Vitviteja/Mitrovica
NË ENCIKLOPEDI
Mitrovica 1499 |
1499
redakto- Qyteti i Mitrovicës me këtë emër për herë të parë përmendet në fund të shekullit XV (1499), nga udhëpërshkruesi Arnold von Harfi.[1]
1530
redakto- Benedikt Kuripeshiqi, Mitrovicën e përmend si qendër tregtare eksportuese në Kosovë.[1]
1573
redakto- Filip D. Kanej më 1573, e përmend si qytezë me një bollëk të pa besueshëm pemësh.[1]
1614
redakto- Në shekullin XVII, Mitrovica përshkruhet si një vend i vogël me plot gjallëri; Marin Bici në vitin 1614 e përmendë në të ashtuquajturën "rrugë e re" e cila të shpie prej Malit të Zi në Sjenicë, Tregun e Ri (Novi Pazar) dhe më tej nëpër Kosovë.[1]
1630
redakto- rreth 1630-ve : Gjeografi, enciklopedisti dhe udhëpërshkruesi i njohur turk Haxhi Kalfa (1609-1657), i njohur edhe me emra pak më ndryshe si Katib Çelebi dhe Haxhi Halifa, emri i vërtet i të cilit ishte Mustafa ibn Abdulla (plotësim i SH. V.), Mitrovicën e përmend si kadillëk në sanxhakun e Vushtrrisë.[1]
- rreth 1630-ve : udhëpërshkruesi turk Evlia Çelebiu duke na ofruar disa sqarime bënë dallimin e Mitrovicës së Sremit me këtë të Kosovës.[1]
1670
redakto- rreth 1670 : Pjetur Bogdani e përmend M. si një vendbanim me 500 shtëpi.[1]
1776
redakto- në fermanin e Sulltan Abdulhamiti I, të vitit 1776, Mitrovica theksohet si një vend e cila i epet dioqezës së mitropolitit të Novi Pazarit (Tregut të Ri) Nikodimit.[1]
1807
redakto- Anri (diku Henri) Pukvili në vitin 1807 duke udhëtuar nga Bosnja e cekë Mitrovicën, si një zonë e pasur me drithëra, vreshta dhe me konopë.[1]
- Pukvilli, (në vitin1807) duke udhëtuar nga Banjska për Vushtrri, thekson se si në anën e djathtë e lë "qytetin e madh dhe të vjetër" për të cilën thotë se quhet Mitrovica, duke menduar për Zveqanin. Gjithashtu edhe Lumëbardhin, të cilën rrugës e kalon, e quan Mitrovica. Ai thotë se mbi at lumë e ka parë një urë me dhjetë harqe, por me siguri ai kishte ngarruar duke menduar për urën e Vushtrrisë që gjendej mbi lumin Sitnicë. [2]
1828
redakto- Më vonë më 1828 kjo Mitrovicë u quajt Mitrovica e Pazarit. Ami Blue në shkrimet e veta Mitrovicën e njehson prej 200 deri në 300 shtëpi dhe me 800 banor,dy xhami, dy hane, një sahat kullë dhe disa dyqane.[1]
1852
redakto- F. Llukiqi në vitin 1852 Mitrovicën e llogariste me 300 shtëpi myslimane dhe 50 shtëpi krishtere.[1]
1857
redakto- Ndërsa A. Gilferding më 1857 thotë se Mitrovica kishte vetëm 300 shtëpi.[1]
1868
redakto- Po ashtu Mitrovicën e përmendin si qytezë të Bosnjës edhe Mis. Makenzijeva dhe Ibrijeva në librin e udhë përshkrimeve "Putovanje po slovenskim zemljama Turske u Evropi" Beograd 1868, përkthim nga anglishtja. Historiani, juristi dhe profesori Serb Millosh S. Milojeviq (1840-1907), për të cilin vetë historiografia serbe thotë se ishte një person mjaft kontrovers.[1]
1872
redakto- Millosh S. Milojeviq gjatë kalim-qëndrimit të tij në Mitrovicë e ngritë numrin e shtëpive ku diku shkruan se ishin 500 ndërsa diku tjetër 600 shtëpi, me më shumë se 7 xhamia, një faltore të vogël krishtere me një dhomë të ngushtë, dhe një shkollë turke.[1]
1878
redakto1884
redakto- Nga ndërtimet tjera të dalluara mund të përmendim urën e madhe mbi Lumëbardhë e cila u ndërtua në vitin 1884. Por nuk mund t'i falet komandantit të atëhershëm Jusuf-beut i cili kishte urdhëruar që gurët për ndërtimin e asaj ure të sjellën nga kisha e Zveqanit. [2]
- rreth 1884: Deri para njëzet vjetëve as që kishte ndonjë kishë. Atëherë gjendej edhe shkolla edhe kisha në një shtëpi dhe në një dhomë. Ndërkaq qysh atëherë me anë të një fermani Mitrovicasve iu mundësua ndërtimi i një kishë të re por ata nuk e ndërtuan, përveç që bënë transferimin e saj nga shkolla ku gjendej duke e vendosur në një shtëpizë të cilën ua lejoi fermani për ndërtimin e ri të saj.((H.Z:botuar më 1903)[2])
1896
redakto- verë : kur Mitropoliti serb i Prizrenit Dionisi për herë të parë kaloi kah dioqeza e tij dhe me këtë rast edhe nëpër Mitrovicë, ai vuri gurë themelin e tempullit të re të Shën Saves, e cila sipas planit, do të bëhet njëra nga kishat më të mira në Serbinë e vjetër.[2]
1903
redakto- rreth 1903-ës : Para disa vitesh në fushën e Sandi-t tek Sitnica, pranë Mitrovicës, u gërmua një podrum i vjetër dhe në vendin ku janë varret e sotshme (lexo te Fafosi që në atë kohë aty ishin varret e qytetit SH. V.), u gjend një sarkofag por, pa kurrfarë dekorime. Në këtë vend vërehen edhe disa gjurmë të një kishe të vjetër. Megjithatë në fshatin Zhabar, që gjendet një orë larg në pjesën juglindore të Mitrovicës, ekzistojnë tregime të cilat thonë se në atë vend kishte qenë Mitrovica e vjetër. (Në po këtë fshat ekziston tregimi se si me rastin e dyndjes Serbe aty është fshehur dhe shpëtuar nga ndjekësit Patriku Arsenije Shakabenda).[2]
- rreth 1903-ës : M. ka 1300 shtëpi me afër 7000 banorë.[2]
- rreth 1903-ës : përkatsia etnike e popullsisë dominohet nga Boshnjak-Muhamedan dhe shqiptar, e pastaj vijnë serbët. Ka mjaft edhe Rom dhe dy shtëpi të Hebrenjve.
- rreth 1903-ës : M. ka stacion hekurudhorë jashtë qytetit dhe hynë si pikë e vijës hekurudhore të njohur me emrin Shkup-Mitrovicë.[2]
- rreth 1903-ës : në Stamboll mendohej që Mutesarifi (kryesia e qarkut) që gjendet në Prishtinë të vendoset në këtë vend të madhe dhe të rëndësishme. Qytetarët e Mitrovicës akoma mendojnë se ajo do të ndodhë, ndërsa ata të Prishtinës bëjnë çmos që kjo punë të pengohet.[2]
- rreth 1903-ës Si familje të vjetra përmenden: Nastiqët, Mijatoviqët dhe Kazanqiqët. Dy të fundit plotësisht janë shujtë (zhdukë), ndërsa prej Nastiqëve jeton ende vetëm një frymë. Tjera nuk janë të njohura.[2]
- Në çarshinë e Mitrovicës përzihen (gjuha)ai nga Nikshiqi me at të Velezhdit, Pejani me Gjilanasin, Prishtinasi me Prizrenasin, dhe ai i Pazarit me Gjakovarin.[2]
- Në ditën e Shën Gjergjit, por edhe gjatë festave tjera më të mëdha organizoheshin gazmende të shumta saqë vallja udhëhiqej edhe nëpër rrugët e qytetit.[2]
- Por përveç vlefshmërisë tregtare Mitrovica e ka edhe vlefshmërinë ushtarake, sepse aty është edhe stacioni i fundit i vijës kufitare për serbi, nga e cila dërgohet apo mblidhet ushtria nga e tërë Bosnja. Dhe ajo është shkaku pse aty gjendet edhe selia komanduese e divizionit dhe komanda e një brigade. Mu për këtë në Mitrovicë u ngritë një kazermë e madhe dhe e fortë.[2]
- Në Mitrovicë gjenden pesë xhamia dhe një kishë ortodokse serbe e thjeshtë, dhe në gjendje shumë të mjerueshme në një shtëpi të vogël dhe të ulët.[2]
- Rrethina e Mitrovicës është shumë e bukur, dhe si rrallë diku ka vend dalje të afërta dhe më të largëta. Në brendësinë e Mitrovicës skaj Lumëbardhit, ka kopshte të bukura; ndërsa përtej Lumëbardhit është Zveqani nga e cila për mrekulli mund ta shohësh Kosovën; afër Mitrovicës është Banjska, të cilën qytetarët shpesh e vizitojnë për shkak pastrimit, ndërsa në lartësi të Mitrovicës, në Sokolicë, gjendet manastiri i Sokolicës. Aty, afër Sokolicës, në mes fshatrave Zhazhë, Vllahi, Rahovë dhe Boletin, është majdani (emri i malit SH. V.) nga e cila nxirren gurët e mullirit të cilat i dërgojnë edhe në Serbi.[2]
1912
redakto- Ndërkaq vala e dytë e ardhjes së boshnjakëve në Mitrovicë është edhe pas vitit 1912.[1]
- Në këtë mënyrë Mitrovica njehsonte gati 200 shtëpi boshnjake, por prej tyre më tepër se 170 familje shkuan për Turqi, me që tani edhe Kosova u pushtua dhe okupua nga Serbia.[1]
- deri më 1912 : Boshnjakët në Mitrovicë vetë i ndërtuan dy xhami dhe një mulli të bukur, ndërsa një xhami tjetër e ndërtuan në bashkëpunim me muhaxhirët shqiptar të dëbuar nga rrethi i Nishit, Toplicës, Kurshumlisë etj.[1]
- në pjesën veriore të saj pranë Lumëbardhit, tani gjenden 130 shtëpi, dhe po thua se që të gjithë janë Boshnjakë.[1]
të dhëna
redakto- ↑ 1,00 1,01 1,02 1,03 1,04 1,05 1,06 1,07 1,08 1,09 1,10 1,11 1,12 1,13 1,14 1,15 1,16 1,17 1,18 Shevki Sh. Voca, për amzën islamgjakova.net në art. MITROVICA NË UDHËPËRSHKRIMET E BRANISLAV NUSHIQIT
- ↑ 2,00 2,01 2,02 2,03 2,04 2,05 2,06 2,07 2,08 2,09 2,10 2,11 2,12 2,13 2,14 Branislav Nushiqi, "Kosovo Opis Zemlje i Naroda" fletorja e dytë, kapitulli XX; 1903; Novi Sad,nxjerr nga Shevki Sh. Voca, për amzën islamgjakova.net në art. MITROVICA NË UDHËPËRSHKRIMET E BRANISLAV NUSHIQIT
burime
redakto- Sami Frashëri në: "Kamus Al'Alam"
- Ivan Ivaniç në librin "Na Kosovu" Beograd,1903 ;
- Branislav Nushiqi në "Kosovo Opis Zemlje i Naroda" fletorja e dytë Novi Sad,1903;
- Todor Stankoviç në librin "Putne beleske po staroj Srbiji" Beograd,1910 ;
- Mithat Frashëri në: "Mbresa Udhëtimesh-Shkup, Kosovë, Sofje, Zvicër, Paris 1911-1921"
- Jevto Dedijer në librin e tij "Nova Serbija" Beograd. 1913 ;
- Diplomati francez Ogist Bpop, në shënimet e tija me titull: "Sa srpskom vladom od Nisa do Krfa", Gjenevë 1916;
- Kosta N. Kostici "Nasi novi gradovi na jugu" Beograd. 1922 ;
- Aleksanadar Popoviqi, "O postanku Kosovske Mitrovice" në "Juzna Serbija" Shkup 1922 ;
- Nikola Trajkoviq, në "Jugoslavija u slici i reci I-va knjiga Serbija", 1927 Beograd;
- Atanasije Urosevic, "Kosovska Mitrovica-antropogeografska ispitivanja", 1953-1954