QENI YNË


Faqe 12
faqe
- 13 -

Faqe 14
Në mes të Drenicës
Këtu në Skënderaj
E kemi një qen
Tjetër s`ka si ai.

Ç`është e vërteta
Ai është endacak
Por kur sheh milicë
Bëhet shumë idhnak.

S`e trembin kalimtarët
Fëmijtë sikur i njeh
Por lehë si i tërbuar
Milicët kur i sheh.

Kështu nga inati
Një ditë korriku
Gati na e mbytën
Rafal automatiku.

Por dikush e mori
Në shtëpi e qoi
E ushqeu mirë
Këmbën ia shëroi.

Që prej asaj dite
Më tepër iu kërcënohet
S`është si disa njerëz
Me ta të shoqërohet.

Erdhi këtu një ditë
Një bostanxhi
Qenin nuk e njohu
Se ish jabanxhi.

Edhe pse qenushi
               Atij nuk iu turr
               Nja dy a tri herë
               E gjuajti me gurë.
 
Iu afrua një vendës
Me të buta fjalë
Na qenke i largët
Kësaj radhe të falë.

Ne mbajmë me bukë
Është qen për lezet
Edhe pse është kafshë
Ai i urren shkjetë.

                1996
  ( Më vonë nga inati këtë
    qen e vrau policia serbe)

Faqe 12
faqe
- 13 -

Faqe 14