Vitviteja/Petro Marko/potpuri
< Vitviteja | Petro Marko
Lagur syt' i zu qepalla, s'kanë të hapen në jetë, se në ato vise të rralla fluturon shpirti shigjetë! Atje, ah! gjelbëron fryma; n'ato male ar të lara ku mbi re shkrep vetëtima, shkruan me zjarr: -Flak' është Himara!
Gëlltite dhimbjen me pahir në thellësinë tënde! Vërtite brenda pa mëshirë dhe qesh si një çapkëne! Shterroi jeta, s'ka më lot as ëndrra, as përralla, eja në vete, dehu sot me zemrat e gjalla!
Ha vajtim, o i helmuar, ha gëzim, o i gëzuar, ha përralla, o vjershëtar, ha litar, o Atdhetar, ha gënjeshtra, o ëndërrtar.... hani bar për të jetuar. Hani arkat... hiç mos mbeten mbretër - sa të hani veten.
................... Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit mirëpritës për ata që të nderojnë. Tungjatjeta Shqipëri, Nënë e fisit kryengritës për ata që të lakmojnë! Ti je Besa, bujaria, Nënë e fisit legjendar për ata që të nderojnë. Ti hakmarrja, burrëria, Nënë e fisit zemërzjarr për ata që të shkelmojnë! Ti o Nënë, tërë jetën sa kujtohet historia, theve prangat që të hodhi shkelësi dhe barbaria! Fryma jote, jeta jote, zemra jote është Liria! Dhe kur bota ballkanike ra në zi, në robëri, viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri. Bijtë e tu sorkadhe mali, rritur erërash për trima, suleshin mbi invazorët, si në malet vetëtima. Ti me shekuj dhe kushtrimin për çlirimin e Ballkanit. Ti me gjakun e arbëreshit skuqe jetën e tiranit, shkele ligjet e sulltanit, ngrite zërin për Liri, dhe me gaz djemtë të këndonin "Tungjatjeta Shqipëri!"
- ↑ 1,0 1,1 1,2 1,3 Andi Meçaj, Revista ADMET, faqe : autore vlonjate (poezi)--Kurreshtja 24 Dhjetor 2009 03:35 (UTC)