Ke kohë që na mungon
redakto- Ke kohë që na mungon moj e madhja Vaçe Zela
- Kemi kohë, shumë kohë, që bosh na duket skena.
- Ah t’a dish moj Vaçe sa na ka marrë malli!
- Dilje ti në skenë dhe tak na ikte “halli”.
- Mirë them halli, se me zërin tënd ilaç
- shëroje ti çdo plagë a hall ne kishim bashkë.
- Sa kohë që ti, moj Vaçe, do qëndrosh në Zvicër
- Skena na ngjan bosh, në zemra veçse dimër.
Përparim Hysi, 12 korrik 2001
Kur dëgjonin zërin tënd
redakto- Bilbilat pyesnin njëri tjetrin,
- kur dëgjonin zërin tënd
- si do te bëjmë me Vaçe Zelen,
- ajo askund s'po na len vënd.
- Lulet çelin më shumë petale,
- kur dëgjonin këtë zë të ëmbël
- dëbora shkrin lart në male
- me ngrohtësinë që i jep ti këngës.
Xhavit Gasa
Vaçe Kënga
redakto- Pse e zbrazët më është skena?
- Nuk këndon më Vaçe Zela...
- Paska ikur, rri në Zvicër
- Ndaj në skena ka rënë dimër.
- Dimër kemi dhe në zëmra
- Se s'këndon më Vaçe Kënga.
- Nuk këndon, po ne e presim
- Hë, do të vish apo të vdesim?!...
Përparim Hysi, 2 nëntor 2008
Mbretëreshës së Këngës Shqipe
redakto- Në panteon të këngës sonë,
- do vijnë të tjerë një e nga një,
- po fronin tënd o mbretëreshë,
- s' besoj se mund ta zërë ndonjë.
Iliaz Bobaj, Patra, Greqi
Këndo Vaçe
redakto- Këndo Vaçe, këndo,
- kudo që të jesh,
- zëri yt, lotë shpirti,
- që na lanë mallkimin,
- e jetës tonë.
- Këndo Vaçe, këndo
- dhe në botën tjetër,
- kur do të jesh, këndo,
- me engjujt, për ne këndo,
- që të na lash mallkimin,
- e jetës tonë.
- Këndo Vaçe, këndo.
Anonim
Si yll mbete ti
redakto- Zëri yt i ëmbël
- aromë trëndafili
- ç'bukuri që ka
- por si zë bilbili.
- Kur këndoje Vaçe
- shpresa ngjallje Ti
- këngëtar bilbili
- të kishte zili.
- Sa herë dëgjojmë
- zërin tënd kristal
- gaz shpreshim në sy
- Zemrën bëjmë mal.
- Me dashuri nëne
- këngën e këndove
- popullit ai more
- me shpirt ia dhurove.
- Mbretëreshë në këngë
- me nder e lavdi,
- Nder i Kombit, Vaçe
- si yll mbete Ti.
Niko Tyro, shtator 1999
Vaçe Zelës - Nder i Kombit
redakto- U linde si një lule e rrallë
- Këtu, në qytetin tim,
- Por u rrite krenare,
- Se këndove me plot përkushtim.
- Ku shpirti të këndonte,
- Dhe gjoksi të buçiste,
- Zëri yt i lartë,
- Këngën e ndërpriste.
- Në skenë kur delje,
- Të gjithëve u buzëqeshje,
- Afër u rrije, por larg shihje,
- Dhe ti të mahnisje, të përpije.
- Këngët e tua të paarritëshme,
- Për dashurinë e vendit tim,
- Të dhanë përjetësinë e të bënë
- "Nder i Kombit" tim.
Llazar Gogu
Kitara e Vaçe Zelës
redakto- Diçka kërkon të më thuash kitar' e Vaçe Zelës,
- e vetmja gjë që rritesh e nuk humbet në jetë.
- Amorf, ku treten legjenda e mithe,
- këmbana psherëtimash; histori e blertë ...
- Nuk jetova burgjesh, e as e pashë atë vend,
- ku vuanin aq dhumë edhe për një dritëz hëne.
- Sonte, të kam ty në duar, një sinfoni lumë;
- pa puthje gruaje, as përkëdheli nëne.
- Dhimbjen e një burri, ku çirrej kitara
- e netët rrëzoheshin, shumë e më shumë.
- Qaje hijshëm ti dru, pa britma të marra,
- katakomb qelive, shpresa dritash, humb ...
Agim Pepa, 1999
(Vaçja i dhuroi kitarën e saj të vetme një të burgosuri politik dhe si për paradoks, paralelizëm sinjifikativ mes vuajtjeve dhe brengave të pafund, ajo kitarë u end për 22 vjet me rradhë burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, dorë më dorë ndër të burgosurit, duke mbledhur e shpërndarë rreth e përqark tinguj me nota të trishta.)
Vaçes
redakto- U ngrite lart nga toka,
- era të mori në krahë
- e të çoi në eterin qiellor.
- Me dritën e yjeve u vesove,
- kënga (dielli) t'u bë olimp!
- E nga kup' e qiellit na vështroje;
- buzëqeshja jote kishte veç miradi.
- U lidhe me ne me tingujt e brishtë,
- kumbues të këngëve tuaja.
- Nga shpirti yt i madh,
- burim (i pashterrshëm) i thellë,
- na dhurove vetëm ... vetëm zë!
Nexhat Agolli