Lum e lum na erdhi liria
Erdhi NATO ku Serbia
Erdhën UNMIK-u e KFOR-i
Nga Japani administratori.
Gjithë Drenicën bitevi
Lufta e bëri shkrumb e hi
Organizata ndërkombëtare
Solli plot shoqata humanitare.
Fshat më fshat ato pështillen
Në një qark të mbyllur sillen
Kush më shumë të merr punë
E sillen si pordha në zhgunë.
Njerëzit s`kanë ku të hyjnë brenda
Nxënësit ende mësojnë në tenda
Fabrikat në merimanga natrruar
Asnjë rrugë s`është meremetuar.
Ken Inou me fjalë bën bujë
Kurse qyteti pa rrymë pa ujë
Me të drejtë pyesin njerëzia
Ç`bën ky mbret nga Japonia?
Skënderaj, shtator, 2000
|