Fragmente nga "MILOSAO"

Kënga IV


7 Maj 1436


Ish e djelë që menatë
dhe i biri i zonjes madhe
tek e bukura na ngjitet
ngjitet dhe vetem i thotë
sa e donte zonjen mëmë,
sa e gjet vetem ne vater
tek me pliks gershetezen
(dhe pse duheshin s'e thoshnin!)
Po e ndal vahsa buzegaze
Rina:-C'Ke qe M'iken posi era?
Milosau:-Me presin shoket ne rrolje.
Rina:-Prit merri dy limonë t'ëmbel
per ty i ruajta.-
Dhe me nje dore te ngritur
mban permbi veshin e bardhë
floket geshtenje te shpleksur
e me tjeteren arken hap
e nxjerr limonete:
e m'ia ve ne dore trimit
ne fytyr e skuqur
Vallë esht, o te dashuruar.
me t'ëmbel te puthurët?

NGA KANGJELJI I[1]
Lijis jeta kishë ndërruar,
Uj të ri ndër dejtit
Kaljthëruar te dit e ree
Por lumbaardh[2] e Anakreontit
Rronej Teemp e moçëme.
Nd'ui një ditë vate te mali
e s'u pruar si kish zakoon.
vet çë atë s'e thaiti bora
s'e përgjaku akulli,
se m'u rresht njëra çë ra
tek e bardha shpia ime.

NGA KËNGA I[1]
Dheu kish ndërruar lisat;
ujt' e ri të detit
Kaltëronte n'dritën e re
por lumbardha[2] e Anakreontit
në Temp rronte e moçme.
Për uj'një ditë vajti te mali
e s'u kthye si e kish zakon,
veç atë s'e thau bora,
s'e përgjaku heshtëza,
por u largua dhe ra
tek e bardha shpia ime.


  1. 1,0 1,1 GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.267 Autor: Gj. Shkutaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
  2. 2,0 2,1 pëllumb