KAPITULLI 4 MALLRAT E IMPORTUARA

.
                                            Pjesa 2
                                Kërkesat dhe standardet teknike
                                   për mallërat e importuara
.
                                            Neni 12
                               Kushtet sanitare dhe fitosanitare
.
    12.1. Qeveria është e autorizimur të nxjerrë një apo më shumë akte normative në bazë të
    këtij ligji duke themeluar, ose autorizuar një apo më shumë autoritete publike të caktuara që,
    të përcaktojnë, (i) kushtet sanitare dhe /ose fitosanitare të cilat llojet e caktuara të 
    mallrave duhet t’i plotësojnë dhe (ii) procedurat objective dhe konforme të vlerësimit për 
    sigurimin e përputhshmërisë së mallrave gjegjëse me kushtet përkatëse.
.
    12.2 Të gjitha kushtet sanitare dhe fitosanitare dhe procedurat e vlerësimit të
    përputhshmërisë, metodat e aplikimit të tyre dhe lista e llojit/kategorisë së mallrave ndaj të
    cilave ato do të zbatohen, duhet të jenë të përgatitura, të miratuara dhe të zbatuara në atë
    mënyrë që që, në bazë të parimeve të mbështetura shkencore të jenë qartë në lidhje me dhe të
    domosdoshme për arritjen e një apo më shumë qëllimeve vijuese: (i) mbrojtja e jetës së
    njerëzve apo kafshëve ose shëndetit nga rreziqet që dalin nga aditivët, kontaminimet, materiet
    toksike, organizmat që bartin ose shkaktojnë sëmundjet në ushqim; (ii) mbrojtja e jetës ose
    shëndetit prej sëmundjeve që bartin kafshët ose bimët; (iii) mbrojtja e jetës dhe shëndetit të
    kafshëve dhe bimëve nga insektet e dëmshme, sëmundejt ose organizmat sëmundje -
    shkakëtues apo sëmundje-bartës; ose (iv) parandalimi ose kufizimi i demit që mund t’i
    shkatohet Kosovës nga hyrja e stabilimenteve ose shpërndarja e insekteve dhe (iv)
    parandalimi apo kufizimi i dëmtimit të Kosovës nga hyrja, vendosja apo shpërndarja e
    insekteve të dëmshme.
.
    12.3 Asnjë këkesë sanitare ose fitosanitare nuk do të jetë më shumë treg-kufizuese se
    standardi relevant ndërkombëtarisht gjerësisht i njohur ose direktiva relevante dhe/ose
    rekomandimi i nxjerrë nga organizata e njohur ndërkombëtare. Pavarësisht nga ajo që u
    theksua më lart mund të caktohet kusht më restriktiv sanitar apo fitosanitar, por vetëm nëse
    kushti i tillë qartë dhe objektivisht mund të arsyetohet me metodën e mbështetur shkencore që
    provon se kushti më restriktiv është i nevojshëm në mënyrë të domosdoshme për arritjen e
    qëllimit të përcaktuar në nenin 11.2 më lartë.
.
    12.4. Çdo kusht sanitar apo fitosanitar, dhe procedurat relevante të përputhshmërisë, vlejnë
    njësoj për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën; me kusht që sidoqoftë kushti i tillë
    ose procedura e vlerësimit të përputhshmërisë mund të bëj diskriminim të arsyeshëm në mesin
    e mallrave që kanë origjinë nga rajonet e ndryshme, por vetëm nëse arsyetimi për
    diskriminim të tillë është i qartë, objektiv dhe ndërkombëtarisht i pranuar.
.
    12.5 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i kushteve të tilla sanitare dhe fitosanitare,
    procedurat e vlerësimit të përshtatshmërisë dhe listat e llojeve/kategorive të mallrave ndaj
    të cilave ato zbatohen, (i) nuk do të kryhen me qëllim të krijimit të, ose në mënyrë që të
    kenë ndikim e pengesë të panevojshme të tregëtisë; dhe (ii) përndryshe do të përgatiten,
    miratohen dhe implementohen, aq sa është e mundëshme, në pajtim me rekomandimet
    dhe kërkesat relevante të Marrëveshjes së OBT-së Mbi Zbatimin e Masave Sanitare dhe
    Fitosanitare.
.
                                            Neni 13
                                        Normat Teknike
.
    13.1 Qeveria është e autorizuar të nxjerrë një apo më shumë akte normative në bazë të këtij
    ligji, duke themeluar apo autorizuar një apo më shumë autoritete publike të caktuara për të
    vendosur normat teknike që përcaktojnë , (i) llojet apo kategoritë mallrave duhet t’i
    plotësojnë dhe (ii) procedurat e drejta dhe objective të vlerësimit të përputhshmërisë për
    sigurimin e pajtueshmërisë së mallrave gjegjëse me normat përkatëse.
.
    13.2 Të gjitha normat teknike, procedurat e vlerësimit të përputhshmërisë, metodat e tyre
    të aplikimit dhe lista e llojeve/kategorive të mallërave ndaj të cilave ato aplikohen, duhet të
    jenë të përgatitura, miratuara dhe të aplikuara në mënyrën që është e qartë dhe e
    domosdoshme për arritjen e një apo më apo më shumë qëllimeve vijuese:(i) mbrojtja e jetës,
    shëndetit dhe sigurisë së njerëzve; (ii) mbrojtja e jetës dhe shëndetit të kafshëve dhe bimëve;
    (iii) mbrojtja e ambientit; apo (iv) parandalimi i praktikave mashtruese; me kusht që,
    sidoqoftë, çdo mase që ka qëllimin e përcaktuar në nenin 12.2, të mos jetë brenda
    fushveprimit të nenit 13.
.
    13.3 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i normave teknike, procedurave gjegjëse të
    vlerësimit të përputhshmërisë (në relacion me këto rregulla) dhe listat e llojeve/kategorive të
    mallrave ndaj të cilave zbatohen, (i) nuk duhet të kryhen me qëllim të krijimit ose në mënyrën
    që të ndikojnë në pengesat e panevojshme të tregëtisë, (ii) nuk do të kenë karakter më shumë
    kufizues të tregëtisë sesa që me të drejtë është e nevojshme për të arritur qëllimin për të
    cilin ato janë themeluar, (iii) do të vlejnë njësoj për të gjitha mallrat e ngjashme pa marrë
    parasysh origjinën, dhe (iv) përndryshe do të përgatiten, miratohen dhe implementohen, aq sa
    është e mundur në pajtim me kërkesat relevante të Marrëveshjes së OBT mbi Barrierat Teknike 
    ndaj Tregtisë.
.
    13.4 Çdo normë e tillë teknike do të bazohet në standardin relevant ndërkombëtar ose
    pjesën relevante të tij, nese standardi i tillë ekziston ose zhvillimi i tij është në një fazë
    të avancuar; me kusht që sidoqoftë , nese në bazë të dëshmive apo parimeve qenësore shkencore
    mund të provohet se normat teknike të bazuara në standardin e tillë nuk janë duke arrituar ose
    nuk do të arrijnë, në një mënyrë efektive dhe të përshtatshme, qëllimin për të cilin ka qenë ose
    do të krijohet. Norma e tillë teknike mund të shmanget prej atij standardi deri në shkallën e
    pranueshme të nevojshme për arritjen e qëllimit të tillë.
.
                                            Neni 14
                                    Standardet e prodhimit
.
    14.1 Çdo autoritet publik ose ndërmarrje tjetër që vepron në territorin e Kosovës, që është e
    inkuadruar apo ka përgjegjësi për përgatitjen, miratimin dhe implementimin e standardeve të
    prodhimit (organi vendor për caktimin e standardeve) do të përputhet me Kodin e Praktikës
    së Mirë për Përgatitjen, Miratimin dhe Implementimin e Standardeve në Aneksin 3 të
    Marrëveshjes mbi Pengesat Teknike ndaj Tregëtisë të OBT-së, si dhe ndryshimet e plotësimet
    e kohë-paskohshme të saj.
.
    14.2 Qeveria do të nxjerr akt normativ që përmban dispozita dhe kërkesa racionale që kanë
    të bëjnë me përputhshmërinë e tillë nga organet vendore të caktimit të standardeve. Nëse
    ndonjë organ vendas i caktimit të standardeve ka të drejtat e antarsisë dhe/ose ndikim në
    programin regjional apo ndërkombëtar të caktimit të standardeve, Qeveria mund të nxjerr akt
    normativ që përmbanë kërkesat që sigurojnë se organi i tillë vendor për caktimin e
    standardeve të ushtrojnë çdo të drejtë të tillë dhe/ose ndikim në mënyrën që shpie kah nxitja e
    organit të tillë rajonal/ndërkombëtar të pranojë dhe veproj në pajtim me Kodin e përcaktuar në
    paragrafin 14.1.
.
    14.3 Përgatitja, miratimi dhe implementimi i standardeve të prodhimit, procedurat gjegjëse
    të vlerësimit të përputhshmërisë dhe listat e llojeve/kategorive të mallrave për të cilat ato
    vlejnë (i) nuk do të kryhen me qëllim të krijimit ose në një mënyrë që do të ketë ndikim në
    mënyrën që krijon pengesa të panevojëshme për tregëtinë; (ii) nuk do të ketë më tepër
    karakter kufizues të tregëtisë se sa është e nevojëshme për të arritur qëllimin për të cilin ato
    janë themeluar, (iii) do të aplikohen njësoj për të gjitha llojet e ngjashme të mallrave pa
    marrë parasyshë origjinën, dhe (iv) përndryshe do të përgatiten, miratohen dhe implementohen aq
    sa është e mundur, në pajtim me rekomandimet dhe kërkesat e Marrëveshjes së OBT-së Mbi
    Pengesat Teknike mbi Tregëtinë.

< 12
faqe
- 13 -

14 >