Vitviteja/Shtjefën Gjeçovi/Trashigime Thrako-Ilirjane
V.: Shtjefën Gjeçovi - përmbledhje fletash : Këngë popullore ; Zbulime arkeologjike ; Trashigime Thrako-Ilirjane ; Fjalë-arkëza e Hilit ; Poezi
Shum fjalë të hueja e emna gjinden në Shkrim të Sh^ejt, qi kan metë pa farë imtimit a të shtjellunit, per arsye qi nierzimi i atyne kavaljateve e m^errte vesht shkadomethanjen e tyne. Permenden shum ^emna zotash e hyjnish të rr^ejshme e mndyrët me të cilat bindoheshin aso heret, më nji edhe mundi i Parëthanësvenë të rrekun per me jau kthye m^enden e z^emren kahë Perendija i jetës - Me folë shqyp, ligjirimet e Parëthanësve qi i bajshin atij popullit të Zotit, të mos hutheshin mas hyjnishe hyjneshash të rr^eshme, nuk merren veshtse për çë hyjni të rrejshme vrasin, e prandej po o jehim nja disa nder aso hyjnish të entilve me imtim e shkadomethanëje të tyne. ...
OROE: Nder perdhanat qi i nepeshin Jovit e hyjve të tjerë, kam per t'i xânë në gojë në ket shkrim vetem njato, qi u kan mbetë si në trashigim Shqypëtarvetë sotshem sidomos nder malcijnat t'ona. ...Zoto Mollosi...Dhrovjani i Delvinës..."Historia ..." ... Mbasi u rrit Zoti, erdhi n'Epir e u bâ paranduer mbi Epir, Thesali, e mbi Ellaz. - Përralla nuk thotë se e shthronezoj t'an - Kronin - Zoti, si çë bâni aj me Uranin. - Zoja Kjuro nga Palavlija i kishte pasë rrëfye Zoto Mollosi ket gojëdhanë mbi Hyun: Zoti kishte pasë lufët me Gegët, (se Gegët quheshin Qeravnarët a Titanët e të afermit të tyne Antititant) edhe Zoti kishte ndimëtarë njerzë me nji sy edhéme njëqind duer (Kiklopët-Katallájët) të cillët luftojshin me nji fuq të bindshëme e per armë kishin húj të hekurt e trenë të ndezun, e u bishin lodertijve në mal të Olympit, e Titanët ishin neper malet të tjera. - Kjo luftë ngjati dhetë vjet. Shkaktarët e luftës kjén Titanë (Gegët) të cillët deshten me shthronëzueZotin e në kambë të ti me konorue per mret Martin, pse ishte trim edhé i pashem. - Në këtë luftë Zoti doli ngadhnyes: i vúni perpara Gegët edhé i qiti tej lumin e Vijosës e në vend të tyne solli Lapthit (Labët). - Në ket luftë mueren pjesë të gjith trima mbreterorë (të gjith perendijt). - Gegët të muejtun u zhgulen, e në vend të tyne mbretnoj Zoti, vëllazent e ti e fëmijt e ti. Mbasandei Zoti hapi luftë me Kretas. - Ushtarët e zotit ishin Laber. O r o e : Shum pshatra të Kretës, kan emnat e pshatrave të Toskënis: si bj.fj. Selinon, Selija e Delvinës; Svaqja, Sfaka e Gjirokastres etj. si edhé shkronjat "nj" e "lj" e perdorin teper Kretasit! si edhé Labert. Permbi vojtjen e Zotit në Kretë, Z.Bazil Bendevi nga Lubina e Epirit na ka pasë rrëfye ket gojëdhanë qi e kish pasë ndigjue nga Moshara e kjo nga Ahmet Zuani nga Zhulati i Delvinës:"Mbreti Zoti kishte luftë me Kretas, pse këta nuk dojshin t'i napin të lamet (pagesat)(si edhé sot neper Shqypëni!!!) - Zoti nuk kishte as armë e as lundra. - Dergoj e thirri nji mret çal nga nji vend shumë të largët. - Tuj ju afrue shpis së Zotit mbreti çal, Zoti i duel prpara per me e pritë e me e pershëndet. Tuj u ulë prej kalit mbreti çal, i pështoj sqepari nga brezi edhé e çau koken e Zotit. Nga varra e okës së Zotit, duel nji vashëz e bukur edhé e armatosun qi e qujshin "T h e n a". Mbret çali e shëroj Zotin, edhé i punoj armë si thika, shpata, shtija, heshta, zhgjea e këso jerash. Tuj u nisë per me mësy Kreten Zoti, e la Martin si nëkambës të vet mbi Epir. Me shum Laber mbërrini Zoti në Kretë e me pak mnd i shtrou edhé i vúni nden sundim të vet. - Permai u krye lufta, Zotit i pelqej vendi e nguli per shum kohë aty në Kretë. - Si u rrit T h e n a, Zoti e martoj me nji trim të mirë në nji vend të largët edhé i dhuroj shum kështjelle e per nderë të sajë ngrëthi nj gjytet të ri të cillin e quejti n'emen të vashëz T h e n a asé Athena e sotshme. Si u rrit Jovi, e xhveshi t'an mbretnijet edhé e da me vëllazent e vet:
Jovi perftyrohej ndéjë me nadhëni më nji thron të trajtue prej eshtensh të dhamve të filit, tuj mbajtë perteken e sundimit në dorë të máshët, e në të djathten rrëfën. - Per bri i rrite rrogesha e kryesja e dashunimit të ti Shqypëja, e cila si mbretneshë e piplishtave ishte e trueme këti, edhé Ganimedi kupëmbajësi i Jovit. - Nder landë të trueme Jovit ishte bungu. - Njëkëto janë lumtime qi i nepshin Jovit prej kombeve të botës; tashti të shofim se shka na ká mbetë në trashigim né Shqyptarve kah besimi e bindja ndaj ket e tjera hyjni të rrejshme. Ndivënesa e Dodonës Para se të filloj me shtjellë láshin e ngatrruem të kavaljeteve të Katallájve, po u permendi atdhetarve të mi se edhé në Shqypëni t'onë kishte pasë pasë ngulë rrájë të trasha idhujnijake: qi të mund të dalë me e vú për fije ket lásh më duhet me i dhanë vedit nji të hovun per të gjatë të Shypënis së dashtun, e të shkoj me xánë vend mb'ato maje të bindueshme të D o d o n ë s, kah mund t'i sodis rrethet e atmes s'eme. Mb'ato krahina, kahë xú fill lumnija e Pellazgjve: e t'ungjem nder ato gomle rrenimesh të Ndivënesës së D o d o n ë s, kah filluene e u perhapne besimet e para, a má me arrësye t'u tham, hutimet e para, qi u thadruen aq thellë nder zembra shqypëtaeësh, e qi kan mërri mje në breza të kohës qi gjallisim na sikursé e bán dishmi kombi i jonë, siomos i malcijeve të Shqipëris të sotshme. Këto punë po i shkruej këtu o vëllá Shqypëtar, jo me ndonji qellim të keq, por pse po më ká anda me e pështetë në to vjetersin e kombit t'onë e mos o Zot, se më ká lé në zémber me i pelqye vetë a me më hutue kend me këso rrénash e përrallash të shemtueshme! - Por të marrë vesht bota se hyjnijt, mëndyert e sjelljet besimtare, si Grekët si edhé Latinët e vjetër i paten pre etenve t'onë Pellazgjve22)[2]. A gjindet kush në jetë qi së ja ka ndie zânin Dodonës së Shqypnis? - Mbas Permbytjes së pergjithëshme të rruzullit (e cila ndolli në vjetë 1657 mbas krijimit të botës. - P. Fr. Finetti, S.J. Storia del Testamento Antico esposta in lezioni.), e si nisi ne u shtue njerzimit e me u shperndá nder vende të pa rrahuna të kanteve të dheut e të dám prej gishtit të Fuqiplotit, secilli me familje, gjúhë e kómb të vet, djali i katert i Javanit të biritë Jafetit me emen Dodanim, e mësyeni dhén t'onë e mun at krahinë, kú sot gjallisi vëllazent t'onë Toskët. Me emen të Dodanimit prá u quejt Ndivënesa e Dodonës e má jetike e má në zá per kah shtektijt, prejsé e mësyete njerzimi i atëherëshme prej kater anve të rruzullimit e të cillen Omeri e thrret: << J o v i s P e l a s g i c u s >> (Iliad. II. 93) - Jovi Pellazgjik. - Këtu e pat ngul rrájen e trashë kjofët lergu; këtu u nepte të gjegun hutave të botës njaj Jovi a jehova i rrejshem, i të t'ana të gjegjunat i shqypëtote të dyzueme ky rrénës i territ, që të mund t'i delte qellimit të mrapësht per me mbajtë njerzimin ë ngerthyem nder hutime, e tuj jau u hjedhun ka 'i grusht plúhen nder sy, të mos t'i bishin në fije rrénave tija të dyzueme, e tuj i percjellun me <<Po-Jo!>> <<Jo-Po!>> - Po u duél e përvetmëja po s'u duel atyne të marrve, nuk e trishin má gjatë: << Ndivënesa - e foli! >> Ky brinoç i madh, të cillit i truhej i madh e i vogel, i pasë e pa pasë me gjith shka kishin, e pat mbëshefë emnin e vet e kjé thirrë prej botet Jovi; e aq e pat verbue njerzimn, qi paten mbërri me nderlikue emnin e Hyut të jetës me emna të true e të mënishem të hyjve të rréjshem. Këta, parmbasi e shtrine sundimin e tye mbi zembra njerzish, i mrapshtuen pe mier tuj u gjind gati nat e dit per me pritun ata qi ishime lype ndimë prej ti, e me u bá mirë (!) të gjithnjatynve qi ndollshin ngushtë, tuj i marrë méndsh edhé má për mnér permjet të sherbëtorve të vet, ashtu qi ndér e pa ér ata ja falshin shpirtin, e Jovi, per me i pasun sá má parë nder gaca të mbëretnis së territ, i shtyte turravrapthi me këputë zdervekun a në ndonji luftë a në ndo'i tjetër rrezik!!- Kesh të din të flasin ato rrëmore, ajo pyllë e lisni, ajo buçilë e aj kumbim i kupave të rembëta, qi rrihin gati me udhanë të gjegjun t ëgjithnjatynve qi shojshin me lypë fatin e jetës! kesh të din të flasin, thaçë, e të na diftojën me emen të gjith ata të mëdhajt e botës qi e mësyeshin ket Ndivënesë pa farë priteset, tuj çue në fli dhanëti të madhënueshme, qi i pështetshin mbi trevezë të Jovit në mirënjoftje t rrénave të rreshtueme me hijeshi e tuj i përcjellun me 'i grusht miza!!!- Aso botet i paten zgavrue syt e currat veshët tuj pritun me nji kureshtë kumbimin e kupave er kohëdina qi do t'u diftojshin tuj u parafolun; t' atynve kupave qi e paten bindë boten e qi bota mbarë kjé marrë méndësh mbas tyne, tuj besue se kumte qiellore u vishin permjet tyne e qi mandej kjé bá përrallë si Ndivënensa si edhé kupa, kur filloj njerzimi me u rá n'ér rrénave të shëndoshta të tyne, qa sa kur dojshin me bá qi të méte záni g j ú h ë g j a t i, sjellshin kryet më njan' anë e thojshin: N a s h u r d h o j s i r é m b e t m e D o d o n ë s ! ( A e s D o d o b a e u m ).- Vetëm veshët Shqypëtarvet t'onë as nder ato kavaljete të lashtá as në nder kohë të vona e të sotshme nuk i pat as i ká merzitë njaj tingell i kupave; nuk u ásht neveritë gurrgullimi i asajë gurrës a buçilës e ushtima e rrebët e zhaurimës qi derdhej e derdhej si shakllori ndeper lisni tuj e dridhun mbarë vendin kúr hovej nder shpella të mnershme e nder gavra e plasa currash. J o v i edhe sot bindohet në Shqypni mos me dije, padije! Shypëtari, i cili kurdoherë e ka ruejt edhe e ruen fjalen e porosin e të parve si syt e ballit e qi gojë-thana per kőmb t'onë ásht aq e bindueshme, e ka bá qi t'i ruete të pafyme e të pa ndrrueme shum punë e doke e me jau vú menden djalë mbas djalit per mos i qitun në harresë. Janë sa gojë-thanat qi i mbajën e pa dijt e per të kuejen nderë po i mbajën; asgjámëngut shqypëtari i mban, i nderon e i ruen, sepsé i ka pasë prej të parësh, e me bá me ja vú në lojë a në qesti at besim, at doke a at fjalë qi i ka mbetë prej të parësh, veç në mos i punofët zembra ndonji të ligut, se së kishte me e lánë me kalue lét! Mos ja levdojshim besimin a doket teper të vjetrueme Shqypëtarit, qi ka pasë prej së parësh, sepsé a të gabueshme a t'egra, detyra e mirënjoftjes do të na shtye qi të ja madhënojëm b e s a në të ruejtun të fjalës e të porosis së Parve!
<<Guri tëhjekë ranë n'at jetë.>> |
- ↑ Gjeçovi VEPRA 2, RILINDJA - Redaksia e botimeve, Prishtinë 1985. fq.155-194
- ↑ 22)<<Dii quos coluerunt Romani, fuerunt fere innumeri (vide Plin. H. N. 11, 7; Juvenal. XIII. 46). praesertim cum procedente tempore et prolato Imperio omina fere sacra peregrina in Urbem peuetraverint. (Min. Fel. p.15 ed. Rigal. G. H. Nieupoort! De Sacris Romanor. c.1. De Diis)