Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/148
Neni 9 Regjistrimi dhe informacioni mbi pronën 9.1 Të gjithë personat, të cilët posedojnë ose banojnë në një pronë të paluajtshme janë të obliguar që ta regjistrojnë atë pronë në bazën e të dhënave për tatimin mbi pronën komunale dhe t’i ofrojnë komunës përkatëse informacionin lidhur me pronën e paluajtshme e cila i nënshtrohet regjistrimit më 1 mars ose para 1 marsit të çdo periudhe tatimore. Procedurat, duke përfshirë edhe natyrën e informacionit që duhet të sigurohet për këtë qëllim, do të përcaktohen në një udhëzim administrativ që do lëshohet nga Minstria e Financave dhe e Ekonimisë. 9.2 Të gjithë personat të cilët posedojnë, shfrytëzojnë ose marrin një pronë të paluajtshme, përveç rasteve siç është përcaktuar në nenin 9.3, duhet t’i lejojnë zyrtarët e autorizuar që përfaqësojnë autoritetet komunale të tatimit të hyjnë në tokën dhe në ndërtesat e tyre gjatë orëve të ditës për t’i mbledhur të dhënat lidhur me vlerën e pronës. 9.3 Komuna përkatëse mund të kërkojë nga Kombet e Bashkuara ose nga çdo organ i saj, duke përfshirë edhe UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in ose zyrat e jashtme të ndërlidhjes që posedojnë ose shfrytëzojnë pronë të paluajtshme për të sigurur të dhëna mbi atë pronë për bazën e të dhënave tatimore mbi pronën komunale. Sigurimi i një informacioni të tillë duhet të bëhet në baza vullnetare dhe nuk cenon privilegjet dhe imunitetin që mund të vlejë në këto raste.
< 147 |
faqe - 148 - |
149 > |