Vitviteja/Instituti i Historisë - Prishtinë
1946
redakto- U formua Seksioni për gjuhë, folklor dhe histori. [1]
1956
redakto- 1956-31 dhjetor 1966 - U formua Komisioni për Histori, që punoi deri më 31 dhjetor 1966. Komisioni punën e tij e kishte orientuar në studimin e Lëvizjes Punëtore dhe të Luftës Nacionalçlirimtare (1941-1945). [1]
1967
redakto- 20 prill 1967 - Kuvendi i Kosovës merr vendimin nr. 575 me nenin 3 që përcakton themelimin e Entit të Historisë. [1]
- U themelua Enti i Historisë si institucion shkencor dhe profesional me këto seksione: Seksionin e Lëvizjes Punëtore, të LNÇ-së dhe të Ndërtimit Socialist; Seksionin e Historisë së Mëhershme të Kosovës dhe Seksionin e Arkivit dhe të Dokumentacionit. [1]
1972
redakto- Fillon botimin e organit të vet, revistën shkencore vjetore “KOSOVA-KOSOVO” në dy gjuhë, e cila që nga viti 1995 botohet vetëm në shqip me emrin “KOSOVA”. [1]
1978
redakto- 18 prill 1978 - Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin mbi punën shkencore-kërkimore. Në bazë të këtij ligji Enti i Historisë ngritej në Institut. [1]
1980
redakto1981
redakto- pas marsit - Pas demonstratave të vitit 1981 Instituti i Historisë i Kosovës, nga organet politiko-shtetërore, shtypi dhe mjetet e tjera të informacionit qe shpallur vatër e nacionalizmit dhe e irredentizmit shqiptar. Punëtorët shkencorë të Institutit akuzoheshin se me punën dhe me shkrimet e tyre indoktrinonin rininë shqiptare. Ne veçanti u sulmua drejtori i Institutit, Prof. Dr. Ali Hadri. Organet e pushtetit e larguan Prof. Dr. Ali Hadrin nga pozita e drejtorit dhe nga puna. [1]
- 1981 - korrik 1990 - drejtor u zgjodh Dr. Tahir Abdyli, i cili këtë detyrë e kreu deri në korrik të vitit 1990. [1]
1992
redakto- Pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë edhe punëtorët e Institutit të Historisë së Kosovës me vendimin e Bashkësisë Punuese, të miratuar më 1992, Institutit të Historisë ia ndërruan emrin dhe ai e vazhdoi punën si Institut i Historisë i Republikës së Kosovës. [1]
1995
redakto- drejtor u zgjodh Dr. Fehmi Rexhepi. Instituti u vendos në një shtëpi private. Filluan punën organet profesionale shkencore. U aktivizua puna e redaksive të revistave shkencore dhe u formuan ekipet shkencore për hartimin e projekteve kërkimore-shkencore. Instituti mori vendim që të vazhdohej puna për botimin e revistës shkencore “Kosova” dhe për botime të veçanta (të përbashkëta dhe individuale). Instituti organizoi dhe mbajti disa tubime shkencore, por edhe tubime shkencore bashkë me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me Institutin Albanologjik, me Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë dhe me Institutin e Historisë të Tiranës. [1]
- Revistën shkencore vjetore “KOSOVA-KOSOVO” fillon të botohet vetëm në gjuhën shqipe, nën emrin e ri “KOSOVA”. [1]
- Instituti i Historisë, bashkë me Institutin e Historisë të Tiranës miratuan vendimin për nxjerrjen e një revisë të re të përbashkët, edhe atë në Tiranë si revistë historiko – politiko “KOSOVA” në gjuhën angleze, dhe në Kosovë me emrin “KOSOVA” në gjuhën shqipe. Deri më 1999 dolën nga shtypi 8 numra të kësaj reviste. [1]
- Miratohet projekti Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995. [1]
1996
redakto- Instituti hartoi Kalendarin historik të ngjarjeve dhe të personaliteteve të njohura. [1]
1997
redakto- Botohet projekti ''Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995. [1]
2000
redakto- janar - Drejtor i Institutit u zgjodh Prof. dr. Jusuf Bajraktari. [1]