Bogdani: [1]
shkruar nga V. S. Tole


Zërat e shkrimtarëve

“...Gjëja më e rëndësishme e një shkrimtari është toni i tij, ndërsa gjëja më e rëndësishme e një libri është zëri i shkrimtarit, ky zë që mbërrin deri tek ne”
[2]
  1. Nxierr nga : vepra Muzika dhe Letërsia
    Libër në përpunim e sipër në internet
    Shënime nga libri:
  2. Eqrem Çabej, “Meshari”, Hyrja, Tiranë, 1968.

       Edhe Bogdani shkroi vjersha, por mund të themi se në to poeti e ka udhëhequr muzikantin. Siç shkruan vetë: “Prashtu lëftova me ecunë njij udhe se ndërmjetshme, tue ma ram ndë mend kanka e Poetesë”[1]. Si të tilla ato janë më të lira sesa kenget e Budit, si p.sh. në rastin e “Këngëve të Sibilave”[2]. Jemi të një mëndje me Rugovën kur thotë për Bogdanin se ai përdoronte termin vjershë për verso, ose vjersitë =kankë[3]. Nga këndvështrimi ynë jo të gjitha mund të këndohen, pasi mendojmë se synimi i tyre kryesor kishte një lloj mëvetësie të tekstit letrar nga muzika.
       Në prozën poetike të Bogdanit (“Vajtimi i nënës përpara të birit” dhe “Nxënësit për mësuesin”), është konstatuar ndërtimi në ligjëratë të drejtë “me apostrofime të drejtpërdrejta e të thekshme, ashtu siç ndërtohen vajet popullore të shqiptarëve”[4], ndërsa tek përkthimet poetike (si në rastin e vargjeve të Homerit, të përkthyer nga latinishtja[5]), konstatohet “fizionomia popullore në këto tri vargje tetërrokshe të rimuara AAA”, të gërshetuara me “kantikën dhe oden e njohur (latine) si të thuash, të antifonës liturgjike”[6]. Gjithashtu është me interes edhe fakti që Bogdani përmend te “Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mondi, italice et epirotice contextus”[7], emrat e Pitagorës, Ambrozit, dhe Gregorit I[8] dhe të dhëna rreth traditës sonë muzikore, si në rastin e relacionit të vitit 1685[9]. Shaban Sinani ndërkaq ka vënë re “…karakterin polifonik të ideve të Cuneus-it..”[10]. Bogdani ka përdorur fjalët: kankë, lodërtar, kankëtar, thirravajë, boritë, lodërtitë, curletë, valtim, të qanetë, këndyj, “Dies irae”, daulle, lodërtarët, kumbon, këlëthet, çeste.
  1. Bogdani. “Të primitë Përpara Letërarit”. Cituar sipas I Rugovës, “ Vepra e Bogdanit”, fq. 24, Tiranë, 1990.
  2. “Cuneus Prophetarum”.Pjesa I, Shkalla IV, gjithesej 11 vjersha. Anton Santori e boton këtë pjesë brenda veprës së tij”Kërshteu i shejtërour”, Napoli, 1855. I. Rugova (Vepra e Bogdanit, fq. 149), i konsideron të organizuara “..në stance të veçanta apo të bashkuara, pra në strofa tetëshe. Struktura e tyre rimore është abababcc.Në planin silabiko-tonik përdoret jambi dhe trokeu.. Rima gjithnjë del në strukturën trokaike dhe jambike. Kryesisht në planin toniko-silabik vargu është njëmbëdhjetërrokësh, e vetëm në atë silabik del si njëmbëdhjetërrokësh me nëntërrokësh, apo si dhjetërrokësh me tetërrokësh”.
  3. Studiuesi Çapajev Gjokutaj, ka vënë në dukje se në “.. poezine e Poradecit parapëlqehen dukshëm fjalët “këngë”,”këndoj” krahasuar me “vjershë” dhe “shkruaj”. Për këtë shiko gazetën “Drita”, 27 nëntor 1994. “Poradeci:Ligjërimi Poetik në viset e metaligjërimit”, fq. 8.
  4. Androkli Kostallari.”Pjetër Bogdani dhe Gjuha Letrare shqipe”, fq. 44, te “Pjeter Bogdani dhe Vepra e tij”,Tiranë, 1991.
  5. Pak as gja, ushtërii
    Po Regj, e nji Qefalij
    Ndoron dhenë me godij.
    Shiko tek “Pjetër Bogdani dhe vepra e tij”, fq. 131, Tiranë, 1991.
  6. Ëngjëll Sedaj.”Poezitë Origjinale dhe të përkthyera të Pjetër Bogdanit”, fq. 131, te “Pjetër Bogdani dhe vepra e tij”, Tiranë, 1991.
  7. Shkruar në mërgim. Publikuar më 1686 në Padova dhe ribotuar në Venecia më 1691.
  8. Pitagora ( rreth 582-496),u muar edhe me muzikë e matematikë. (Cuneus: 10,44).
  9. Në kështjellën e Shkodrës “.. pau një orgë të prishur që mbahej si plaçke lufte e pushtuesit”. Cituar sipas R.Sokolit. “Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar”, fq 42. Tiranë 1991.
  10. Shaban Sinani.”Midis Dy Rilindjeve”.