Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/23
. Kapitulli 3 Autoriteti dhe parimet e veprimtarisë së ART-it . Nëni 8 Politikat operative dhe standardet e mirësjelljes (1) Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të adoptojë rregullat e veta operative, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në, punësime dhe politika të punësimit të cilat janë jo-diskriminuese dhe që bazohen në përshkrime të shkruara punë. Të gjithëa rregullat administrative që adoptohen nga ART-i, do të vihen në dispozicion për inspektim nga publiku. (2) Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të adoptojë standarde të mirësjelljes për anëtarët dhe personëlin, standarde këto që do të sigurojnë që ata i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri dhe mirë, duke evituar konfliktetet e interesit. Standardet e tilla të mirësjelljes do të përfshijnë dispozita të veçanta mbi; (a) përvetësimin e çfarëdo përfitimi, nga çfarëdo pajisje e telekomunikacionit apo pranimin e çfarëdo të ardhurash financiare nga cilido furnizues apo ofrues i shërbimeve, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në, para të gatshme, aksionë, pasuri të patundëshme, dhurata, udhëtime apo shërbime personale; (b) pronësi në, apo autoritet për të ushtruar kontroll apo menaxhuar veprimtarinë e cilitdo furnizues të pajisjeve të telekomunikacionit apo ofruesi të shërbimeve, duke përfshirë PTK-në apo nënvarësve të saj ose cilit do pasues në interes. (3) Kufizimet e paragrafit (2) (b) nuk do të zbatohen për aksionët që investohen dhe që mbahen në formë të skemës së pensionëve apo fondit të ndërsjelltë të ndërmjetësuar, duke marë parasysh sidoçoftë që vlera e aksionëve të tilla të mos kalojë 5 përqind të kapitalit të tregut, dhe duke marë parasysh që aksionët e tilla të bëhen publike në formë të një deklaratë zyrtare në kohën e vendosjes së tyre apo mbrenda 15 ditëve pas transakcionit të tillë. . Nëni 9 Vendosja dhe mbledhja e tarifave (1) ART-ja do të caktoj taksat administrative për shërbimet e telekomunikacionit në pajtim me këtë ligj dhe ligjislacione të tjera relevante . ART-i do të publikojë skemën e saj të tarifave në faqen e saj zyrtare në internët, dhe do ta vërë një kopje në dispozicion në zyrat e ART-it për inspektim nga publiku. (2) ART-i do të nxjerrë lista të tarifave siç vijon: (a) Jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të zbatojë një listë të tarifave që do të vendosen për procesimin e aplikacionëve, regjistrimin, liçensimin, lëshimin e të drejtës për përdorimin e burimeve të caktuara të frekuencave, si dhe lëshimin e numrave dhe bllokave të numrave; (b) Jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të zbatojë një listë të tarifave që do të vendosen në lidhje me tenderët publik dhe ankandet. (c) Jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të zbatojë një listë të tarifave të cilat do të vendosen për kundravajtje, gjoba dhe dënime. Gjobat dhe dënimet do të përcaktohen në EURO dhe këtë do ta bëj Ministria. (3) Lista e tarifave për secilën katëgori të shërbimeve do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithëë ofruesit e shërbimeve. (4) ART-i ka të drejtë që të ndryshojë listën e tarifave. Rritjet apo zvoglimet e tarifave do të zbatohen në mënyrë të njejtë për secilën katëgori aplikative. ART-i do të publikojë në faqen e saj zyrtare në internët të gjithëa ndryshimet e tilla të propozuara jo më vonë se 3 muaj para datës së hyrjes në fuqi të ndryshimeve të tilla. (5) ART-i do të caktojë rregulla të brendëshme për të siguruar që, pikëpamjet e publikut dhe sektorit privat të mirren në konsideratë, sa ka të bëjë me të gjithëa tarifat dhe rritjet e tarifave. (6) ART-i do të caktojë dënime për pagimin e vonshëm të tarifave të përshkruara në këtë nën, dënime këto që do të jenë 25 përqind e tarifës që nuk është paguar me kohë. . Nëni 10 Seancat publike (1) ART-i mund të organizojë seanca publike mbi të gjithëa çështjet e rëndësishme të telekomunikacionit, ose me vetëiniciativë ose pas kërkesës me shkrim nga Ministri. (2) ART-i mund të organizojë senaca që kanë të bëjnë me autoritetin e saj rregullativ, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në, vendosjen e tarifave dhe shkeljeve të kornizës rregullative nga ofruesit e shërbimeve (3) Seancat e mbajtura nga ART-i, do të jenë publike, përveç nëse ART-i vendos ndryshe, për shkak të trajtimit të ndonjë çështje me karakter konfidencial në nje seancë të tillë. (4) ART-i do të adoptojë rregulla dhe procedura specifike për të qeverisur seancat publike. ART-i, do të vë në dispozcion të publikut procedurat e saj për organizmin e seancave. (5) Të dhëna gjithëpërfshirëse me shkrim do të regjitstrohen gjatë seancave të mbajtura nga ART-i. . Nëni 11 Ankesat, zgjidhja e konflikteve dhe e drejta për të apeluar (1) Jo më vonë se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ART-i do të adoptojë procedura për tu përgjegjur me efektshmëri komenteve apo ankesave nga palët e ndikuara, personat me interes legjitim dhe publikut në përgjithësi. (2) Aty kur kërkohet në këtë ligj apo në legjislacionin tjeter përkatës, ART-i do të zgjidhë konfliktet ndërmjet pjesëmarrësve në aktivitetet e telekomunikacionit, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në konfliktet ndërmjet ofruesve të shërbimeve, shfrytëzuesve dhe pronarëve të tokës dhe pajisjeve (ndërtesave). (3) ART-i do ti fillojë procedurat e tilla për zgjidhjen e konflikteve, ose me kërkesën e njërës palë në konflikt sipas paragrafit (1) të këtij nëni, ose me vetëiniciativë. (4) Me pranimin e një kërkese nga një palë për të filluar procedurat për zgjidhjen e konflikteve, ART-i nuk do të ketë më shumë se 6 javë për të mbledhur informata më qëllim të marrjes së vendimit për pranimin apo refuzimin e një kërkese të tillë. (5) Në rast se ART-i e refuzon kërkesën për fillimin e procedurave për zgjidhjen e konflikteve, palët do të njoftohen me shkrim, së bashku me arsyet për një refuzim të tillë. (6) Në rast se ART-i pranon kërkesën për të zgjidhur konfliktin, ART-i do të mbajë një mbledhje me palët konfiktuoze, do të mbajë një seancë të dëgjimit me qëllim të parashtrimit të të gjithëa fakteve përkatëse pastaj dhe të lëshojë vendimin, duke e pranuar ose refuzuar ankesën. (7) Vendimet e ART-it do të bazohen në ligjin aplikativ apo rregulloret, gjithëmonë duke ndjekur principin e mbrojtjes së interesit të shfrytëzuesve, promovimit të risive dhe zhvillimit të sektorit të telekomunikacionit, dhe mbrojtjen e konkurencës. (8) Aktet dhe vendimet zyrtare të ART-it do të shqyrtohen nga gjyqet dhe do të jenë subjekt i çfarëdo apelimi nga palët e pakënaqura përmes procedurave administrative gjyqësore, siç përshkruhet në ligjin në Kosovë. . Nëni 12 E drejta për të mbledhur dhe mbajtur informata (1) ART do të mbledhë dhe do të mbajë informata, duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në: statistika, financa, raporte të punësimit dhe raporte mbi veprimin e rrjetës, apo raporte të tjera të cilat i nëvojiten për të ushtruar përgjegjësitë e tij sipas këtij ligji apo çfarëdo legjislacioni tjetër përkatës. (2) ART do të mbledhë të dhëna personale vetëm në pajtim me ligjin e Kosovës. (3) Gjatë trajtimit të informatave të mbledhura ART-i do t’i ruaj fshehtësitë afariste dhe informatat e tjera konfidenciale. . Nëni 13 Shënimet zyrtare (1) Në bazë të autoritetit të tij për të mbledhur dhe mbajtur informata, ART-i do të krijojë dhe mbaje regjistra zyrtarë të ofruesve të shërbimeve, personave që u janë akorduar radio frekuenca si dhe personave që u janë dhënë blloqe numrash sipas sistemit vendor të numërimit. (2) Regjistrat zyrtarë do të administrohen sipas një baze (program) të ndërsjelltë kompjuterike të të dhënave. (3) Të dhënat në vijim duhet të përfshihen nga ART-i në regjistrin e ofruesve të shërbimeve: (a) emri i plotë dhe titulli i ofruesit të shërbimeve; (b) statusi ligjor dhe numri i tatimpaguesit; (c) emri i plotë dhe numri identifikues personal i zyrtarit përgjegjës; (d) numri i regjistrimit në regjistrin afarist të Kosovës; (e) adresa apo adresa e zyrës kryesore; (f) informata lidhur me autorizimin dhe/apo liçensën e lëshuar; (g) data e skadimit të afatit të autorizimit dhe/apo liçensës së lëshuar. (h) lloji i shërbimeve të telekomunikacionit që do të ofrohen; (i) informata tjera relevante në autorizim dhe/apo liçensë; (j) informata mbi klasifikimin e ofruesit të shërbimeve sa ka të bëjë me fuqinë e tij në treg; dhe, (k) informata që kanë të bëjnë me pagimin nga ofruesi i shërbimeve të tarifave, dënimeve dhe apo gjobave të vendosura nga ART-i. (4) Të dhënat në vijim duhet të përfshihen nga ART-i në regjistrin e personave të cilëve u janë akorduar burime të spektrit frekuencor: (a) emri i plotë dhe titulli i personit; (b) statusi ligjor dhe numri i tatimpaguesit; (c) emri i plotë dhe numri personal identifikues i zyrtarit përgjegjës; (d) numri i regjistrimit në regjistrin afarist të Kosovës; (e) adresa apo adresa e zyrës kryesore; (f) informata lidhur me akordimin e radio frekuencës; (g) data e skadimit të afatit të liçensës; (h) lloji i shërbimeve të telekomunikacionit që do të ofrohen; (i) informata tjera lidhur me caktimin e frekuencave personit përkatës; dhe, (j) informata lidhur me pagimin e tarifave, dënimeve apo gjobave të vendosura nga ART-i nga personi në fjalë. (5) Të dhënat në vijim duhet të përfshihen në regjistrin zyrtar të personave të cilëve u janë dhënë blloqe të numrave sipas planit të Kosovës të numërimit: (a) emri i plotë dhe titulli i personit; (b) statusi ligjor dhe numri i tatimpaguesit; (c) emri i plotë dhe numri personal identifikues i zyrtarit përgjegjës; (d) numri i regjistrimit në regjistrin afarist të Kosovës; (e) adresa apo adresa e zyrës kryesore; (f) informata lidhur me dhënjen e blloqeve të numrave; (g) data e skadimit të afatit të liçensës; (h) lloji i shërbimeve të telekomunikacionit që do të ofrohen; (i) informata tjera lidhur me caktimin e frekuencave personit përkatës; dhe, (j) informata lidhur me pagimin e tarifave, dënimeve nga personi në fjalë apo gjobave të vendosura nga ART -i. (6) ART-i gjithëashtu mund të marrë informata të specifikuara në paragrafin 5 të këtij nëni përmes një lidhjeje direkte të kompjuterizuar. (7) ART-i do të dorëzojë një raport vjetor në Kuvend, mbi punën e ART-it gjatë vitit paraprak. ART-i do të publikojë raportin në faqen e tij zyrtare në internët, si dhe do të vërë një kopje në dispozicion në zyrat e saj për inspektim nga publiku. . Nëni 14 Hetimet dhe kundravajtjet (1) ART-i mund te hetojë çfarëdo fakte, kushte, veprimtari, apo çështje të cilat ai mendon se është e nëvojshme të përcaktohet nëse ndonjë person ka shkelur apo do të shkelë këtë ligj, ligje tjera aplikative, apo çfarëdo vendimi të marrë në bazë të tyre, apo për të ushtruar çfarëdo përgjegjësie tjetër të ligjshme të ART-it. (2) Gjatë ushtrimit të hetimeve të tilla, një anëtar i bordit të ART-it apo cilido zyrtar i caktuar nga bordi, do të ketë të drejtë që të ftojë dëshmitarë apo t’i detyrojë ata që të jenë të pranishëm, të marrë prova dhe dhe të kërkojë prodhimin e librave, letrave, kontratave, marrëveshjeve dhe shënimeve të tjera të nëvojshme për hetimin. (3) Në rast se ndonje person dështon që tu bindet urdhërave të ART-it, ART-i mund të kërkojë ndihmën e çfarëdo gjykatë me jurisdiksionin kompetent apo institucioni për zbatimin e ligjit për të siguruar pajtueshmërinë e personave në fjalë me të. (4) Një kompani, organizatë apo njësi tjetër ligjore do të jetë e detyruar nga ky ligj nëse ka vepruar, ka marrë një vendim apo ka dështuar që të veprojë ku është dashur të veprojë, si rezultat i një vendimi të marrë apo veprimi të kryer (çoftë me qëllim, me pamaturi apo me nëglizhencë) nga një drejtor, sekretar, menaxher, anëtar i bordit apo zyrtar tjetër i asaj kompanie, organizatë apo njësie. . Nëni 15 Zbatimi (1) ART-i do të emërojë inspektorë për të verifikuar ekzekutimin ligjor të kushteve të liçensës dhe që të deyrojnë shfrytëzimin ligjor të burimeve të spektrit frekuencor, duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në: a) Ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit; b) Pirgjet, kanalet dhe lidhjet e brendëshme. (2) ART-i do të lëshojë identifikime zyrtare për inspektorët dhe do t’u sigurojë udhëzime me shkrim për ushtrimin e inspektimit. Inspektorët mund të marrin mendime nga ekspertët si dhe këshilla teknike që do t’u ndihmojnë në misionin e tyre. (3) Ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë dokumente, planë dhe çasje në objekte sipas kërkesës së inspektorëve që kanë urdhëresa me shkrim për ushtrimin e inspektimit. (4) ART-i mund të lëshojë urdhëra të shkruara për bllokimin dhe blombimin (plumbimin) e paisjeve dhe/apo objekteve që nuk kanë liçensë, kur ajo ka skaduar apo kur inspektorët kanë dëshmi të dokumentuar që kushtet e liçensës nuk janë përmbushur. Urdhërat e ART-it për bllokim do të implementohen nga inpektorët e tij dhe autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit. (5) Kur inspektorët kanë dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se i liçensuari ka bërë kundërvajtje ndaj këtij ligji, ndaj kushteve të liçensës dhe/apo rregullave të miratuara, ART-i mund: a) të vendosë gjoba dhe lëshojë urdhëra me shkrim për të përmirësuar veprimet e gabueshme brenda një periudhe të caktuar kohore; b) suspendojë apo revokojë autorizimet e përgjithëshme apo liçensën individuale. . Nëni 16 Masat për barrierat e hyrjes në treg (1) Jo më vonë se 9 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i duhet t’i dorëzojë Kuvendit një raport në të cilin identifikohen dhe lehtësohen lëvizjet e barrierave për hyrje në treg për sipërmarrësit dhe biznëset e tjera të vogla për ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit. (2) Raporti duhet të marrë parasysh mendimet dhe brengat e sektorit privat, që do të mund të kërkohen ose përmes një procedure formale publike, në formë të një kërkese me shkrim për dorëzimin e komenteve, ose që të dyjat. Në veçanti, ky shqyrtim do të përqëndrohet në çështjet në vijim: a) mundësinë, kualitetin dhe çmimet e lidhjeve të huazuara, ndërlidhjeve, duke përfshirë elementete e pa-ndërlidhura të rrjetës dhe informatat themelore të parapaguesit që janë të përshtatëshme për regjistrat telefonik dhe faqet e verdha; b) sigurimin e mallrave dhe shërbimeve nga PTK-ja, bazuar në konkurencë. c) barrierat për adoptimin e tregtimit elektronik, dukë përfshirë këtu, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në: (i). nënshkrimet elektronike; (ii). infrastrukturën kyçe publike (iii). emërimin dhe adresimin në internët. (iv).aspektin teknik dhe financiar të portave ndërkombëtare, që sigurojnë ndërlidhjen dhe orientimin e trafikut telefonik brenda dhe jashtë Kosovës. (3) ART-i do të ndërmarrë një shqyrtim të ri të atyre lëndëve të përmendura në paragrafin (2) të këtij nëni dhe t’i raportojë Kuvendit jo më vonë se 1 vit pas shqyrtimit të parë, dhe pastaj do të bëjë këtë raportim në baza vjetore. . Nëni 17 Përputhshmëria me BE-në (1) Jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ART-i duhet t’i dorëzojë Kuvendit një raport në të cilin identifikohen pengesat teknike që të mund të arrihet përputhshmëri e plotë me udhëzimet dhe vendimet e BE-së sa ka të bëjë me zhvillimin e një tregu të hapur dhe konkurrues të telekomunikacionit. Ky shqyrtim do të përqëndrohet veçanërisht në çështjet teknike në vijim: (a) radio frekuencat; (b) plani i numërimit: adoptimi i përgjegjësive të numërimit të kornizës së ONP, veçanërisht të numrit të zakonshëm hyrës ndërkombëtar (00) dhe numrat pa tarifë (emergjenca dhe shërbimet tjera me vlerë të shtuar të rrjetës); (c) tregëtimi elektronik: adoptimi i Udhëzimit të BE-së për themelimin e një kornize të përbashkët për nënshkrimet elektronike dhe rrjedhjen ndërkufitare të informatave; (d) emërimi dhe adresimi në internët: krijimi i një sfere (domaini) të nivelit më të lartë me qëllim të lehtësimit të shfrytëzimin afarist të internëtit në Kosovë; dhe, (e) lidhjet me ofruesit ndërkombëtar të shërbimeve: adoptimi i procedurave publike dhe dokumenteve të referencës (2) ART-i do të bëj një rishqyrtimin të ri të lëndëve të cekura në paragrafin 1 të këtij nëni dhe t’i raportojë Kuvendit jo më vonë se 1 vit pas shqyrtimit të parë, dhe pas asaj do të raportojë në baza vjetore.
< 22 |
faqe - 23 - |
24 > |