Neni 21
   Ankesat administrative lidhur me faturat e tatimit mbi pronën e paluajtshme
   21.1 Tatimpaguesi i cili ankohet se vlera e vlerësuar e pronës nuk ka qenë vlerë e
   tregut, se ekzistojnë gabime në bazën e të dhënave tatimore mbi pronën sipas të cilave
   fatura e tatimit është bazuar ose se fatura e tatimit është e padrejtë, mund të kërkojë
   shqyrtimin e faturës së tatimit nga Bordi komunal për ankesat lidhur me tatimin mbi
   pronën e paluajtshme. (“Bordi komunal”).
   21.2 Kërkesa e tatimpaguesit për shqyrtim duhet të bëhet me shkrim brenda 30 ditësh
   nga pranimi i faturës së tatimit dhe ajo duhet të përcillet me dëshmi mbështetëse e
   dokumentacion që dëshiron ta paraqesë tatimpaguesi.
   21.3 Kërkesa e tatimpaguesit për shqyrtim nuk e pezullon obligimin për të paguar
   tatimin.
   21.4 Pavarësisht nga neni 21.3, komuna nuk do t’i përdorë procedurat e mbledhjes së
   dhunshme për vjeljn e tatimit, përderisa nuk është marrë një vendim për kërkesën e
   tatimpaguesit.
   21.5 Brenda 60 ditësh nga koha e pranimit të kërkesës, Bordi komunal do ta njoftojë
   tatimpaguesin për vendimin e tij.
   21.6 Nëse vendimi është zgjedhur në favor të tatimpaguesit, komuna do t’i lëshojë
   tatimpaguesit kompenzimin e tatimit si dhe kamatën e grumbulluar brenda 30 ditësh nga
   data e marrrjes së vendimit nga Bordi komunal.
   21.7 Tatimpaguesi i cili nuk pajtohet me vendimin e lëshuar nga Bordi komunal mund
   të ankohet në gjykatën kompetente të juridiksionit për rishqyrtim të vendimit të marrë
   nga komuna.
 
 

< 159
faqe
- 160 -

161 >