Neni 22
   Autorizimi për lëshimin e faturave të tatimit për pronën e paluajtshme
   22.1 Komuna duhet të posedojë autorizimin valid për lëshimin e faturave të tatimit nga
   Ministria e Financav dhe e Ekonomisë me qëllim të lëshimit të faturave të tatimit dhe
   vjeljes së tatimit mbi pronën në përputhje me këtë Rregullore.
   22.2 Për të marrë autorizimin e tillë komuna duhet të dëshmojë para Ministrisë së
   Financave dhe të Ekonomisë se ajo:
   (a) I ka identifikuar dhe regjistruar karakeristikat fizike të pronës së tatueshme
   me pronën e cila lirohet nga tatimi;
   (b) E ka themeluar një bazë të të dhënave tatimore mbi pronën;
   (c) I ka zbatuar kriteret e vlerësimit në përputhje me kriteret e përcaktuara me
   nenin 12;
   (d) Ka caktuar tarifat tatimore mbi pronën në pajtim me këtë Rregullore dhe
   (e) Ka vendosur aftësinë administrative për të kryer menaxhimin e informimit
   mbi pronën, vlerësimin e pronës, faturimin, vjeljen, vjeljen e dhunshme dhe ankesat
   administrative.
   22.3 Certifikimet që janë lëshuar nga Autroriteti Qendror Fiskal për komunat sipas
   dispozitave të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/23 të datës 29 shtator 2001 mbi
   programin eksperimental për caktimin e tatimit mbi pronën e paluajtshme në Kosovë do
   të konsiderohen autorizime valide sipas kësaj Rregulloreje.
   22.4 Të gjitha komunat, të cilat nuk janë certrifikuar sipas programit eksperimental,
   duhet të paraqesin kërkesën për autorizim te Ministria e Financave dhe e Ekonomisë më 1
   tetor ose para 1 tetorit 2003.
   22.5 Ministria e Financave dhe e Ekonomisë do t’u bëjë inspektime vjetore komunave
   të cilat kanë marrë autorizime. Inspeksioni i tillë duhet të garantojë se janë duke u zbatuar
   standardet e parapara të vlerësimit, se baza e të dhënave tatimore mbi pronën mirëmbahet
   në mënyrën e duhur, se procedurat e vjeljes së dhunshme zbatohen në mënyrë adekuate
   dhe se komuna vepron në përputhje me këtë Rregullore.
   22.6 Nëse inspektimi i kryer në pajtim me nenin 22.5 zbulon se komuna nuk i është
   përmbajtur materialisht kësaj Rregulloreje, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë duhet
   t’i lëshojë vërejtje asaj komune ku konstatohet natyra e mospërputhjes si dhe veprimi i
   kërkuar për respektimin e kësaj Rregulloreje.
   22.7 Ministria e Financave dhe e Ekonomisë mund t’ia anulojë autorizimin e lëshuar
   secilës komunë e cila nuk ndërmerr veprimet e duhura lidhur me respektimin e kësaj
   Rregulloreje brenda 90 ditësh nga pranimi i vërejtjes së tillë.
 
 

< 160
faqe
- 161 -

162 >