Himi im
----------
Brengë që shpirtin ma shtrëngoj
Sa zemra i lëndoj
Sa njerëz i vetmoj
Ishte ëndrra që sot jetoj
Një emocion që s`dua kurrë të më lëshoj
Prandaj lart shikimin ti drejto
Prapa mos shiko
Në ardhmëri beso
Të kaluarën mos e harro
Gjithmonë kujto kush ishe dhe nga do të shkosh
Një ëndërr kisha dikur
Ëndrrën sot e jetoj
Shtetin tim e jetësojë
Në vete besoj …
Jetoj në ëndrrën time
Shqiponjë shkrihem në kaltërsi
Fluturoj e lirë dhe nuk kam frikë, përpara çfarë më pret
Jo më, vuajtjen s`dua ta njohë
Por kurrë s`do të i harroj ata që s`janë sot
Me ne këtë ditë ta gëzojnë
|
- Teksti :
- Orkestrimi : ?
- Muzika : ?
- Këndon : Eliza Hoxha
|