V.: Shtjefën Gjeçovi - përmbledhje fletash :
Këngë popullore ; Zbulime arkeologjike ; Trashigime Thrako-Ilirjane ; Fjalë-arkëza e Hilit ; Poezi

Lotore[1] :

Enë për të mbledhur lotët e të vdekurve.
Enci. Sipas Konicës: ishte Shtjefën Gjeçovi (vrarë më 14 tetor 1929 nga serbët) i cili e kishte zbuluar lotoren “lcxumatorium”, gjatë kërkimeve të tij arkeologjike në veri të Shqipërisë. Të vjetrit besonin se të vdekurit qanin të shkuarit e jetës së tyre. Për këtë arsye lotorja vendosej në var së bashku me të vdekurin që ky të kishte ku të mblidhte lotët. Krahas lotores Gjeçovi ka bërë shumë përpjekje për evidentimin e të gjitha monumenteve të kulturës së popullit shqiptar ndër shekuj. Ideja e tij që në ato vite ishte ngritja e një arkivi dhe muzeu me gjetjet arkeologjike. Një ndër gjetjet e tjera të tij në fushën e muzikës ishte edhe këmbana e Krujës e vitit 1462.

Lit: Adhami Stilian, “Shtjefën Gjeçovi, një ndër pionierët e mbrojtjes dhe gjurmimit të monumenteve”, tek “Monumentet”, 1981, nr. 2; Adhami Stilian, “Shtjefën Gjeçovi, hulumtues i shquar”, tek “Nëndori”, 1981, nr. 1; Konica Faik, “Vepra”, Tiranë 1993 etj.


  1. Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare