Vitviteja/Jul Variboba/Gjella e Shën Mërisë Virgjër

Fragment nga poema "GJELLA E SHËN MËRISË VIRGJËR"[1]

KËNKA E TË ZGJUARIT

Zgjou, bir, jo më gjum
Zgjou se më fjete shum,
Jeta ime, via[2] m-u zgjo,
Zgjou se bëre nino.
.........................
Gjegj si losën, si këndonjën,
dhen e detit gjëmonjën.
.........................
Gjegji, bir, e ju gëzo,
Me kto duarz i beko.
Ruaj rigalje[3] sa të suall,
Gjith mëndrën[4] e rëzuan.
.........................
Ç-ësht i ëmbël ki guall
Erth Nikolla e t'e suall.


  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.262-263 Autor: Gj. Shkutaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
  2. shpejt, menjëherë (nga it.: via)
  3. dhuratë (nga it.:regalo)
  4. tufë delesh