Vitviteja/Esad Mekuli/Shqiptari këndon

SHQIPTARI KËNDON[1]

Shekuj mbi ne

e në ne
e mbushën jetën plot vnerë[2]

që pezm

e zjarr kryengritës
ndër zemrat tona m'u ngri

që njeriu mo të jetë-njeri:

emri të na zhduket përherë.

Qemë-jo njerzë

po robë;
pa bukë, liri n'uzdajë,

në vatrën tonë

pa shtëpi
në plangun tonë
argatë!

Qemë-

turq, dreqën me bishta,
qemë-rajë

që t'hiqet në vargoj

të mjerimit
të përbuzur-shiftarë[3]!

qemë.....

por koha-luftë
shëron varrët çdo ditë:

mbas natës së errët

të shekujve-
hap krahët koha e re...

Po, jemi gjallë!

Dielli dhe për ne shëndrit...

(Nga përmbledhja "Vjersha", Prishtinë, 1973)

  1. GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.284-285 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
  2. vrer- sipas GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.284-285 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9
  3. shqiptarë - sipas GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJ DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT fq.284-285 Autor: Gj. Shkurtaj dhe E. Hysa. Sh.B. TOENA, Tiranë 2001. ISBN 99927-1-454-9