KAPITULLI 4 MALLRAT E IMPORTUARA

.
                                            Pjesa 3
                                       Lejet e importit
.
                                            Neni 15
                     Rregull e përgjithshme: nuk kërkohet leje për import
.
    Me përjashtim të mallrave të përcaktuara në listën e kontrollimit të importeve në pajtim me
    nenin 16 më poshtë, për importin e mallrave në Kosovë nuk kërkohet leje ose ndonjë licencë e
    llojit tjetër nga cilido autoritet publik.
.
                                            Neni 16
                            Lista e importeve të kontrolluara
.
    Qeveria është e autorizuar të nxjerrë listen e mallrave të quajtur “ Lista e importeve të
    kontrolluara”. Lista e tillë do të specifikojë ato lloje dhe/ato kategori të mallrave për
    importimin e të cilave është e nevojshme leja. Qeveria mund të përfshijë në një listë të tillë
    lloje apo kategori të mallrave vetëm nëse ka arësye të qarta themelore dhe të vërteta të cilat
    arësyetojnë domosdoshmërinë për kontrollimin e importimit të atyre llojeve apo cilësive të
    mallrave, në mënyrë që esencialisht të bëhet përparim në arritjen e qëllimeve vijuese:
         (a) të mbroj nga rreziqet e mundëshme ambientin, ose jetën e shëndetit të
             njerëzve, bimëve dhe kafshëve;
         (b) të mbrojë rendin dhe moralin publik;
         (c) të parandalojë shkeljen e të drejtës së pronës intelektuale;
         (d) të mbrojë konsumatorët nga praktikat rrejshme dhe mashtruese;
         (e) të implementojë dispozitën e një marrëveshje ndërkombëtare e cila e
             obligon Kosovën ta zbatojë;
         (f) të implementojë kufizimet mbi transaksionet e importimeve që kanë të
             bëjnë me arin;
         (g) të sigurojë implementimin e duhur dhe caktimin e barabartë, në mesin e
             furnizuesve dhe /ose importuesve, të kuotave të importit të vendosura nga
             Kosova në importet e mallrave të caktuara, dhe;
         (h) të siguroj në pajtim me nevojat e Kosovës, furnizimin më të mirë, dhe
             shpërndarjen e barabartë të mallrave të nevojës së pare që janë
         (i) dëshmuar të jenë të rrallë në tregjet botërore ose në Kosovë dhe
         (ii) që i nënshtrohet kontrolleve të eksportit qeveritar në rajonin e jashtëm
             të origjinës së mallit të tillë.
.
                                            Neni 17
               Përcaktimi i kritereve të kërkuara për marrjen e lejes së importit
.
    17.1 Për çdo lloj apo kategori të mallërave, të përfshirë në listën e kontrollit të importit,
    Qeveria do të themeloj ose kërkoj nga një apo më shumë autoritete publike të përcaktojë, me
    një akt normativ kriteret që duhet të plotësohen nga aplikuesi me qëllim të marrjes së lejes për
    importin e mallit të tillë.
.
    17.2 Të gjitha kriteret e tilla do të jenë transparente, të qarta dhe qenësisht të
    domosdoshme për arritjen e qëllimit të theksuar në përfshirjen e llojit të tillë apo kategorisë 
    së mallit në listen e konrtollit të importit.
.
    17.3 Të gjitha kriteret e tilla do të jenë jodiskriminuese; sidoqoftë, kur është qartë dhe
    realisht e nevojshme për arritjen e qëllimit përkatës mund të përcaktohet që leja e importit për
    llojin e veçantë të kategorisë ose llojit të mallit do t’i jepet vetëm poseduesit të licencës së
    veprimtarisë relevante; me kusht që, sidoqoftë, nga një aplikues i tillë nuk do të kërkohet
    posedimi i licencës së tillë të veprimtarisë, nëse licenca e tillë nuk kërkohet për tu marrë
    drejtpërdrejtë me mallra kompeditiv konkurues me origjinë vendore.
.
    17.4 As qeveria dhe asnjë autoritet tjetër publik nuk mund të përdorë asnjë dispozitë të
    Pjeses 3-të përveq nenit 18, që të kufizoj importimin e çdo lloji apo kategorie të mallit deri
    sa të mos jetë kërkuar kriteri i lejes së importit dhe procedura për lëshimin e saj të mos jetë
    përgatitur, plotësuar dhe zbatuar tërësisht.
.
                                            Neni 18
                                     Importet e ndaluara
.
    18.1 Nëse kategoria apo lloj i mallit të përfshirë në Listën mbi Kontrollimin të Importeve
    për arritjen e qëllimit të përcaktuar në pikat (a)-(e) të nenit 16, dhe qëllimi i tillë në 
    mënyrë të arësyeshme mund të arritet vetëm me ndalimin e importit të një malli të kategorisë 
    apo llojit të tillë, Qeveria mund të ndalojë importimin e këtij malli.
.
    18.2 Nëse importimi i një kategorie apo lloji të mallit është i ndaluar, asnjë person,
    ndërmarrje kompani publike nuk do ti lejohet që të importojë, të mirret apo të trajtojë një mall
    të tillë. Importim i një malli të tillë nga autoriteti publik mund të lejohet nëse importimi i
    tillë (i) është i qartë dhe i domosdoshëm për arritjen e funksionit publik legjitim dhe (ii) nuk
    do të përdoret apo përfshihet në asnjë mënyrë në zhvillimin, ose do të varet nga cilido
    aktivitet komercial apo bisnesor ekonomik.
.
                                            Neni 19
               Kufizimet në shfrytëzimin apo disponimin e mallrave të importuara
.
    Nëse qartë është e nevojëshme për arritjen e qëllimit të përcaktuar, një leje importi mund të
    përmabajë kushte që kufizojnë përdorimin ose disponimin tjetër që mund ti bëhet në lidhje me
    mallin e importuar.
.
                                            Neni 20
                               Lejet për transportet e shumfishta
.
    Leja e importit, deri në shkallën që është në përputhje me qëllimin e theksuar në përfshirjen e
    mallit të cakuar në listen e importeve të kontrolluara i lejon poseduesit të saj të importojë
    sasinë e përcaktuar sakt të mallrave përkatës në çdo kohë, dhe në transporte të shumfishta,
    gjatë një periudhe të caktuar kohe që nuk kalon një vit.
.
                                            Neni 21
                         Importimet jokomerciale dhe përjashtimet tjera
.
    21.1 Kur realisht nuk rrezikohet qëllimi theksuar i përfshirjes së mallrave të kategorisë
    apo llojit në listën e importeve të kontrolluara, Qeveria mund të nxjerr akt normativ që
    përjashton importet e mallrave të tilla në sasi të vogla, nën supozimet jokomerciale nga
    kërkesat që përndryshe zbatohen me lejet e importit. Çdo akt i till normativ do të përcaktojë
    kriteret transparente, objective dhe jodiskriminuese që duhet të plotësohen për kualifikimin e
    një përjashtimi të tillë të përcaktuar sipas këtij paragrafi.
.
    21.2 Nëse lloji dhe kategoria e mallit është në listën e kontrollit të importit, Qeveria mund
    të nxjerr akt normativ, që përmban dispozita të cilat lejojnë importimin e mallit gjegjës të
    veproj pa ndonjë leje importi, nën këto kushte: (i) kur qartë theksohet se importi i mallit
    përkatës nuk do të futet në tregun e zakonshëm të Kosovës ose (ii) kur qëllimi gjegjës i
    caktuar në nenin 16, mund të mbrohet njësoj me disa mjete tjera efektive. Ky paragraf
    posaqerisht vlen për mallrat të cilat hyjnë në zonën e lire, mallrat e importuara sipas
    procedurave të veçanta doganore për përpunim, mallrat e importuara sipas obligacioneve
    doganore.
.
                                            Neni 22
                              Përputhshëmria me kërkesat e OBT-së
.
    Përgatitja, miratimi dhe implementimi i të gjitha kërkesave për leje importi, kriteret dhe
    procedurat do të jenë në përputhshëri me dispozitat e marrëveshjes së OBT-së Mbi
    Procedurat e Licensimit të Importimeve që merren me licensim jo-automatik.

< 13
faqe
- 14 -

15 >