Vitviteja/Përhapja e Islamit
570
redakto- Lindja e Muhamedit (a.s.) në Mekke të Arabisë Saudite. [1]
595
redakto- Martesa e parë e Muhamedit me Hatixhenë (r.a.). [1]
610
redakto- Muhamedit i vjen Shpallja e parë hyjnore (vahji) në Shpellën Hira me fjalën e parë Ikra-LEXO. [1]
622
redakto- Shpërngulja e Muhamedit (a.s.) dhe Ebu Bekrit nga Meka në Medine, duke nisur kështu një erë e re për muslimanët. (Më vonë me urdhër të Omerit (r.a.), kalifit të dytë të drejtë nis edhe numërimi i viteve të kalendarit hënor islamik, hixhri. [1]
624
redakto- Pas mosrespektimit të marrëveshjes nga fiset hebreje në Medine, Muhamedi (a.s.) i prish lidhjet e fundit me ta. [1]
630
redakto- Në këtë vit ndryshon orientimi i kibles nga Jeruzalemi drejt Qabes në Meke. [1]
632
redakto- Ndërron jetë në Medine Muhamedi (a.s.), duke u zëvendësuar nga Ebu Bekri që u zgjodh si kalif nga një grup shokësh të Muhamedit (a.s.). Kalifati i Ebu Bekrit zgjati deri në 634 kur edhe ndërron jetë ai dhe me kalifatin e Ebu Bekrit nis edhe përhapja e Islamit jashtë Arabisë. [1]
633
redakto- 633-637 Ushtritë muslimane marrin Sirinë. [1]
634
redakto- Omer ibn Hattabi merr drejtimin e kalifatit; ushtritë muslimane marrin Sirinë dhe Palestinën. [1]
635
redakto637
redakto- Ushtritë muslimane marrin Mesopotaminë (Iraku i sotëm). [1]
637
redakto- Ushtritë muslimane shkatërrojnë persianët në Kadisije. [1]
638
redakto- Themelimi i Xhamisë së Madhe në Kufe të Irakut. [1]
641
redakto- Ushtritë muslimane marrin qytetin e Ninives dhe pushtojnë Armeninë. [1]
642
redakto- Themelimi i Egjiptit dhe i Xhamisë së Madhe nga njëri prej shokëve të afërt të Profetit Muhamed (a.s.) dhe gjeneral i shquar, Amr ibn As. [1]
642
redakto- Ushtritë muslimane pushtojnë të gjithë Persinë dhe Perandoria Sasanide bie. [1]
644
redakto- Vdes Omeri dhe një grup prej 6 elektorësh të mëdhenj zgjedhin si kalif Osman ibn Afvanin. [1]
647
redakto- Pushtimi i Tripolitanisë. [1]
656
redakto- Vritet Osmani dhe zgjidhet kalif Ali ibn Ebi Talibi, i cili nuk arrin të marrë kontrollin e plotë të kalifatit. [1]
660
redakto- Muavia proklamohet kalif në Damask. [1]
661
redakto- Aliu vritet dhe merr kështu sundimin e kalifatit dinastia umajade me Muavinë. [1]
664
redakto- Ushtritë muslimane pushtojnë Kabulin. [1]
669
redakto- Pushtimet muslimane në Afrikën e Veriut shtrihen përtej Tripolit drejt perëndimit. [1]
670
redakto- Aneksimi i Tunizisë kalifatit islam dhe themelimi i Kairouanit. [1]
671
redakto- Ushtritë muslimane kalojnë Oksusin (Amu Daria, Azinë Qendrore). [1]
680
redakto- Ushtritë muslimane mbërrijnë në Atlantik, Marok. [1]
681
redakto- Ushtritë muslimane hyjnë në Transoksiani dhe kalojnë dimrin. [1]
691
redakto- Umajadët rivendosin sundimin e tyre në Khorasan. [1]
707
redakto- Ndërtohen xhamitë e mëdha të Damaskut dhe Medines, si dhe xhamia el-Aksa në Jeruzalem. [1]
711
redakto712
redakto- Muslimanët marrin qytetin e rëndësishëm të Toledos, Spanjë. Ndërsa në krahun tjetër marrin Horezmin (Uzbekistan). [1]
714
redakto- Muslimanët marrin kontrollin e Spanjës që nga veriu deri në jug. [1]
718
redakto- Të krishterët fitojnë betejën e Kovadongas, duke ndaluar përkohësisht përparimin Musliman në Gadishullin Iberik. [1]
732
redakto- Ushtritë muslimane ndalohen në Puatje nga Karl Marteli, Perandori i Frankëve. [1]
744
redakto- Abasidët kërkojnë drejtimin e kalifatit. [1]
750
redakto- Përmbyset kalifati umajad dhe zëvendësohet nga dinastia abaside, e cila sundon deri më 1258. Ndërsa tregtarët arabë përhapin Islamin në Kerala, India Jugperëndimore. [1]
751
redakto- Kinezët Tang pësojnë disfatë nga forcat muslimane në betejën e lumit Talas dhe këtu ndalon përparimi i tyre në Azinë Qendrore. [1]
754
redakto- Mensuri bëhet kalif në Bagdad deri më 775. [1]
755
redakto- Një degë e dinastisë umajade vendoset në Kordovë me Abdurrahmanin I (deri 1031). [1]
756
redakto- Nën kalifatin abasid lindin interesa të reja për lundrimin veçanërisht për rrugët e Gjirit Persik. [1]
762
redakto- Abasidët e lëvizin kryeqytetin nga Damasku, Siri në Bagdad të Irakut. [1]
767
redakto- Vdes në Bagdad imam Ebu Hanifja, themeluesi i shkollës hanefite dhe i institucionit të parë studimor islam. [1]
778
redakto- Perandori i Frankëve, Karli i Madh përpiqet të pushtojë Spanjën Muslimane, por pëson disfatë në betejën e Roncisvalit nga emiri umajad. Kjo humbje përkujtohet në një nga këngët epike kalorsiake, e ashtuquajtura "Këngë e Rolandit". [1]
785
redakto- Fillimi i punimeve të Xhamisë së Madhe në Kordovë e ndërtuar në katër faza (832-848; 929-961; 961-976; 987). [1]
786
redakto- Harun Rashidi bëhet kalif dhe Bagdadi bëhet qendër e dijes dhe e arteve. [1]
789
redakto- Dinastia idriside vendos dhe stabilizon pushtetin e saj në veriperëndim të Afrikës, Marok (deri 926). [1]
795
redakto- Vdes imam Malik ibn Enesi, themeluesi i shkollës juridike malikite. [1]
800
redakto809
redakto- Vdes Harun Er-Rashidi. [1]
813
redakto- El-Memuni bëhet kalif dhe i hap rrugë zhvillimit të shkencës. [1]
820
redakto- Vdes imam Muhamed ibn Idriz Shafiu, themeluesi i një prej katër shkollave të njohura zyrtarisht nga të gjithë muslimanët. [1]
827
redakto- Kreta dhe Siçilia sulmohen nga aglebidët. [1]
830
redakto- Nisin punimet e Xhamisë së Madhe në Kairouan (Tunizi). [1]
836
redakto- Skllevërit mongolë terrorizojnë Bagdadin; kalifi abasid El-Mutesimi ndërton kryeqytetin e ri në Samarra të Irakut. [1]
848
redakto- Nis ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Samarrasë me një minare spirale madhështore. [1]
855
redakto- Vdes imam Ahmed ibn Hanbeli, themeluesi i shkollës juridike hanbelite që mbizotëron në territoret e Gadishullit Arabik. [1]
860
redakto- Shi'itët zejditë vijnë në fuqi në Jemen deri më 1281. [1]
863
redakto- Bizantinët fitojnë mbi ushtrinë muslimane, duke ndaluar përparimin e tyre në Anadoll. [1]
868
redakto- Ahmed ibn Tuluni themelon dinastinë tulunide në Egjipt dhe e shtrin kontrollin e kësaj familjeje edhe në Siri (deri 905). [1]
876
redakto- Ndërtohet xhamia e Ibn Tulunit në Kairo, bazuar në formën e Xhamisë së Madhe në Samarra të Irakut. [1]
892
redakto- Kryeqyteti i kalifëve abasidë rikthehet përsëri nga Samarraja në Bagdad. [1]
899
redakto- 899-905 Fushata ushtarake e Abasidëve kundër Egjiptit. [1]
900
redakto- Tregtarët arabë nisin udhëtimet e tyre detare përgjatë bregdetit lindor të Afrikës. [1]
905
redakto- Abasidët marrin kontrollin e Egjiptit. [1]
910
redakto- Shi'itët fatimidë përzejnë Aglebidët nga Tunizi dhe e shtrijnë pushtetin e tyre në Egjipt e Siri, duke kërkuar kalifatin (deri 1171). [1]
928
redakto- Sundimtari i Kordovës Abdurrahmani III merr titullin e kalifit. [1]
936
redakto- Në Kordovë nis punimet kompleksi madhështor i pallateve të Medinetu El-Zehra. [1]
962
redakto- Themelohet në Afganistan dinastia gaznevide. [1]
969
redakto- Fatimidët pushtojnë përfundimisht Egjiptin dhe themelojnë Kairon si kryeqytet. [1]
970
redakto- Fatimidët marrin kontrollin e Damaskut dhe turqit selxhukë hyjnë në tokat e kalifatit. [1]
971
redakto- Themelohet Xhamia e El-Az'harit në Kairo si dhe universiteti me të njëjtin emër. [1]
976
redakto977
redakto1000
redakto- Tregtarë arabë nisin të ngrejnë shtete të vogla në Malësitë e Etiopisë. [1]
1005
redakto- Gjeografia e El-Sufiut mendohet të jetë teksti më i vjetër ekzistues i ilustruar i dorëshkrimeve arabe (aktualisht në Shën Petërsburg). [1]
1020
redakto- Firdusiu përfundon Shahnamenë-Librin e Mbretërve. [1]
1025
redakto- Gaznevidët pushtojnë Penxhabin, Indi. [1]
1030
redakto- Ndërtohet Kulla e Fitores nga Mahmudi i Ghaznit, pushtuesi i Indisë Veriore. [1]
1038
redakto- Daton themelimi i Dinastisë Selxhuke, Perandoria e parë e Turqve Muslimanë deri më 1194. [1]
1040
redakto- Turqit Selxhukë pushtojnë Afganistanin dhe Persinë Lindore. [1]
1055
redakto- Turqit Selxhukë pushtojnë Bagdadin dhe sundojnë në emër të kalifit abasid. [1]
1065
redakto- Veziri i madh abasid Nizam el-Mulku ndërton në Bagdad medresenë e lartë Nizamije, e cila shumë shpejt rivalizon medresenë e lartë të El Ez'herit në Kajro. [1]
1069
redakto- Selxhukët marrin nën kontroll Konjën, Anadoll. [1]
1071
redakto- Selxhukët nën drejtimin e Alp Arsllanit shkatërrojnë Bizantinët në Malazgirt. [1]
1076
redakto- Gana bie nën kontrollin e dinastisë almoravide dhe Mbreti i saj konvertohet në Islam. [1]
1077
redakto1078
redakto- Selxhukët marrin Damaskun. [1]
1079
redakto- Selxhukët marrin Jeruzalemin. [1]
1084
redakto- Rënia e Antiokut në duart e Selxhukëve. [1]
1086
redakto- Almoravidët hyjnë në Spanjë. [1]
1090
redakto- Shiat Ismailitë (në Alamut, sekti i Asasinëve), shfaqen si forca kryesore në Persinë Veriore deri më 1256. [1]
1092
redakto- Veziri i madh abasid Nizam el-Mulku vritet nga anëtarët e sektit ismailit të asasinëve. [1]
1094
redakto- Selxhukët themelojnë dinastinë e tyre në Siri me kryeqytet Halepin. [1]
1096
redakto- Kryqëzata e parë. [1]
1123
redakto- Omar Khajami shkruan rubairat e tij; ndërsa në Persi vlerësohet më tepër për tekstin e Algjebrës dhe ngritjen e një observatori astronomik. [1]
1127
redakto- Dinastia Zengjide e qeveritarëve Selxhukë merr kontrollin e Sirisë dhe Irakut deri më 1222; Zengjidët nisin kundërsulmin musliman ndaj kryqtarëve. [1]
1128
redakto- Dinastia Almohade nis pushtimin e zotërimeve almoravide në Afrikën Veriore dhe Gadishullin Iberik (1130-1269). [1]
1144
redakto- Qyteti i Edesës pushtohet nga Zengjiu, qeveritari i Mosulit (Irak). [1]
1147
redakto- Kryqëzata e dytë; Lisbona merret nga Muslimanët; Perandori i Shenjtë Romak Konradi shkatërrohet nga Turqit në Dorylaeum. [1]
1151
redakto- Kështjella e fundit e krishterë në Qarkun e Edesës bie në duart e Nuredinit. [1]
1169
redakto- Salahudin Ejubi i jep fund dinastisë shi'ite të Egjiptit. [1]
1171
redakto- Themelohet sulltanati ejubid i Egjiptit deri 1260. [1]
1174
redakto- Salahudin Ejubi pushton Damaskun dhe bëhet Sulltan i Egjiptit dhe i Sirisë. [1]
1183
redakto- Salahudin Ejubi pushton Halepin. [1]
1186
redakto- Sulmet e Muhamed Gurit paralajmërojnë rënien e Dinastisë Gaznevide në Indinë Veriore. [1]
1187
redakto- Salahudin Ejubi shkatërron ushtritë kryqtare në Hatin, merr Jeruzalemin dhe Akrën. [1]
1188
redakto- Salahudin Ejubi përfundon pushtimin e Mbretërisë Latine të Levantit; Të krishterët katandisen në disa enklava bregdetare. [1]
1191
redakto- 1191-1192 Kryqëzata e tretë; Rikardi I i Anglisë mbërrin t'i shkëpusi disa territore Salahudin Ejubit si Jafa dhe Akre, por dështon në dyert e Jeruzalemit. [1]
1192
redakto- Rikardi I i Anglisë nënshkruan një traktat armëpushimi me Salahudin Ejubin. [1]
1193
redakto- Ndërron jetë Salahudin Ejubi. [1]
1200
redakto- Lindja e Perandorisë së Malit në Afrikën Perëndimore. [1]
- ↑ 1,000 1,001 1,002 1,003 1,004 1,005 1,006 1,007 1,008 1,009 1,010 1,011 1,012 1,013 1,014 1,015 1,016 1,017 1,018 1,019 1,020 1,021 1,022 1,023 1,024 1,025 1,026 1,027 1,028 1,029 1,030 1,031 1,032 1,033 1,034 1,035 1,036 1,037 1,038 1,039 1,040 1,041 1,042 1,043 1,044 1,045 1,046 1,047 1,048 1,049 1,050 1,051 1,052 1,053 1,054 1,055 1,056 1,057 1,058 1,059 1,060 1,061 1,062 1,063 1,064 1,065 1,066 1,067 1,068 1,069 1,070 1,071 1,072 1,073 1,074 1,075 1,076 1,077 1,078 1,079 1,080 1,081 1,082 1,083 1,084 1,085 1,086 1,087 1,088 1,089 1,090 1,091 1,092 1,093 1,094 1,095 1,096 1,097 1,098 1,099 1,100 1,101 1,102 1,103 1,104 1,105 1,106 1,107 1,108 1,109 1,110 1,111 1,112 1,113 1,114 1,115 1,116 Roald A. Hysa në dritaislame - VITI XV I BOTIMIT NUMER 10 (285) TETOR, 2006