Neni 17
   Likuidimi
   17.1 Kooperativa likuidohet për shkak të:
   a) Kryerjes së periudhës për të cilën është themeluar, ose shuarjes së a veprimtarisë
   për të cilën është themeluar përveç nëse nga mbledha e jashtëzakonshme e
   Kuvendit të Përgjithshëm nuk vendoset ndonjë veprimtari e re.
   b) Heqjes dorë nga statuti i kooperativës së bujqëve, të votuar me votim unanim
   nga anëtarët e kooperativës në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit
   të Përgjithshëm;
   c) Me vendim gjyqësor ku numri i anëtarëve të kooperativës është më i vogël sesa
   minimumi ligjor ose në mungesë të vendimit të Kuvendit të Përgjithshëm siç
   është caktuar në nenin 16-1 ose ku kooperativa kryen aktivitete të tjera nga ato të
   lejura legalisht dhe ku kapitali nuk është i ndarë në aksione sipas këtij ligji.
   17.2 Kooperativa që likuidohet mbetet entitet legal gjatë periudhës së likuidimit vetëm
   për qëllim likuidimi.
   17.3 Likuiduesit emërohen nga Kuvendi i Përgjithshëm përveq në rastet kur gjykata i
   emron likiduesit.
   17.4 Pasuria neto që mbetet pas pagimit të të gjithë kreditorëve dhe pagimin e kontributeve
   të anëtarëve nuk do t’u ndahet anëtarëve. Pasuria neto detyrimisht do të transferohet
   në një kooperativë tjetër ose bashkësi të kooperativave të bujqëve, ose te një
   organizatë tjetër ligjore e kooperativave të bujqëve.
   17.5 Nëse likuidimi shfaqet për shkak të ligje ve të falimentimit, dispozitat e caktuara në
   këtë ligj nuk do të aplikohen.

   Neni 18
   Bashkimi - Ndarja
   18.1 Një ose më shumë kooperativa të bujqëve mund të transferojnë interesat e tyre te
   një kooperativë eksistuese e bujqëve ose te një kooperativë e re e bujqëve e
   themeluar nga to.
   18.2 Një kooperativë e bujqëve mund të ndahet në dy kooperativa të bujqëve me anë të
   transferimit të interesave të veta në një kooperativë të re ose ekzistuese të bujqëve.
   Në të dy rastet, kooperativa që transferon interesat e veta sipas këtij neni, pushon së
   ekzistuari pa u likuiduar.
   18.3 Në rastet e pushimit të egzistimit të kooperativës për shkaqet nga ky nen, pasurija e
   kooperativës u bartet trashigimtarëve juridik të sajë.
   18.4 Bashkimet dhe ndarjet lejohen vetëm në mes kooperativave .

   Neni 19
   Bashkësitë e Kooperativave të Bujqëve (Bashkësitë)
   19.1 Bashkësitë e Kooperativave të Bujqëve (Bashkësitë), mund të themelohet me
   vendimin për bashkim të dy apo më shumë kooperativave të Bujqëve të cilat
   bashkojnë të mirat materiale dhe të drejtat e tyre me qëllim të ushtrimit të
   veprimtarisë së caktuar dhe si e tillë duhet të regjistrohet në zyren e regjistrimit të
   subjekteve juridike.
   19.2 Vendimi për bashkim merret nga Këshilli drejtues i Kooperatives dhe për këtë
   informohet Kuvendi i përgjithshëm në mbledhjen e tij të rregullt.
   19.3 Nëse kontributi i kooperativës në Bashkësi është i kufizuar në disa veprimtari të
   caktuara, me vendim për bashkim do të identifikohen saktësisht veprimtaritë e tilla .
   19.4 Organet qeverisëse të Bashkësisë së Kooperativave i përbëjnë përfaqësuesit e
   kooperativave anëtare të caktuar nga Këshillat drejtuese të tyre.
 
 

< 171
faqe
- 172 -

173 >