ANËS LUMENJVE[1]

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtoj pa fund, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spress-së.
Ku e lamë e ku na mbeti,
Vaj vatani e mjer mileti,
Anës[2] detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Lakuriq e i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur!
Seç e shembën derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Seç e shtypen jabanxhinjtë,
Seç e prenë e seç e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nën thundrën e përdhunës
Anës Vjosës anës Bunës.


  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.278 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
  2. Si duket korrekt duhet të ishte Anës, në libër është shtypur Anët