Vazhdimi i Epopesë së Ballit Kombëtar

Dyzet e katra,

ende pa dalë,

gjermanët ikën,

me bisht në shalë.



Edhe ballistët,

shumë keq bitisën,

tok me gjermanët,

u arratisën.



U arratisën,

gjithë ata trima,

ata që mbetën,

u funë në vrima.



Ashtu-në vrima,

u humbi vula,

se s’kishin më,

byrek e pula.



Në bythë të hasmit,

Balli u ysht,

ndaj historia,

e la në bisht.



Ashtu siç qenë,

tufë me zagarë,

dhe kuislingë,

dhe tradhtarë.



Që me Mit’hatin,

ballist i parë,

ishin dhe mbetën,

turp kombëtar.



Po që ta themi,

hapur këtu,

kokat e Ballit,

ishin me tru.



Ata të parët,

ishin me tru,

jo si i sotmi,

që është një hu.



Që është një hu,

det injorance,

jo si Abazi,

me shkollë France.



Det injorance,

dhe gjytyrym,

që hakërrohet,

si kryetrim!



Mbaje më butë,

i them budallait,

se trimërinë,

ja dimë Ballit!



Vetë historia,

i merr ca haqe,

mut u shkoi lufta,

më mut në paqe!



Po nuk pushon,

kori i hajvanëve,

mohojnë luftën,

e partizanëve!



Tani ballistët,

e shohin vetë,

se partizanët,

janë në pushtet.



Gjak partizan,

rrjedh nëpër breza,

të bardhën tonë,

s’e nxin e zeza!



Një jetë të tërë,

kërkova kot,

një këngë për Ballin,

s’e gjeta dot!



Sot ka pa fund,

lumë historish,

Balli është rrahur,

qysh se kulish!



Ç’i bëri Ballit,

shoku Enver,

në jetë të jetëve,

veten s’e merr!



Dot s’e mohojnë,

as nihilistët,

ku ishim ne,

ku qenë ballistët!



Balli u bë,

gaz i miletit,

me Epopenë,

e xha Shefqetit.



Mbi shtatëdhjetë vite,

që është shkruar,

ende dhe sot,

nuk ka mbaruar!



Një ligj në SHQUP,

po projektohet,

që Epopeja,

të asgjësohet!



Ky është ilaçi,

që është gjendur,

në shkëmb të kohës,

Ajo është gdhendur!


A.DUKA