Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/149
Administrata Tatimore Neni 10 Përgjegjësitë komunale 10.1 Secila komunë duhet të jetë përgjegjëse për funksionet e mëposhtme në administrimin e tatimit mbi pronën sa i përket pronës që është në juridiksionin e saj, siç është: (a) Menaxhimi i informatave tatimore mbi pronën; (b) Vlerësimi i pronës; (c) Përgatitja dhe lëshimi i faturave të tatimit; (d) Vjelja dhe vjelja e detyruar e tatimit mbi pronën dhe (e) Ankesat administrative. 10.2 Funksioni i vjeles duhet t’i caktohet një departamenti ose seksioni të pavarur të komunës. Funksioni administrativ i ankesave duhet t’i caktohet një Bordi komunal për ankesa lidhur me tatimin mbi pronën e paluajtshme që duhet të themelohet nga secila komunë, e që do të veprojë në përputhje me procedurën e parashtruar për këtë qëllim sipas një udhëzimi administrativ që duhet të lëshohet nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.
< 148 |
faqe - 149 - |
150 > |