Vitviteja/Vjetarët e Vilajetit të Kosovës

Vjetarët e Vilajetit të Kosovës
NË ENCIKLOPEDI
Koleksioni (përmbledhja) e 8 salnameve - vjetarëve të vilajetit të Kosovës gjendet vetëm në bibliotekën popullore të Fatihut në Stamboll. Vjetarët janë të botuara në gjuhën osmane, të shkruara me alfabet arab.
  • Në vitin 1879 është botuar për herë të parë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, dhe kishte gjithsej 154 faqe. Gjendet në bibliotekën Ataturk në Taksim, në bibliotekën e Universitetit të Stambollit dhe në bibliotekën e degës së Historisë të Fakultetit të Letërsisë të Universitetit të Stambollit.[1]
  • Në vitin 1883 është botuar për herë të dytë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, kishte gjithsej 178 faqe. Gjendet në Bibliotekën të Muzeut Arkeologjik, në bibliotekën Ataturk në Taksim dhe në bibliotekën e degës së Historisë të Fakultetit të Letërsisë të Universitetit të Stambollit.. [1]
  • Në vitin 1885 është botuar për herë të tretë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, kishte gjithsej 176 faqe. Gjendet në bibliotekën Ataturk në Taksim.[1]
  • Në vitin 1887 është botuar për herë të katërt në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, gjithsej 314 faqe. Gjendet në Bibliotekën të Muzeut Arkeologjik, në bibliotekën Ataturk në Taksim, në bibliotekën e Arkivit të kryeministrisë osmane dhe në Bibliotekën shtetërore të Bejazitit.[1]
  • Në vitin 1888 është botuar për herë të pestë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Prishtinë, kishte gjithsej 283 faqe. Gjendet në bibliotekën Ataturk në Taksim, në bibliotekën e Arkivit të kryeministrisë osmane dhe në bibliotekën e Universitetit të Stambollit. [1]
  • Në vitin 1893 është botuar për herë të gjashtë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Shkup, kishte gjithsej 239 faqe. Gjendet në bibliotekën e Arkivit të kryeministrisë osmane dhe në bibliotekën e Hakkë Tarëk Us[1]
  • Në vitin 1896 është botuar për herë të shtatë në shtypshkronjën e vilajetit të Kosovës në Shkup, kishte gjithsej 753 faqe. Gjendet në bibliotekën Ataturk në Taksim, në bibliotekën e Arkivit të kryeministrisë osmane, në bibliotekën e Hakkë Tarëk Us dhe në bibliotekën e Universitetit të Stambollit [1]
  • Në vitin 1900 është botuar për herë të fundit në shtypshkronjën e Vilajetit të Kosovës në Shkup, kishte gjithsej 936 faqe. Gjendet në bibliotekën Ataturk në Taksim. [1]
  • 2000 : Shoqata kulturore dhe përkrahëse Rumeli nga Stambolli, botoi në gjuhën turke me alfabet latin, salnamenë - vjetarin e vitit 1896, me titullin në origjinal “1896 (Hicri 1314) KOSOVA Vilayeti Salnamesi” (Vjetarë i vilajetit të Kosovës i vitit 1896). [1]

  1. 1,0 1,1 1,2 1,3 1,4 1,5 1,6 1,7 1,8 Faik Miftari në revistën DITURIA ISLAME : Salnametë (Vjetarët) e Vilajetit të Kosovës. Nr.218, Fq.44 - KBI e Kosovës - Prishtinë, shtypi Koha - 2007 Prishtinë; PDF në internet