Kanga e Ali Pash Gusis
-----------------------------
Ali pasha, pash i ri,
<<M'paç m'qaf, more Haxhi,
Dit se kam se m'pret n'çarshi
Shum kam folun mir për ty,
Kam fol mir si me t'pas djal>>.
<<Zotyn pash mos e dhasht!
Paske pas taksirat,
Paske pas taksir te zi,
Qi t'ka pre çaj axhami.
Imer Goska bân me sy,
Ban me sy e paska kesh,
Qet gjasht her allti perpjet.
Ali pasha paska kesh,
Kishte kesh, ish kân idhnue,
Thâ :<<me vesh zapti s'u due!
Dredhin atin n'shi ka shkue,
Hanmit t'vet u kish ngermue:
<<Shpejt mineret me m'i shtrue,
Me m'i shtrue, due me ra.
Ali Pash mâ n'Pej nuk ka.
Hanmi i pashs po kan me za:
<<More nieri un t'kam than,
Un t'kam thanun, more nieri;
Ruju pak, se 'vret Ademi:>>
Mu Ademi nuk m'ka vra,
Vet Met Bali me dor m'ka ra.
Shkon Met Nila pashan m'e pa,
Rrin ne kam i bân temena.
<<Ni hyzmet Met me ma bâ:
Çat Met Balin me ma xân,
Tridhet qese t'kishin dhan,
E t'ma bâjsh ibret nishan,
E t'ja çojsh vetit zân
Veti zanin me ja çue
N'dyr t'Stambollit per m'u shkrue
N'koft kysmet edhe'j her m'u çue
Vet tu mreti due me shkue
Çeto varr me ja kallxue:
Kqyr shka bani Shqypnija n'mue.
|
- Teksti : Kënga në shkronja
- Orkestrimi : Kënga në shkronja
- Muzika : Kënga në shkronja
- Këndon : Kënga në shkronja
|