Kalun shekuj
------------------ 
Kalun shekujt
O mbi ballkánë
Kahë shtatë zemra
Shqiptarët kanë

Me shtatë zemra
Thanë i lidhë nana
Britë e trupit 
O jatagana

Mej lahutë
I kënon lirisë
Mbi lahutë 
Koka e dhisë

E kish Gjergji
O n'përkrenare
Ja ka dhánë
Lahutës shqiptare

Me ja bá 
Lahutës telin
Çikat tona 
Prenë bistekun

Kur tradhëtitë
Na bonë kopata
Shkrim unazat
E i bámë shpata

Shtatë krajli 
More i kish porta
Shtatë krajli
Na u kthyen me topa

Shtatë zemra
Në gjakë shqiptarit
Shtatë herë vritet
Tetëherë ngjállët

Shpata e Gjergjit
Rrëzojë tri hana
I thejë në Krujë
O tre sulltana

Tri tradhëti o
N'shekull t'Leninit
Prin Enveri 
Me shpatë t'markësizmit

Në këtë tokë
O me rrájë të lashta
Oh. Kanë ecë shekujt 
Nëpër shpata

Pallë me pushka
Flakë prandorës
Mbi dy krena
N'Kullë shqiponjës

Me na prek kush
Një gur mali
Qelim báhet
Gjaku i shqiptarit

Një pikë ujë 
Me ja prekë detit
O jatagana bojmë
Shpazat e djepit.
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Fatime Sokoli

Dëftuar në Kalun Shekujt nga Wiki, kontribuesë në amzën teksteshqip.com.

Qelim - ?
Shpazat - ? Mund të jetë diçka e panjofshme për mua, ndoshat e kam ndëgju keq.
Flakë prandores - ? Kanë ecë-kanë hedhë.