Vitviteja/Faik Konica/Vepra 1/Pralla e tregëtarit dhe e xhindit

Pralla e tregëtarit dhe e xhindit

Nga arabishtja
Shehrazadi ~ ,
hejbé ~ ,
shelgu ~ ,
Efirit ~ ,
pallë ~ ,

Më kanë rrëfyer, O Mbret fatbardhë, tha Shehrazadi, se ish një herë një tregëtar shum´ i pasur, i cili bënte tregëtira të mëdha me mbretërit rreth e rrotull; dhe një ditë i hipi kalit, edhe shkoj në një vënt fqi për të mbledhur ca borxhe që i kishin; dhe kur e zuri vapa, u-ul të rijë në hie të një shelgu, edhe kalli dorën në hejbé, dhe hëngri një kafshore bukë dhe një hurma që kish marr bashkë me gjëra tjera. Si e hëngri hurmanë, e hodhi bërthamën me nj´anë dhe me një herë i dolli përpara një Efirit, me një madhësi trupi t´frikëshme, i cili j´u-afrua e një pallë të xhveshur në dorë dhe i tha, Ngre-u, që të të vras, ashtu siç vrave t´im bir. Tregëtari pyeti, Si e paskam vrarë t´ët bir? U përgjigj, Kur hëngre hurman dhe flake bërthamën më nj´anë, bërthama e qëlloi djalin t´im në gjoks dhe siç ish thënë nga Fati, vdiq me një herë.

kordhë ~,
Xhindi ~

Tregëtari, kur dëgjoj këto fjalë, briti, Me të vërtet jami gjëj´e Perëndisë dhe te Perëndia do të kthehemi! S´ka forcë as fuqi veç se te Perëdia, e Larta, e Madhia! Në e vrava, nuk e vrava me qëllim, po pa ditur; edhe besoj se do t´më falësh. - Xhindi u përgjigj. Do të vdesh do-e-mos, se më vrave djalin. Dhe si tha ashtu, e hoqi xvarrë, e plasi mbë dhe, edhe ngrijti krahun që t´i bjerë me kordhë. Ahere, tregëtari nisi të vajtojë me helm, edhe i tha Xhindit, E lë punën t´ime në mëshirë të Perëndisë, se as njeri s´mundet të shpëtojë nga vendimet e Perëndisë! Edhe nisi të këndojë ca vjersha. Po Xhindi i tha, Kurcé fjalët, se nga vdekja s´ke shpëtim.

çiliminjt ~ ,
vadé ~

Ahere tregëtari i tha, Mëso, o Efrit, se kam borxhe për të paguar edhe kam shumë mall, dhe fëmijë, dhe një grua, edhe kam plaçka që m´i kanë dhënë peng: le-më, pra, të kthehem në shtëpi, edhe t´i jap sicilido atë që i bie, dhe pastaj do të kthehem te ty: Zotohem me betim që do të kthehem te ty, edhe të bësh si të duash; edhe Perëndia është dëshmonjës pë fjalën që jap. Ahere, Xhindi e pranoj besën që lidhi tregëtari, dhe e çliroj; duke i dhënë vadé gjer në fund të motit.

vasi ~,
qefinin ~

Prandaj tregëtari u-kthye në qytet të tij, mbaroj gjithë punët që deshi, i paguajti sicilitdo atë që i kish, edhe lajmëroj të shoqen edhe fëmijën për ato që i kishin ngjarë; të cilat kur i dëgjuan t´afërmit edhe graria, i shtynë të gjithë të nisin vajtimet. Emëroj një vasi për çiliminjt´e tij edhe qëndroj në shtëpi gjer në fund të motit; kur, mori qefinin nën sqetull u la me-shëndet njerëve të tij, edhe fqinjëve dhe miqve, edhe shkoj pa dashur, në mes të lotve dhe të vajtimeve të shtëpisë.

sheh ~ ,
vërsa ~ ,
gazelë ~ ,
langonj ~ ,

Udhëtoj gjer sa arriji tek ay shelg ku i ish çfaqur Xhindi; edhe ish dita e parë e motit të ri; dhe si ndënji e nisi të qajë për fatin e zi që e priste, një sheh, i përparuar nga vërsa, j´u-afrua, duke hequr pasë një gazelë me një zinxhir në qafë. Shehu j´u-fal tregëtarit, duke i uruar jetë të gjatë, edhe i tha, Cili është shkaku për të cilin je ulur i vetëm në këtë vent, kur duhesh të dish se ky është dheu i Xhindit? Ahere tregëtari i kallzoj se ç´i kish ngjarë me Efritin, edhe shkakun për të cilin priste aty; dhe shehu, i zoti i gazelës, u çudit, edhe tha, Për Perëndi, O vëlla im, besnikëria jote qënka e madhe, edhe historia jote është për të habitur! sikur t´ish e skalisur në tru të njerëzisë, do t´ish një mësim për botën! - Edhe ndërnji mbë dhe pranë tij, edhe tha prapë, Për Perëndi, O vëlla im, nuk do t´largohen këndej gjer sa të shoh ç´do t´të ngjasë me këtë Efrit. Ashtu, u-ul edhe nisi të kuvendoj me tregëtarin. Edhe ky po thuaj se u-çmënt; i hyri frika, edhe tmer, edhe një helm i ashpër, edhe një i tepërt shtrëngim i zemrës. Dhe si rinte pranë tij i zoti i gazelës, nakmeta ku afrohet një sheh i dytë, me dy langonj të zinj edhe i pyeti, pasi i përshëndeti, për ç´shkak rijin n´atë vënt aty, duke qenë se ish dheu i Xhindit; edhe i treguan të ngjarët që nga nisja gjer në funt. Edhe sa po u ul edhe ky, u afrua një sheh i tretë, me një mushkë laragane; edhe u bëri gjith´ atë pyetje dhe mori gjith´ atë përgjegje.

Me një herë pastaj, u-turbullua pluhuri, edhe u-ngre një shtyll´e lartë që rrotullonte, duke u-afruar nga thellësia e shkretëtirës; dhe ky pluhur u-çduk, dhe németa dolli Xhindi, me një pallë të xhveshur në dorë; dhe nga sytë i dilte shkëndija. Vajti pran´atyreve, edhe e rrëmbeu xvarë tregëtarin, edhe i tha, Ngre-u, që të vras, siç e vrave t´im bir, dritën e zemrës s´ime. Edhe tregëtari nisi të derdhë lot e të vajtojë; edhe të tre shehët u-ngashëryen dhe nisnë të qajnë edhe ata; po shehu i parë, që ish i zoti i gazelës, mblodhi veten, i puthi dorën Efritit, edhe i tha, O ti Xhind, edhe kuror´e mbretërve të Xhindeve, në të rrefefsha historinë t´ime dhe të kësaj gazele, dhe në e gjefsh të çuditëshme, më të çuditëshme edhe se atë të tregëtarit, a do t´më falësh të tretën hise të gjakut që ke të drejtë të marsh nga ky njeri? - U-përgjigj, Po, i she; në më tregofsh historinë, edhe në e gjefsha ashtu siç thua se është do t´të falë të tretën hise të gjakut që kam për të marrë.