Shqipëria - Bashkimi Evropian
NË ENCIKLOPEDI - NË ENCIKLOPEDI
  • Në vitin 1991 u vendosën marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE).[1]
  • Në 11 maj, u nënshkrua Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit.[1]
  • Në 1 dhjetor, kjo marrëveshje hyn në fuqi.[1]
  • Në periudhën 1992-2000, Shqipërisë i është premtuar dhe dhënë nga BE një ndihmë e cila arrin ne me shume se 1 miliard euro.[1]
  • Në maj, Bashkimi Evropian miratoi një nismë të re për 5 vende te Ballkanit: Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim-Asocimit (PSA). Që në fillimin e kësaj nismë të re, Shqipëria do të bëhej pjesë e saj.[1]
  • Në qershor, Këshilli Europian i Feiras vendosi që të gjitha vendet e përfshira në Procesin e Stabilizim-Asocimit janë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Europian.[1]
  • Në Nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në.[1]
  • Në qershor, Këshilli i Ministrave të BE-së miratoi raportin e Komisionit dhe i kërkoi atij që të paraqiste një projekt/mandat për hapjen e negociatave me Shqipërinë përpara fundit të vitit 2001.[1]
  • Në dhjetor, Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit projekt/mandatin e negocimit të një Marrëveshjeje Stabilizim-Asocimi me Shqipërinë. Gjithashtu, në këtë takim u vendos dhe krijimi i Grupit Konsultativ BE-Shqipëri.[1]
  • Në 21 tetor, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë. [1]
  • Në 31 janar, hapen zyrtarisht Negociatat nga Presidenti i Komisionit Europian, z. Romano Prodi dhe Kryeministri z. Fatos Nano.[1]

  1. 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 Revista "Europian" - Ministria Integrimit Europian Nr1. fq. 4