
     	(9) Të gjithëa veprimet e ndërmarra nga ART-i në bazë të këtij nëni do të bëhen	   
     	publike dhe do të vendosen në faqen zyrtare të ART-it në internët.	   
.
                                         Nëni 27	   
     	        Përdorimi i përbashkët i pajisjeve dhe e drejta për të kaluar	   
     	ART-i do të vendosë rregulla për përdorimin e pronave nën kontrollin privat dhe	   
     	publik sa ka të bëjë me shërbimet e telekomunikacionit dhe ofruesit e shërbimeve,	   
     	duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në shtyllat e transmetimit për	   
     	shërbimet ajrore, ngjitjen e shtyllave telefonike për shërbimet me kabllo dhe format	   
     	tjera aplikative infrasrukturale. ART-i gjithëashtu do të vendosë rregulla për të	   
     	minimizuar shkatërrimin aksidental apo dëmtimin e pajisjeve të rrjetës, duke	   
     	përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në kabllot për transmetim ajror apo	   
     	kabllovik.	 

< 23
faqe
- 24 -

25 >