Nga Albasoul: [1]
- Të lindet një njeri
- nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët,
- nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
- për një gen të ri, -
- Të lindet një njeri!
- Pa hyll në ball - por që me fjalë të pushton,
- që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë
- rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
- që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
- Të dali një njeri!
- Të mkambi një Kohë të Re!
- Të krijojë një Epope!
- Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re...
- - Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta,
- flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
- dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
- e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
- (Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon,
- porgaforre asht...
- Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
- jo, liri nuk asht!),
- Të lindet një njeri
- i madh si madhni
- dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni
- për një ide të re, ideal bujar,
- për një agim të lum e të drejtë kombtar.
- Kangë Përedimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
- Kanga e tij një fe tjetër, me tempuj të tjerë, me meshë solemne,
- ku prej mëngjesit deri në mbramje shkrihen ndjesitë tmtë njerzore
- n'apoteozën e hekurit; shpirtënt përshkohen në tymore,
- të cilat në fishkllim i përqeshen zotit të vjetër edhe qiellit
- e me re të ndyt' tymi të dendun ndriçimin ia vrasin diellit.
- Fe tjetër, fe e çmendun e Pëmdimit të mrekullueshëm...
- I ekzaltuem shklet njeriu në delirium të pakuptueshëm.
- Dëgjon zanin q'i thotë feja. Plagos qiellën, e shpon tokën,
- i shkyn horizontet e bardhë, zhvesh natyrën - ia heq kotllën.
- Kult' i tij - kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi -
- e varros, mbi varr ia vë një shej përbuzje o nderimi.
- Kangë Pëmdimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete
- Kanga e tij shpres' e bukur, me flatra të një tjetërjete
- në të cilën dielli do ndrrojë udhën: ka për t'u lindë nga Pëmdimi
- - por deh! nga lumnia tash humb kokën rruzullimi.
- Me një "tango" qejfi tash ia ngatrron fijet zotit të vjetër
- ka me ia skandalizue të birtë besnikë në planetë të tjeter,
- Kanga Pëmdimi, kangë njeriu të dehun nga besimi në vete...
- Le të dëgjojmë kangën që mshtillet në shllung' avulli në pika djerse.
- Në vendin tonë
- kudo valojnë
- flamujt e një melankolie
- të trishtueshme...
- ... dhe askush s'mund të thotë
- se këtu rron
- një popull që ndërton
- diçka të re.
- Aty këtu në hijet
- e flamujve
- mund të shifet
- një mund, një përpjekje
- e madhe përmbi vdekje
- për të pjellë diçka të madhe,
- për të qitë në dritë një xhind!
- Por, (o ironi)
- nga ajo përpjekje lind
- vetëm një mi.
- Dhe kështu kjo komedi
- na plas dellin e gazit,
- nsa prej marazit
- pëlcasim.
- Në prakun e çdo banese
- ku ka ndoj shenj jetese
- valon nga një flamur
- melankolie të trishtueshme.
- ↑ 14 Shtator 2010, Informamza: albasoul.com, html:Pavarsia - Migjeni - index