Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/173
Neni 20 Subvencionet dhe kompanitë e bashkuara 20.1 Kooperativa e Bujqëve mund të jetë pronare e aksioneve të kompanisë së angazhuar në biznes me anë të blerjes së aksioneve të saj ose me anë të kontributit në kapitalin aksionar të kompanisë së tillë. 20.2 Kooperativa e Bujqëve nuk mund të jetë anëtare e ortakërisë së përgjithshme e as të ndonjë forme të organizimit të biznesit ku përgjegjësia e anëtarëve nuk është e kufizuar me kontributet e tyre aksionare. Neni 21 Masat ndëshkimore 21.1 Me dënim me gjobë prej 500 deri 4000 Euro do të dënohet për delikt ekonomik çdo person që në titullin e firmës shfrytëzon emrin e kooperativës e nuk është i regjistruar sipas këtij ligji 21.2 Me denim me gjobë deri në 5000 euro, do të dënohet për delikt ekonomik kooperativa e bujqëve nëse: (a) Ushtron veprimtari të cilat nuk janë të parapara në statutin e saj dhe për të cilat nuk është e regjistruar (neni 2.2); (b) Nëse në emertimin e firmës së vetë nuk e shfrytëzon emrin e kooperativës, (c) Nëse nuk mban regjistrin e anëtarëve të Kooperativës (neni 7.3) Neni 22 Udhëzimet Administrative 22.1 Ministria do të jetë kompetente për nxjerrjen e Udhëzimeve Administrative për zbatimin e këtij ligji.
< 172 |
faqe - 173 - |
174 > |