Pa razi nuk mbahet shtëpia
E lëre më shteti.
Dreçi rrin ndër ndrikulla
Besa edhe në mes të liderëve.
Djali ende pa le, plisin ia ka ble
Çfarë plisi more, veturën.
Mau për toke, çou për toke
Por mos në pasurinë shoqërore.
Kur thehet kerri udhë gjen boll.
Udhë gjen, por me plot gropa.
Dita e mirë shihet me natje
A mund ta shohin ata që flejnë shumë.
Kujto pulës e grah pasules
Të emergjencës.
Dy atllarë në nji hu nuk lidhen
Për ta duhet edhe një hu.
N`ma prefsh këmishën, prema si tanen
Materialin zgjidhma pak më të mirë.
I zoti e din ku i pikon shpia
Por e pret kulmin nga Japonia.
Kalit që ta falin mos ia kqyr dhamt
E veturës kqyrja vitin e prodhimit.
Kur s`ka shi edhe breshni ashtë i mirë
Me kusht që të mos jetë kokërrmadh.
Kur të thonë ka dredhëza shumë
Mos shko as me krojshe të vogël.
Prej borxhlisë të keq
Bishtin e sakicës, n`ta dhashtë.
Shtrij kamtë sa të mrrinë jorgani
Ose bleje një më të gjatë.
Me mik ha e pi, pazarllak mos ban
Nëse don të mos prishesh me të.
Çka huptë, mos u gjetët ma
Në treg, xhepat ruaj vet.
Kush asht mjek, ai që hjek
Jo! Kush është mjek ai nuk hjek.
Kush hyn llugave i shkyen pantollat
Besa mund t`ia shkyejnë edhe gojën.
Fjala ner sy ashtë hallall
Nëse mund t`ia thuash dikujt.
Ku knon pula e sunon gruja mos hin
Besa paskemi ngelur përjashta.
Kur ka bubullimë shi ka pak
Ama ethet t`i fut në bark.
Thonë, vllau ta then krahin
Nëse është ashtu, mos e nguc.
Hipi ukit, nilli qet
Kur s`punon asnjë fabrikë.
Kur t`ia hangsh dikujt quranin
Tanin fshehe mirë se ta hanë
|