Fragmente nga [1]
- Misër! Misër!
- Lajmi se do të shpërndahet misri doli nga zemra e dheut, rrodhi nëpër dejt e thella deri te gjymtyrët e mpita të dheut që quhet shtet. Dhe bani të dridhen nga gëzimi frymorët që s'kanë me çka ta mbajnë frymën.
- Si thneglat që mblidhen rreth një korës misri, q'ashtu në një qendër nënprefekture janë mbledhur malësorët rreth depos së misrit.
- ... Nëpër luginat e maleve përshkohet malësori vetëm me një këmishë e brekë legjendare mbi shtat, për me arritë në qendrën e nënprefekturës, për me marrë misër. Kraharori i tij asht një copë graniti që u shkëput nga mali dhe u vendos mbi dy kambë të drejta e të forta si landa e pyllit. Dhe lëvizet copa e malit pa bëzajtë. Përpara depos së misrit bjerr cilsin' karakteristike të vetën, dhe bahet frikacak, pse, - mendon ai - nj'ashtu e don ligji, nëpunësi; përndryshe s'ka misër. "Si urdhnon zotni" përsëritet sa e sa herë në mënyrë qesharake, me të marrun zani, me gjeste majmuni - vetëm e vetëm mos me zgjue mninë e engjujvet që ndaj--77.29.81.3 23 shkurt 2013 15:18 (UTC)në misër.
- Dhe kur e marrin misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjatë udhës së malit të ngushtë dhe të jetës...
- Ushtojnë luginat e malevet nga fjalët e malësorvet t'unshëm, që varg, njeni mbas tjetrit, ecin të ngarkuem me ka një gjysmë thesi misër. Vargu i tyne asht i gjatë pa fund, si asht e gjatë e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz të vet barin ka një gjysmë thesi misër, barin jetën e vet, barin perëndin'. Perëndi e vërtetë-misër i dëshiruem.
- Ndodh që njërit i derdhen kokrrat e misrit nëpër birë të vogël të thesit, shoku nga mbrapa, pa i pa, i shkel; i treti shok as një as dy, - por ia hedh mallkimin e pamëshirëshëm: "Mos shkel, he të shitoftë zana!"
- Se shekulli i njëzetë asht shekulli i apoteozës së misrit ndër folet e shqipeve.
Nga [1]
- Thellë në veten time flejnë kangët e pakëndueme,
- të cilat flenë e presin nji ditë ma të lumnueme
- me shpërthye, m'u këndue pa frikë e pa zori.
- Thellë në veten time kangët e mia mbesin...
- e unë jam vullkani që fle i fashitun,
- por, ku t'i vijë dita, të gjitha ka me i qitun
- në nji mijë ngjyra të bukura që nuk vdesin.
- Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
- Apo ndoshta shekujt me ne prap' po tallen?
- Jo!Jo! Se liria filloi me lulëzue
- dhe e ndiej nga Dielli (alegorik) valën.
- O kangët që fleni, reliket e mia
- që ende s'keni prekun asnji zemër të huej,
- vetëm unë me ju po kënaqem si fëmija,
- unë-djepi i juej, ndoshta vorri i juej.
- ↑ 1,0 1,1 GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.282 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9 Gabim referencash: Invalid
<ref>
tag; name "GJSH" defined multiple times with different content