Buzuku: [1]
shkruar nga V. S. Tole


Zërat e shkrimtarëve

“...Gjëja më e rëndësishme e një shkrimtari është toni i tij, ndërsa gjëja më e rëndësishme e një libri është zëri i shkrimtarit, ky zë që mbërrin deri tek ne”
[2]
  1. Nxierr nga : vepra Muzika dhe Letërsia
    Libër në përpunim e sipër në internet
    Shënime nga libri:
  2. Eqrem Çabej, “Meshari”, Hyrja, Tiranë, 1968.

Gjithmonë më ka lënë një gjurmë të pashlyeshme mbiemri buzuku (Jokli[1] e mendon këtë si me prejardhje muzikore), por më pas provova shijen e hidhur që më la shpjegimi etimologjik i kësaj fjale, i cili s’kishte të bënte fare me buzukun si instrument popullor. “ Ky emër që do të thotë “Buzë-ujku”, hyn në sistemin e antroponimisë shqiptare, ku janë të shpeshta emrat e burrave (e të familjeve) të dala si ofiqe nga emra shtazësh…… pastaj do të jetë ndryshuar në Buzuku me zëvendësim tëulk-ut me uk”[2]. Buzuku ka përdorur fjalët: meshar, psalmet, psalmet e pendesës, lutje, uratëve, antifonave, kanka(Kënga e Këngëvet, Kankën e Zakarisë, Kankën e Simonit), fyell (fuell), Kyrie eleison, “...lacrymarum valle”, “..lodërtitë e valletë” (lodërtiiteh), zani i turtullit, cantus, canticum, tronbeta, Aiia Alleuya[3], an Amen, requiem, citer, dymbelek, gjamënë, himn, qeste,gareta, loderti, vaj.

  1. Eqrem Çabej.”Studime etimologjike në fushë të Shqipes II A-B”,fq. 404, Tiranë, 1976.
  2. Meshari”.Hyrja nga Eqrem Çabej,fq. 18, Tiranë 1968.
  3. Një shpjegim i Alleluia është i lidhur me atë si thirrje e fitores së kristianizmit pas dy shekuj e gjysmë persekutimi. Por ky shpjegim ngelet i paargumentuar deri në fund. Etimologjikisht aleluja përmban shprehjen e përngjitur në të kënduar e sipër: a le Lui, që në shqip do të thotë: tek Ai, domethenë tek Zoti, njësoj si në italishten e sotme adio (a Dio)-tek Zoti-në shqip Lamtumirë. Këndohet dhe thuhet zakonisht në fund të Psalmeve 111,113, 115, 227. Kur përdoret në Meshë, pas saj përdoret shprehja “versus alleluiaticus”. “Alleluia.Sunexit Dominus de sepulero”.