Ti nga gazi, nga mërzia
Pyet ç'është dashuria
Por ajo nuk ka fytyrë,
Nuk ka tingull, nuk ka ngjyrë!
Ajo s'ndihet as me fjalë,
Vjen e fshehur dhe ngadalë,
Vjen një herë' e prap s'e njeh
Brenda zemrës ti s’e sheh!
Po t' ish lule, fshehur barit,
Do këputesh, do të thahesh,
Po t'ish perlë, fij’ e arit
Do rrëmbehesh, do të ndahesh;
Po t'ish zog, do të vajtonte
Brenda zemrës në kuvli,
Ta liroje, do këndonte
Larg nga ty, nga çdo njeri!
S'është lule për në fushë,
S'është perlë për në gushë,
S'është as zog për në kuvli:
Ajo zemrën ka shtëpi....
Ja se ç'është dashuria!
Ësht' a s'është nuk e di,
Por un' di se lumturia:
Nuk është vetëm dashuri!
- ↑ Andi Meçaj, Revista ADMET, faqe : autore vlonjate (poezi)