- ↑ Nxierr nga : vepra Muzika dhe Letërsia
Libër në përpunim e sipër në internet Shënime nga libri:
- ↑ Eqrem Çabej, “Meshari”, Hyrja, Tiranë, 1968.
|
- Sot nuk mendohet që Budi ka studiuar në Itali[1]. Mundësia më e madhe është që formimi i tij të jetë bërë në Shqipëri pranë kuvendeve fetare vendase të asaj kohe. Ai përveç veprimtarisë të zakonshme, shkroi edhe rreth 3200 vargje për nevoja praktike në gjuhën shqipe, të konceptuara si përmblëdhjë vjershash homilike[2].
- Në këtë kuadër, është vënë re se “vjershërimi i Budit tërheq vëmendjen të analizohet edhe në rrafshin akustik tingëllor”[3], kur dihet që “.. ai vargjet e veta i ka krijuar që të distribuohen, të përjetohen e të shijohen në formën orale”[4]. Shembull i qartë është “Doktrina e krishterë”, një libër katekizmi, i ndërtuar në formë dialogu me pyetje e përgjigjet përkatëse. Ndër veçoritë e vargut përmendim, ndërtimin sipas kritereve akustike, funksionin sonor, përdorimet muzikore të rimës etj. Thjeshtësia e ndërtimit të tyre, që populli i thoshte ato kryesisht me këngë është një provë e afërsisë së tyre me strukturat e vargëzimit popullor. Përgjithësisht “..një studim gjenetik i metrikës popullore, i mbështetur në këngën e kënduar dhe të kërcyer me valle...”[5] do të ishte mjaft i vlefshëm edhe në këtë fushë.
- Fanatizmi i muzikës në meshën katolike lidhet me skepticizmin e klerit për të ndryshuar formulat qindravjeçare muzikore të meshës. Megjithëse kultura katolike ishte me fanatike, përvoja e Martin Luterit i cili futi meloditë tradicionale në Meshë, ka qënë gjithsesi një rrugë për t’u ndjekur. Budi punoi për këtë ndryshim konceptual. Poezia e tij lirike ka qënë shkruar që ai vetë ta ligjëronte e këndonte dhe të tjerët ta përcillnin atë pas tij. Natyra lirike- soditëse e poezive të tij, përcillte tek masa e besimtarëve më shumë idetë sesa pasionet. Në këtë vështrim ajo përngjet me strofat orkestike të dramës antike.[6] Në këngën e tetëmbëdhjetë të “Doktrinës”(22, XVIII, 253, 3-6), Budi këshillon se si ta lexojnë e këndojnë vjershën e tij. Ai vetë kishte konstatuar se popullit i pëlqente “.. me gjegjunë kankë e përrallë”[7].
- Fakt është që Budi vjershëkëndimin e ka të pandarë nga komunikimi i drejtpërdrejtë me audiencën, e cila ka qënë një mënyrë e komunikimit të letersise edhe përpara tij. Mund të mendohet se Budi i përcillte vargjet e veta në sfondin e melodive vendase, kjo për arsyen e thjeshtë të komunikimit sa më të mirë, kur dihet qe kjo formë komunikimi gjendej edhe në ritualet folklorike për festat e ndryshme popullore të vitit. Problemi i origjinës së melodive është ende në mjegullnajë. “Budi hartoi dhe një “Rituale Romanum” bashkë me shpjegimet latine të meshës”[8].
- Budi ka përdorur fjalët: kënduom, cingron, gjëmoj, imnë, salikoj, psalikime, vaj, sekuencë, etj.
|
|
- ↑ Opinioni më i përhapur është që Budi ka përfunduar Kolegjin ilir të Loretos.
- ↑ Lloj predikimi i veprave të apostujve të krishtërimit që përfshin edhe ligjërimin dhe përhapjen e mësimit të krishterë.
- ↑ Zeqirja Neziri.”Poezia e Budit”, fq. 186, Shkup, 1995.
- ↑ Po aty.
- ↑ Eqrem Çabej. “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, fq. 45-46, MCM, 1994.
- ↑ Në strofën orkestike lirizmi është kolektiv, përderisa interpret nuk është më aktori-këngëtar e valltar por kori.
- ↑ Cituar sipas Zeqirja Nezirit. “Poezia e Budit”, fq. 30, Shkup, 1995.
- ↑ Eqrem Çabej.”Studime Gjuhësore-V”, fq. 315, Prishtinë, 1975.
|